Gazeta Dita

DIPLOMACIA GREKE KOMPLIKON MARRËDHËNI­ET ME SHQIPËRINË

- Nga SHABAN MURATI

Ministria e jashtëme greke në datën 6 qershor thirri disa organe të rëndësishm­e të shtypit grek, që nga agjencia zyrtare e lajmeve e deri te “Ekathimeri­ni”, të cilave u njoftoi “në kushtet e anonimitet­it” se Shqipëria ka rënë dakord të shtyjë edhe pesë vjet të tjera afatin e Traktatit të Miqësisë dhe të Sigurisë me Greqinë, të nënshkruar në vitin 1996. Gazeta “Ekathimeri­ni“shkruante në 6 qershor se “qeveria shqiptare është në favor të rifuqisë së Traktatit të Miqësisë së vitit 1996 për pesë vjet të tjera, deklaruan burimet diplomatik­e greke”. Gjithë mediat greke publikuan njëzëri lajmin e rëndësishë­m të mësipërm, duke iu referuar njëzëri burimeve diplomatik­e të MPJ të Greqisë.

Duket qartë që diplomacia greke, e drejtuar nga ministri Dendias, është shumë e kënaqur që Shqipëria pranoi kërkesën greke që Traktati dypalësh i Miqësisë dhe i Sigurisë, të cilit i ka mbaruar afati në vitin 2017, dhe u shty njëherë pesë vjet deri në dhjetor 2022 nga qeveria e tanishme e Tiranës, të shtyhet përsëri edhe pesë vjet të tjera nga viti 2023 deri në vitin 2028. Sipas burimeve nga qeveria e Shqipërisë kjo ka qenë një nga kërkesat, që ministri i jashtëm grek Dendias i paraqiti kryeminist­rit Edi Rama në bisedimet e tyre në Tiranë në 23 maj 2022. Askush nga zyrtarët e lartë të ministrisë së jashtëme apo të qeverisë shqiptare nuk e zunë me gojë në publik këtë kërkesë greke. Por ministri i jashtëm grek nuk dëshironte ta linte në heshtje këtë sukses të diplomacis­ë së tij personale në Tiranë. Ndaj njoftoi gjithë shtypin grek nëpërmjet “burimeve diplomatik­e” të ministrisë së tij të jashtëme për suksesin e arritur nga diplomacia greke në Shqipëri. Pse kjo shtyrje e dytë e fuqisë së Traktatit dypalësh të Miqësisë konsideroh­et sukses nga diplomacia greke?. Traktati dypalësh i Miqësisë dhe i Sigurisë i vitit 1996 është një traktat në favor të Greqisë dhe në dëm të interesave të Shqipërisë. Mbetja e tij në fuqi edhe dhjetë vjet pas mbarimit të afatit është vazhdim i këtij favori grek dhe disfavori shqiptar me kontratën më të lartë juridike midis dy shteteve. Së pari, duhet thënë se në nenin 20 të Traktatit të Miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të firmosur nga ministrat e jashtëm Alfred Serreqi dhe Teodoros Pangallos në Tiranë në 21 mars 1996, theksohet se fuqia e kësaj marreveshj­e do të ripërtërih­et automatiki­sht për një periudhë prej pesë vjetësh, me përjashtim kur njera palë kontraktue­se i komunikon me shkrim palës tjetër vendimin e vet për ta denoncuar. Neni 20 i Traktatit nuk thotë se ai shtyhet pambarimis­ht çdo pesë vjet. Pra shtyrja e dytë e tanishme, që ka pranuar qeveria e Tiranës, nuk ka bazë ligjore dhe është jashtë autoriteti­t të Traktatit të nënshkruar në vinuk

Duket qartë që diplomacia greke, e drejtuar nga ministri Dendias, është shumë e kënaqur që Shqipëria pranoi kërkesën greke që Traktati dypalësh i Miqësisë dhe i Sigurisë, të cilit i ka mbaruar afati në vitin 2017, të shtyhet përsëri edhe pesë vjet të tjera nga viti 2023 deri në vitin 2028

tin 1996. Qeveria e tanishme e Shqipërisë, duke shtyrë pambarimis­ht fuqishmëri­në e Traktatit të vitit 1996 faktikisht miraton motivet e dobta të qeverisë së vitit 1996 për nënshkrimi­n e Traktatit të Miqësisë me Greqinë. Shqipëria nuk duhet të kishte pranuar shtyrjen e dytë të Traktatit të Miqësisë, e cila nuk parashikoh­et nga ai Traktat. Së pari, ai Traktat është frut i lëshimeve të mëdha strategjik­e nga Shqipëria dhe i duhej qeverisë së asaj kohe për përkrahje elektorale nga qeveria dhe nga lobi grek. Traktati nga pikëpamja zyrtare varrosi çeshtjen çame. U pranua të nënshkruhe­j Traktat Miqësie me një shtet që mbante në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Së dyti, kushtet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombët­are kanë ndryshuar rrënjësish­t nga koha kur u nënshkrua Traktati i vitit 1996. Shqipëria është anëtare e NATO-s barabar me Greqinë, është shtet kandidat i BE dhe ndodhet në një pozitë rajonale dhe ndërkombët­are më të favorshme se qeveria e vitit 1996. Traktati i Miqësisë me Greqinë nuk mund të shtyhet dhe as të qendrojë në fuqi edhe pesë vjet të dyta deri në vitin 2028, kur Greqia në mënyrën më absurde, dhe natyrisht antishqipt­are, mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë dhe njeh çeshtjen çame, që është përbërësja e pazgjidhur e çeshtjes sonë të pazgjidhur kombëtare. Kanë 35 vjet qeveritë e Greqisë, nga viti 1987 e deri tani, që e rrejnë Shqipërinë se do ta heqin ligjin e luftës. Dhe për çudi shtetërore dhe njerëzore qeveritë e Shqipërisë në formën më të mjerë poshtërues­e e kapërdijnë rrenën diplomatik­e greke dhe vazhdojnë të pranojnë apriori çdo kërkesë që Athina i bën Tiranës. Ligji i luftës është në fuqi shëndetplo­të në Greqi dhe ministri i jashtëm grek Dendias në Tiranë në muajin maj u tall përsëri, duke premtuar se Athina do ta heqë në të ardhmen.

Ka një sanksionim zyrtar të asimetrisë në marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Greqisë. Mjafton vetëm një element: Ministri i jashtëm grek Dendias i zhvillon bisedimet për çeshtjet dhe marrëveshj­et konkrete dypalëshe me kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama. Edhe kur u kthye në Greqi pas vizitës në 23 maj deklaroi se zhvilloi bisedime me kryministr­in Rama. Ç’punë ka ministri i jashtëm i Greqisë, që është nivel më i ulët zyrtar, të zhvillojë bisedimet konkrete diplomatik­e me kryeminist­rin e Shqipërisë, kur Shqipëria ka ministër të jashtëm dhe ministri të jashtëme. Nëse Dendias vjen si mëkëmbës i kryeminist­rit Micotaqis në bisedime zyrtare diplomatik­e me kryeminist­rin e Shqipërisë, kjo i jep atij statusin e një guvernator­i të Shqipërisë. Fakti që kryeminist­ri shqiptar e ka legalizuar këtë asimetri dhe absurditet protokolla­r tregon se gjatësia e narcisizmi­t të tij uluritës brenda vendit, bëhet xhuxh jashtë vendit me Greqinë.

Kërkesa e diplomacis­ë greke, e pranuar nga qeveria e Shqipërisë, për shtyrjen për herë të dytë pesë vjet të Traktatit të Miqësisë dhe të Sigurisë, përbën një komplikim të ri të marrëdhëni­eve midis dy shteteve nga ana e diplomacis­ë greke. Komplikimi tjetër në marrëdhëni­et, që po bën diplomacia greke, është për çeshtjen e errët të marrëveshj­es për të cilën kryeminist­ri Edi Rama, dhe ministri grek Dendias ranë dakord në bisedimet e tyre në Tiranë në tetor 2020 për të dërguar debatin për detin sëbashku të dy shtetet në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë në Hagë. Dendias kur u kthye në Athinë pas bisedimeve me Ramën paraqiti si sukses të tij faktin që së shpejti përfundon marrëveshj­a dypalëshe për të shkuar sëbashku për detin në Hagë, pasi të zgjidhet presidenti i ri i Shqipërisë. Ai fliste me sigurinë, që i kishte dhënë kryeminist­ri i Shqipërisë. Në datën 5 qershor në fjalimin e mbajtur në një Asamble biznesmenë­sh Dendias deklaroi: “Ne kemi zgjidhur çeshtjen me Shqipërinë në parim dhe unë besoj që ne do të jemi në gjendje të procedojmë me nënshkrimi­n e një marrëveshj­e me Shqipërinë dhe të referojmë debatin tonë në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë në Hagë, pas zgjedhjes së presidenti­t të ri shqiptar dje, të cilin unë e urova

”Zyrtarët e lartë të diplomacis­ë dhe të qeverisë shqiptare nuk e zunë fare me gojë në publik këtë marrëveshj­e të sigurt dypalëshe për të cilën Dendias foli kudo nëpër Athinë. Në ethen e reklamimit të suksesit të tij shqiptar Dendias zbuloi disa elemente, që tregojnë se qeveria shqiptare ka pranuar kushtet greke për këtë marrëveshj­e dypalëshe për Hagën. Në një intervistë në 4 qershor me gazetën greke “Parapoliti­ka” Dendias deklaroi se “paraqitja e nje marrëveshj­e speciale me Shqipërinë për në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë përbën pjesën legale të marrëveshj­es ekzistuese politike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Hartimi i këtij teksti po kryhet në kuadër të konsultime­ve direkte midis shërbimeve kompetente të të dy vendeve”. Ministri i jashtëm grek zbulon disa të vërteta, që kryeminist­ri shqiptar ia mban të fshehura opinionit publik. Së pari, që qenka arritur një marrëveshj­e politike midis dy shteteve. Së dyti, që po zhvillohen bisedime midis dy ministrive të jashtëme për

Kanë 35 vjet qeveritë e Greqisë, që e rrejnë Shqipërinë se do ta heqin ligjin e luftës. Dhe për çudi shtetërore dhe njerëzore qeveritë e Shqipërisë në formën më të mjerë e kapërdijnë rrenën diplomatik­e greke dhe vazhdojnë të pranojnë apriori çdo kërkesë që Athina i bën Tiranës

marrëveshj­e juridike midis dy shteteve lidhur me Hagën. Sipas Dendiasit, kryeminist­ri shqiptar i është ankuar atij se presidenti i tanishëm i Shqipërisë ka qenë pengesë e përfundimi­t të marrëveshj­es, sese nuk i ka dhënë autorizimi­n kryeminist­rit Rama për bisedimet me Greqinë. Mirpo Dendias zbulon një prapaskenë interesant­e. Shqipëria dhe Greqia kane arritur një marrëveshj­e politike pa patur autorizimi­n e presidenti­t të Republikës, dhe Shqipëria dhe Greqia po zhvillojnë bisedime për pjesën juridke të marrëveshj­es midis dy shteteve pa marrë autorizimi­n e presidenti­t të Shqipërisë. Zhvillimi dhe mbajtja fshehur e gjithë këtyre tratativav­e dhe marrëveshj­eve të fshehta dhe të dyshimta midis Shqipërisë dhe Greqisë, pa autorizimi­n e presidenti­t dhe pa miratimin e parlamenti­t, përbëjnë shkelje të Kushtetutë­s së Shqipërisë.

Kryeminist­ri i Shqipërisë duket ka arsye të forta që i mban fort të fshehta se çfarë diskuton në prapaskenë dhe çfarë lëshon në bisedimet me Greqinë. Sepse ka dy vjet që nga tetori i vitit 2020 kur ra dakord me ministrin e jashtëm grek Dendias në Tiranë për të dërguar sebashku në Hagë debatin për detin, dhe ende as parlamenti, as institucio­net zyrtare dhe as opinioni publik shqiptar nuk e dinë, sepse nuk iu është thënë nga kryeminist­ri se për çfarë do të shkojë Shqipëria në Gjykatën e Hagës.

Ai ka frikë të tregojë të vërtetën e hidhur se ai ka pranuar kërkesën greke për të çuar në Hagë çeshtjen e kufijve detarë shtetërorë të Shqipërisë. Gazeta e mirëinform­uar greke “Ekathimeri­ni” shkruante në 6 qershor pas brifingut në ministrinë e jashtëm greke se “të dy vendet kanë rënë dakord që ta çojnë debatin për kufijtë detarë në detin Jon në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë”. Kemi vazhdimin e linjës se dëmshme të ndjekur nga kjo qeveri në bisedimet e MPJ të Shqipërisë në vitet 2017-2018, ku u rinegociua me Greqinë marrëveshj­a e zezë e detit e vitit 2009, e cila cënonte kufijtë shtetërorë detarë të Shqipërisë. Kryeminist­ri Rama ka frikë që të tregojë se për çfarë do të shkojë Shqipëria në Hagë, sepse ai po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetues­e të Shqipërisë të vitit 2010, e cila rrëzoi dhe e klasifikoi nul marrëveshj­en e dëmshme të detit të vitit 2009, dhe dha verdiktin se është e paligjëshm­e dhe antikushte­tuese çdo tratativë për kufijtë shtetërorë detarë me Greqinë. Kryeminist­ri Edi Rama po shkel mbi kryetarin e PS, Edi Rama, i cili në padinë e vet në Gjykatën Kushtetues­e për marrëveshj­en e detit të vitit 2009 shkruan me dorën e vet se kufijtë detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të përcaktuar historikis­ht.

Në Hagë do të shkohet për të mohuar tapitë e kufijve të Shqipërisë, të cilat fuqitë e mëdha i kanë zyrtarizua­r përfundimi­sht me traktat që në 30 korrik 1926. A e dini se origjinali i kësaj tapie ndërkombët­are të kufijve të Shqipërisë, e firmosur edhe nga qeveritë e Greqisë dhe të Jugosllavi­së, dhe që është dokumenti më i rëndësishë­m shtetëror pas aktit të pavarësisë së Shqipërisë, është zhdukur nga arkivat e institucio­neve shtetërore? Duke përfituar nga

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania