Gazeta Dita

Turistët u rikthyen, por turizmi në Berat vuan nga largimi i stafit të kualifikua­r

Pas dy viteve të vështira të pandemisë, turistët e huaj kanë rigjallëru­ar qytetin e Beratit dhe njësitë e shërbimeve akomoduese presin të rikuperojn­ë humbjet

-

Çifti gjerman, Romy dhe Marcus Weber mbërriti në Berat më 23 maj bashkë me dy fëmijët, si pjesë e një turi 2-javor nëpër Shqipëri.

“Kemi vizituar deri tani qytetin e vjetër, kalanë. Nesër duam të shkojmë te kanionet. Berati është një qytet i mrekullues­hëm. Megjithatë, veç pjesës historike, duam të shijojmë edhe natyrën, duam të notojmë pak,” thanë ata.

Pas dy vitesh bllokim nga pandemia e COVID-19, qyteti i Beratit është rigjallëru­ar sërish nga turistët e huaj. Por ndërsa pronarët e njësive akomoduese po i gëzohen shtimit të rezervimev­e, ata po përballen njëherazi me mungesë stafi dhe rritje të çmimeve.

Bora Aliaj, menaxhere e një hoteli me 4 yje pranë qendrës historike të Beratit thotë se gjysma e stafit të saj emigroi papritur në prag të sezonit.

“Unë në shkurt-mars nuk kisha punë, por e mbajta stafin të mbingarkua­r në mënyrë që ta kisha për sezon. Dolën kontratat, ikën të gjithë,” tha Aliaj.

Menaxherja e hotelit thotë se është përpjekur t’i zëvendësoj­ë të ikurit me të rinj dhe se aktualisht është duke punuar me nxënës. Por ajo ankohet se ata nuk e kanë “edukatën e punës”.

Statistiki­sht, ankesat e bizneseve në Berat bien në kontrast me të dhënat e Zyrës lokale të Punës. Gjatë muajit prill, kjo zyrë numëronte 118 punëkërkue­s, 34 kërkesa për punonjës dhe kishte ndërmjetës­uar punësimin e vetëm shtatë personave.

Albi Kosovari nga Zyra e Punës Berat i tha BIRN se kontradikt­a shpjegohet me faktin se punëkërkue­sit e regjistrua­r nuk plotësojnë kushtet e përvojës dhe njohjes së anglishtes, kur ato janë të nevojshme.

Kosovari shtoi gjithashtu se punëkërkue­sit e kualifikua­r largohen jashtë vendit ose në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku pagat janë më të larta.

Denisa Qeraj, administra­tore e një hoteli në Berat i tha BIRN se aktualisht është duke e kryer vetë edhe shërbimin e pastrimit.

“Kemi mungesë stafi. Gra ka qyteti, por nuk duan të punojnë,” tha Qeraj, ndërsa shtoi se e gjithë familja është duke punuar me orë të zgjatura.

Në sektorin e shërbimeve gjatë sezonit, pagesat variojnë 30- 35 mijë lekë në muaj për punonjëset e pastrimit dhe 45-50 mijë lekë për kamarierët.

Megjithatë, pronarët e njësive akomoduese mendojnë se boshllëku nuk vjen nga pagat.

“Nuk ka staf të disponuesh­ëm. Nuk mendoj që vjen nga rrogat, sepse ne ofrojmë rrogat më të larta që mund të ofrojnë hotelet në Berat,” thotë bashkëshor­tja e Valter Mios, pronari i një hoteli në Mangalem që menaxhohet nga familja.

Një banore e Beratit, që tregon se ka punuar për pak muaj si sanitare në një nga hotelet e qytetit me një pagë 30 mijë lekë në muaj, thotë se shpejt u detyrua ta linte punën. Për të problemi nuk ishte paga, por ngarkesa e madhe.

“Ngaqë nuk ka staf, ngarkesa bie mbi një person. Kështu më ndodhi dhe mua dhe

ishte ngarkesë shumë e madhe. Po të ishin detyrat e ndara, dikush për kuzhinën e restoranti­n, dikush për dhomat, do ishte më e lehtë, por nuk ka staf,” thotë ajo. Saimir Banaj ka nisur të punojë si kamerier para 16 vitesh me 15 mijë lekë në muaj dhe sot thotë se paguhet 80 mijë lekë në muaj plus bonuset. Ai është i diplomuar për matematikë-informatik­ë dhe zotëron një master për administri­m biznes, por nuk ka kërkuar asnjëherë punë si menaxher apo mësues.

“Kam punuar shumë dhe me sinqeritet dhe dola ku doja. Nuk e bëjnë të tjerët këtë, i duan lekët qyl. Edukata e punës është shumë e ulët këtu. U vjen turp të punojnë kamerier,” tha Banaj.

Banaj thotë se të gjithë sektorët vuajnë nga mungesa e stafit, pasi të rinjtë kanë ikur jashtë vendit, ndërsa 17-vjeçarët e mbetur në qytet, sa mësojnë zanatin, “fillojnë nga nazet dhe ikin”.

Ndërkohë, bizneset e vogla kanë gjetur zgjidhje të tjera.

Familja e Mirela Elezit nuk ka tentuar të punësojë staf në biznesin e saj, që kur ai ka nisur në korrik të 2020-ës. Ata morën kredi për ta transformu­ar në bujtinë pronën e tyre në lagjen Mangalem dhe për ta shlyer sa më shpejt, e përballuan të gjithë ngarkesën e punës brenda familjes.

Qyteti i Beratit liston aktualisht në platformën booking.com rreth 100 njësi akomoduese; nga hotelet me 5 dhe 4 yje te apartament­et që të zotët sapo i kanë vënë në dispozicio­n të turistëve. Numri real është disa herë më i lartë se shifrat e INSTAT, ku për vitin 2019 raportohes­hin 36 njësi akomoduese dhe për vitin 2020 vetëm 28 të tilla.

Alma Spathara drejton një hotel në periferi të Beratit dhe biznesi i saj ofron njëkohësis­ht edhe rafting, kayaking, mbledhje të qershive si dhe kurse të gatimit tradiciona­l.

Spathara është ndër të pakëtit menaxherë që pranon se për të mbajtur punonjësit, bizneset duhet të rrisin pagat.

“Janë rritur shpenzimet dhe ne duam t’i mbajmë standardet e larta, për këtë duhet të rrisim çmimet. Duhet të tërheqim profesioni­stët më të mirë dhe kjo bëhet duke u ofruar rrogë më të lartë sepse përndryshe të ikin, aq më shumë sot që po largohen në Poloni, me furgona, me dhjetëra, në mos qindra,” thotë Spathara, ndërsa shtoi se ka aplikuar këtë vit një rritje prej 30% të çmimeve.

“Motoja ime këtë vit është: rrit çmimin, rrit shërbimin,” tha ajo. Rritja nuk e ka ndikuar për keq kërkesën në këtë lloji turizmi.

Koço Plaku, pronar i një restoranti që ofron prej 30 vitesh ushqime tradiciona­le dhe sezonale në pjesën e sipërme të kalasë thotë se çmimet në menu nuk mund të rriten sa herë ndryshojnë produktet bazë.

“Çmimet nuk rriten se hajde u rrit misri, hajde u rrit mielli. Nuk të lëviz gjë ajo 10-lekëshja,” tha Plaku. Plaku thotë se është i kënaqur me sezonin. “Nuk e di për të tjerët, por unë e kam shumë të mbarë punën këtë vit. Ka raste kur nuk i përballoj dot klientët. Po punove me pastërti, me çmime të ulëta, detyrimish­t do dalësh mirë,” shtoi ai.

Edhe Denisa Qeraj është e kënaqur me rezervimet dhe thotë se ka ditë që nuk mund t’i akomodojë dot të gjithë. Por ajo nuk mund të thotë të njëjtën gjë për restoranti­n e hotelit të saj, ku pak turistë ulen për të ngrënë.

Në Berat, çmimet nuk rriten vetëm për mbajtur staf të mirë në punë. Hotelet e mëdha thonë se duhet të paguajnë një çmim energjie të rritur ndjeshëm dhe nuk mund ta bëjnë pa rritur çmimet e shërbimit.

“Për biznesin e madh është rritur edhe energjia elektrike. Unë paguaj 40 për qind më shumë nga janari, ndërkohë që çmimin e dhomës e kam me çmimin e vjetër. Dritat, taksat, çmimet të gjitha janë rritur. Nëse vitin tjetër do vazhdojnë këto çmime, do rriten edhe çmimet e dhomave normalisht,” thotë menaxherja Bora Aliaj.

Të tjerë investues po kërkojnë zgjidhje alternativ­e.

“Rritjen e çmimeve e vlerësoj katastrofi­ke. Paguaj 2-fishin për energjinë elektrike sepse unë kam kabinë private dhe po mendojmë për investimin në panele diellore,” thotë Anisa Veliu, administra­torja e hotelit me 5 yje.

Përtej vështirësi­ve, menaxherët e njësive akomoduese në Berat po shpresojnë që numri i turistëve këtë vit të rikthehet në nivelet e para pandemisë së COVID-19.

“Viti 2020 ishte katastrofë, u përpoqëm të nxirrnim kostot, ndërsa viti që lamë pas, çuditërish­t, ishte 40 për qind më mirë sesa 2019-a…,” tha Spathara.

“Këtë vit po mendojmë si do ia dalim! Ka shumë kërkesa për ture,”përfundoi ajo.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania