Gazeta Dita

Sinani ndryshon mendje: S’e njoh personin që më pagoi të digjja zyrën e noterit!

-

Gjykata e Sarandës la në qeli me “arrest në burg” 41-vjeçarin e dënuar katër herë më parë për krime të ngjashme dhe i njohur si narkoman. Pranon autorësinë, por mohon se e njeh personin që e porositi dhe pagoi për djegien e dokumentev­e të noterit të arrestuar, Aleko Anagnosti. Vijojnë hetimet për rrjetin e falsifikat­orëve të trojeve shtetërore në bregdet, 10 zyrtarë e biznesmenë nën akuzë për lulishten e kthyer në kantier ndërtimi

Ndryshon dëshminë piromani që i vuri zjarrin zyrës së noterit të arrestuar, Aleko Anagnosti, duke mohuar që të ketë rrëfyer porositësi­n dhe personin që e pagoi për aktin kriminal. Gjykata e Sarandës ka vendosur dje masën “arrest me burg” për Marjo Sinanin, 41-vjeçarin e akuzuar për zjarrvënie dhe me precedentë të ngjashëm të mëparshm, i njohur edhe si narkoman. Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, e drejtuar nga Fatmir Ndreu, i dyshuari pranoi se ishte autori i zjarrvënie­s, referuar edhe pamjeve filmike të siguruara nga hetuesit si provë, ndërsa tha se nuk e njeh personin që e pagoi për t’i vënë flakën dokumentev­e.

“Më ka vendosur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë”,

mësohet të jetë shprehur Sinani. Prokurori Ilir Hoxha kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u la në fuqi nga gjyqtari Fatmir Ndreu. Dy ditë më parë, Sinani pranoi se një person e ka paguar për t’i vënë zjarrin zyrës së noterit Aleko Anagnosti dhe policia nisi punën për kapjen e tij.

Djegia e zyrës noteriale erdhi 5 ditë pas arrestimit të Anagnostit, i cili është në arrest me burg për 45 ditë, derisa Prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimi­n e pronave në Sarandë. Pasi dokumentet u dogjën, Prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit, ku policia u urdhërua që të ekzekutojë vendimin.

Në skemën e tjetërsimi­t të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Një sipërfaqe prej 10230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës, përmes një skeme falsifikim­i “gatuar” në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenë­ve, të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli, pikërisht lulishten e qytetit. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimi­t të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë.

Në krye të listës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 20192020, i shpallur në kërkim. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga Prokuroria. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezër, pronarë të një hoteli në Sarandë dhe që do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumentev­e false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega akuzohen për falsifikim dokumentes­h dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale. Nën akuzë janë edhe drejtori i Urbanistik­ës në Bashki, juristja e ASHK, noteri dhe 3 biznesmenë përfitues të truallit të tjetërsuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania