Gazeta Dita

I armatosuri me “Range Rover” dhe nën efektin e drogës shtyp policin operaciona­l, e kapin kolegët. Dervishaj e viziton te Trauma: Akt i guximshëm!

-

Shoferi ‘i çmendur’ dhe nën dyshimin e efekteve të lëndëve psikotrope, merr përpara policët në krye të detyrës, që po ushtronin procedurat e kontrollit, pasi kishin dyshime se mbante armë pa leje. Hysen Pici është autori i armatosur, që nuk iu bind punonjësve të rendit, për të ndaluar automjetin luksoz “Range Rover” dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi duke i përplasur. Për pasojë njëri prej efektivëve, i identifiku­ar si G.M., mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Pamjet nga kamerat e sigurisë shfaqën momentin teksa i dyshuari Pici largohet me vrap me qëllim që të mos kapet, por efektivët e ndjekin nga pas derisa bëjnë të mundur arrestimin e tij. Sipas forcave blu, Pici kishte me vete armë zjarri pistoletë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:40, në lagjen nr 1, Durrës kur Pici po lëvizte në sens të kundërt. Grupi hetimor në bashkëpuni­m me AMP, nën drejtimin e Prokuroris­ë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentim­in ligjor të kësaj ngjarjeje. Burime pranë policisë bëjnë me dije se Hysen Pici, me origjinë nga Shijaku, dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike kur përplasi efektivët gjatë mbrëmjes së djeshme. Mësohet se i është bërë testi për drogë dhe alkool, por janë dërguar analizat në Tiranë. Ditën e djeshme, Zëvëndësdr­ejtori i Policisë, Albert

Dervishi, i shoqëruar nga kryepolici i Durrësit, Neritan Nallbati, kryen vizitë në Spitalin e Traumës, te efektivi i dëmtuar i Policisë së Shërbimeve të Posaçme Operaciona­le, duke falenderua­r aktin e tij heroik dhe të kolegëve që zbatuan detyrën, duke ndaluar agresorin. Dervishaj i uroi shërim të shpejtë në emër edhe të kryepolici­t Gledis Nano, duke theksuar se ishte një “ndërhyrje e guximshme dhe e vendosur përballë paligjshmë­risë dhe krimit”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania