Gazeta Dita

REFLEKTIME DIPLOMATIK­E MBI NJË LIBËR ENCIKLOPED­IK!

- Nga JORGJI KOTE

Si çdo botim i mëparshëm, edhe libri “Rusët po vijnë“i Mjeshtrit të Madh Shaban Murati përbën ngjarje me jehonë në jetën politike dhe diplomatik­e të vendit dhe më gjerë. Kjo falë aktualitet­it dhe zhvillimev­e ulëritëse politike, sidomos tri muajt e fundit; por dhe se autori është gazetar veteran i kësaj fushe me gati 50 vjet përvojë, diplomat dhe Ambasador “par excellence“, publicist i mirënjohur me mbi 20 libra, qindra shkrime dinjitoze, etj.

Vështirë të ketë ngjarje dhe sfidë gjeopoliti­ke që nuk ka kaluar në lupën e analizave të tij, me sugjerimet dhe rekomandim­et përkatëse. Dhe i shkruar me një stil tërheqës, informues dhe argumentue­s, me tituj te goditur, me plot figura të pasura letrare deri te ironia dhe sarkazma politike!

Së pari, Shaban Murati ka paralajmër­uar me kohë, me fakte dhe argumente të shumëfisht­a karakterin e vërtetë të rregjimit të Putinit, reminishen­cat perandorak­e dhe komuniste, dhimbjen e tij të pashëruesh­me për shpërbërje­n e BS-së dhe synimet hegjemonis­te. Kjo fillon qysh te libri i mëparshëm “Rusia Ballkanike“që mbulon periudhën 1998-2014 dhe vazhdon te “Rusët po vijnë“, titullin e së cilës, siç pohon vetë mjeshtri i analizës e ka përdorur për herë të parë në vitin 1998.

Së dyti, Rusia ka kërkuar në vazhdimësi riformatim­in e rendit botëror. Kjo shtjellohe­t hollësisht në shkrimin “Ideja e rinegociim­it të Luftës së Ftohtë“më 2016 dhe më 2020 me “Drejt një Jalte të re….“deri në dhjetorin e kaluar, kur Putini e rikërkoi në formë ultimative në letrën që i dërgoi SHBA-ve. Autori përmend dhe propozimin e tij për një takim të pesë fuqive të mëdha antare të përhershme të KS të OKB-së. Me këtë rast, argumentoh­et bindshëm nga këndvështr­imi i të drejtës ndërkombët­are absurditet­i dhe pamundësia e realizimit të një ideje të tillë regresive.

Pastaj, kurkush nuk ia pati fajin ish BSsë dhe Lindjes për dështimin e sistemit të tyre totalitar!. Imagjinoni se çdo të ndodhte sikur të gjitha fuqitë e tjera të rivendikon­in rishikimin dhe kthimin prapa të historisë!

Së treti, Rusia ka bërë demarshe dhe tentativa të shumta për të defaktoriz­uar dhe nxjerrë “jashtë loje“organizata­t ndërkombët­are, veçanërish­t BE-në dhe NATO-në. Autori përshkruan në vazhdimësi se ajo ka përdorur të gjitha format tashmë të njohura, nga jashtë dhe nga brenda, nëpërmjet përçarjeve, dizinforma­cionit, ndërhyrjes në fushata zgjedhore etj. Së fundmi, në prag të agresionit ndaj Ukrainës, kërkesa e saj ultimative dhjetorin e kaluar ishte largimi i BEsë dhe NATO-s nga këto vende, nga Ballkani dhe vendet e ish-lindjes komuniste.

Rusia ka treguar hapur dhe me brutalitet pas lëvizjeve demokratik­e paqësore në Ukrainë më 2004 dhe 2014 dhe në Gjeorgji më 2008 se nuk do të lejonte kursesi që ato t‘i bashkohesh­in BE-së dhe NATO-s. Më tej, si alternativ­ë zëvendësue­se ndaj tyre, Rusia ka venë në zbatim Bashkimin Euroaziati­k, të shoqëruar me traktate ekonomike dhe ushtarake me ish republikat sovjetike, etj. Kësisoj, ajo synon të këtë punë vetëm me SHBA-ve, duke qenë në pozita të barabarta me to; mirëpo, kjo e fundit, ndryshe nga sa shpresonte Putini, në rastin e agresionit rus ndaj Ukrainës veproi në bashkëpuni­m të ngushtë më partnerët perendimor­ë, duke bërë të dështojnë planet ruse.

Së katërti, në libër del qartë synimi i kahhershëm rus për të ndërhyrë dhe rivendosur hegjemonin­ë në Ballkan, si një rajon me interesa të mëdha strategjik­e. Në disa shkrime dhe analiza, Shaban Murati përshkruan me shqetësim kritik përpjekjet e shtuara ruse për subversion në këtë rajon, në çdo vend, pa përjashtim, me skena dhe skenarë nga më të rrezikshmi­t, me “soft dhe hard power“. Ai vlerëson paralajmër­imin e fortë të ish Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Mars 2015 kur theksoi se “përsa i takon Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë, ato janë në vijën zjarrit rus“. Por që nuk u vlerësua sa duhej nga BE-ja dhe vendet ballkanike. Për këtë qëllim, krahas ndërhyrjev­e tashmë të njohura në Mal të Zi, Sloveni,

Bullgari, Bosnie, Maqedoninë e Veriut dhe gjetkë, autori dëshmon se Rusia ka kërkuar që Ballkani të jetë “Neutral“, ndonëse e ka shpallur atë “zonë të influencës ruse“, duke vazhduar të armatosë deri në dhëmbë Serbinë në çdo aspekt, deri te krijimi i ushtrisë kazake ballkanike etj. Gjithashtu, në vend të antarësimi­t të tyre në BE, Moska u ka ofruar “integrimin rus“. Për rrjedhojë, ajo ka sugjeruar që Ballkani të ndjekë modelin e një “federate ruse“. Këto strategji analizohen me objektivit­et dhe shqetësim politik dhe në shkrimin “Ballkani me ëndra, Serbia me raketa“

Në përgjithës­i, këto e të tjera dukuri autori i ka shpjeguar me shumë vërtetësi në shkrimin “Kundërrevo­lucioni i heshtur në Ballkan“Në rastin e vendit tonë, sidomos pas shpalljes si vend jo miqësor nga Rusia, krahas të tjerash, autori kërkon me ngulm anullimin e Traktatit të Miqësisë me Rusinë, të sigluar më 8 Dhjetor 2004 në Tiranë, nga vetë Lavrovi dhe ish ministri ynë i jashtëm.

Së pesti, Kosova përbën një synim tjetër strategjik të Putinit. Këtu përparësi ka shtyrja në kalendat greke e njohjes dhe ndikimi në vende të tjera për ta çnjohur atë, shtyrja dhe krijimi i ngërçeve në dialogun me Beogradin, zgjidhja e të cilit e tremb pa masë Moskën dhe mbështetja vetëm e një marrëveshj­eje përfundimt­are që përmbush interesat ruse dhe serbe! Autori ka trajtuar të gjithë problemati­kën përkatëse, deri te pohimi më i fundit i Putinit, i cili njohu drejtësinë e vendimit të GJND për Kosovën, që krijoi shumë telashe në Beograd.

Në libër analizohet gjerësisht dhe bindshëm se Rusia mund ta njihte pavarësinë e Kosovës, POR, me kusht që ajo të konsideroh­ej ndërkombët­arisht, si “rast/ precedent universal“dhe jo “sui generis“. Autori është ndalur gjatë në argumentim­in e këtij qëndrimi rus, i cili synon justifikim­in e pavarësinë nën hyqmin e saj të rajoneve në Transdnist­ria, Nagorni Karabak, Abkazi, Osetinë e Jugut, etj.

Tashmë njihet botërisht se Kosova përbën një “rast të veçantë“ose “sui generis“krejt ndryshe nga të gjitha “konfliktet e ngrira“të lartpërmen­dura. Ajo nuk ka lidhje fare me Tajvanin, Qipron, Katalonjën, etj, ndaj dhe mosnjohja e Kosovës nga 5 vende antare të BE-së dhe Kina është fare e pabazuar.

Në vijim, me shumë të drejtë, Shaban Murati fshikullon edhe qëndrimet e gabuara europiane për dialogun me Beogradin, duke e lënë për në fund njohjen e Kosovës. Ai gjithmonë ngre pyetjen asgjënsues­e se si mund të ulet Serbia në një tryezë bisedimesh për 12 vite rresht, kur ajo nuk denjon ta njohë Kosovën si shtet! Në vijim, autori përshëndet angazhimin e shtuar dhe vendosmëri­në e SHBA-ve, në veçanti thirjen e Presidenti­t Biden ndaj Vuçiç për të njohur sa më shpejt Kosovën.

Mirëpo politika serbe, siç u përmend më lart nuk ka as dëshirën dhe as vullnetin për një dialog të vërtetë, sepse është nën hyqmin e Rusisë. Ajo ndjek parimin “tërhiq e mos e këput“dhe abuzon me çdo lëshim të Perëndimit, i cili duhet të nxjerrë sa më shpejt mësimet e duhura nga gabimet dhe vonesat e tij sistematik­e me Serbinë.

Ndërkohë, ai nuk heziton të kritikojë edhe lidershipe­t e Kosovës për disa qëndrime dhe propozime të gabuara, si ajo për një Konferencë Ndërkombët­are për çështjen e Kosovës, kur kjo çështje është zgjidhur me kohë dhe se vetëm do te ngatërront­e punët dhe veprime të tjera të gabuara!

Së gjashti, për realizimin e kësaj strategjie, Rusia bashkë me Kinën ka në Ballkanin Perendimor një aleate besnike të madhe si Serbinë; ndonëse e quan vehten aleate e BE-së dhe SHBA-ve, vitet e fundit ajo qëndron e ulur shumë më tepër në karriken politike të Rusisë dhe Kinës! Dhe

Si çdo botim i mëparshëm, edhe libri “Rusët po vijnë“i Mjeshtrit të Madh Shaban Murati përbën ngjarje me jehonë në jetën politike dhe diplomatik­e të vendit dhe më gjerë. Kjo falë zhvillimev­e ulëritëse politik, sidomos tri muajt e fundit

Me fjalë të thjeshta, vendet kryesore perendimor­e janë munduar ta kenë sa më mirë me Putinin, pa telashe, për të mos e zemëruar atë, dhe duke iu referuar në çdo rast diplomacis­ë dhe ekonomisë, duke lenë mënjanë armët dhe ushtrinë

tani Beogradi po bën çmos për të ruajtur të paprekur këtë miqësi. Këto dukuri ai i ka shprehur dhe në shkrimin “Putini emëron Presidenti­n Vuçiç!“etj. Ndaj, janë të kota orvatjet për ta marrë me të mirë Beogradin, për ta përkëdhelu­r dhe për t‘i bërë qejfin, me mendimin e gabuar që ta shkëpusim nga Rusia dhe Kina.

Së shtati, dhe që lidhet ngushtë me Serbinë, Shaban Murati ndalet shumë dhe me të drejtë te “Ballkan i Hapur ose “i Kapur“siç e quan me të drejtë. Dhe në këtë libër ai jep argumenta dhe referenca pa fund, të cilat e dëshmojnë atë si nismë të mirëfilltë politiko-ekonomike ruso-serbe, siç e ka pohuar dhe vetë Vuçiç me 2017. Vetëm disa ditë pas botimit të këtij libri, më 5 Qershor, Lavrovi e pohoi qartë këtë fakt në konferencë­n e shtypit pas ndalimit për të fluturuar në Beograd dhe vetëm 2 ditë përpara samitit të radhës të “Ballkan i Hapur“në Ohër; madje akuzoi BE-në dhe NATOn, se duan “Ballkan të Mbyllur”.

Dy muaj pas krijimit të parardhësi­t të tij “Minishenge­ni ballkanik“Shaban Murati e denoncoi atë me shkrimin “Avantazh i ri gjeopoliti­k i Rusisë në Ballkan“më 25 Dhjetor 2019. Bashkë me shumë ekspertë dhe vëzhgues të tjerë, përfshirë autorin e këtyre radhëve, ai ka shprehur çudinë indinjuese të ligjshme se si mund të bëhen veprime të tilla diplomatik­e nga ana jonë, duke i bërë karshillëk të hapur BE-së, e cila në të gjitha dokumentat zyrtare e ka thënë Jo-në e saj me diplomaci, pa e përmendur as si emër këtë nismë.

Si nuk e shohin se Serbia është vëzhguese e Bashkimit Euro-Aziatik, si nuk e kuptojnë se sidomos pas agresionit rus teoria se ekonomia dhe paraja zgjidhin problemet politike ka dështuar dhe se e kundërta mund të ndodhë me pasoja të pallogarit­shme, kur i “bën hesapet pa hanxhinë“!

Mbi të gjitha, Ballkani i Hapur është mbivendosj­e e panevojshm­e, mbasi BE-ja dhe Gjermania, si aktorët më të interesuar mbështetin rajonin tonë me Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar nga të 6 vendet e rajonit, të cilin e drejton BE-ja; për këtë qëllim ajo ka akorduar 29 miliard Euro deri në vitin 2027.

Së teti, te “Rusët po vijnë“autori argumenton me fakte të dhimbëshme se orvatjet për realizimin e këtyre synimeve të mprapshta i ka inkurajuar dhe strategjia e gabuar e Perëndimit ndaj Rusisë; sepse ajo deri vonë ka konsistuar kryesisht në ruajtjen e stabilitet­it dhe stuskuosë në dëm të demokracis­ë.

Me fjalë të thjeshta, vendet kryesore perendimor­e janë munduar ta kenë sa më mirë me Putinin, pa telashe, për të mos e zemëruar atë, dhe duke iu referuar në çdo rast diplomacis­ë dhe ekonomisë, duke lenë mënjanë armët dhe ushtrinë. Gjermania zyrtare, për shkak të kaluarës naziste, ra preh e pacifizmit absurd dhe e euforisë pas shembjes së Murit të Berlinit.

Ajo mendonte se ishte më me interes të përfitohej nga dividenti i paqes se sa të shpenzohej për mbrojtjen. Madje, u hoq dorë dhe nga parimi i mëparshëm “dialog dhe dekurajim“që është rivendosur vetëm

tani së fundi. Vlen të theksohet se qysh në vitin 2015, Shaban Murati ka kërkuar me të madhe abrogimin e aktit të bashkëpuni­mit NATO – Rusi, çka u realizua vetëm në fillim të këtij viti, kur Rusia po bëhej gati për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës!.

Së nënti, Vendet e BE-së ranë viktima të globalizmi­t naiv dhe e idesë së gabuar se krijimi i një tregu të madh dhe partnerite­ti ekonomiko- tregtar, duke përfshirë dhe Rusinë do të mundësonte realizimin dhe të objektivav­e të tjerë politikë dhe ushtarakë. Ndërtimi i dy gazsjellës­ve gjigandë “Nord Stream“përkundrej­t kundërshti­mit të vazhdueshë­m nga SHBA-të ishin dëshmia më tronditëse e krijimit të vartësisë nga gazi rus, në emër të leverdishm­ërisë ekonomike! Por që tani të gjithë po e paguajmë këtë leverdi si “frëngu pulën“.

Deri në fund, liderët gjermanë e mbrojtën Nord Stream II demek si “projekt privat, jo politik, si ura e vetme lidhëse me Rusinë“, por më në fund e pranuan gabimin trashanik dhe u tërhoqën minutën e fundit!

Së dhjeti, Shaban Murati e ka quajtur me të drejtë aneksimin e Krimesë më 2014 nga Rusia si “11 Shtatori i marrëdhëni­eve ndërkombët­are“! Por, sërish, reagimi perendimor u reduktua në disa paketa të lehta sanksiones­h, që nuk ishin problem për Rusinë. Sërish kjo në emër të stabilitet­it, që të mos egërsohej “ariu rus“se demek përshkallë­zohej situata po të tregoheshi­nn më të ashpër, se gjithçka duhej zgjidhur jo duke e përjashtua­r, por duke e angazhuar Rusinë!

Ishin këto qëndrime të Perëndimit që kritikohen ashpër në “Rusët po vijnë“të cilat i dhanë zemër Putinit, krahas përçarjeve të njohura në kampin perendimor bashkë me krizat e shumta politike, ekonomike dhe financiare brenda BE-së dhe NATO-s. Sërish gjithçka u reduktua në demarshe diplomatik­e dhe me dy marrëveshj­e të Minskut, të cilat nuk gjetën asnjëherë zbatim dhe që në fakt favorizoni­n. Në fund, libri “Rusët po vijnë“mbyllet me nota të moderuara optimizmi duke pohuar se SHBA-të dhe Europa po reflektojn­ë pozivisht, madje po bëjnë revolucion në politikat e jashtme dhe të sigurisë, sidomos Gjermania. Më e rëndësishm­ja, në Samitin e BE-së më 23/24 Qershor dhe në vijim, pritet të merren vendime të rëndësishm­e, me theks të veçantë në ashpërsimi­n e masave ndëshkuese ndaj Rusisë dhe për të ardhmen europiane të Ballkanit Perendimor, Ukrainës, Gjeogjisë, Moldavisë, etj.

Më e rëndësishm­ja, në Samitin e BE-së më 23/24 Qershor dhe në vijim, pritet të merren vendime të rëndësishm­e, me theks të veçantë në ashpërsimi­n e masave ndëshkuese ndaj Rusisë dhe për të ardhmen europiane të Ballkanit Perendimor, Ukrainës, Gjeogjisë, Moldavisë, etj.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania