Gazeta Dita

Rrëfimet e Dumanit, sekuestroh­et pasuria 5 mln euro e Gentian Sharrës, mikut të Talo Çelës

-

Jetë luksoze në vilën me pishinë, dhjetëra hektarë tokë, biznese dhe makina. Nën dryn asetet e familjes Sharra në “Katundin e ri”. Dyshohen se vijnë nga seria e grabitjeve që nga viti 2011, sidomos ajo e Rinasit 2019 bashkë me Dumanin dhe Çelën, si dhe trafiku i drogës. Lista e sekuestrov­e dhe veprat penale. Hetim dhe tenderëve që bashkëshor­tja e të arrestuari­t Sharra i ka dhënë kompanive të Talo Çelës ndër vite. Mori më 2019 me qira servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimi­n “Hetimi Tatimor”. Çfarë thotë Prokuroria për operacioni­n “Ilegal assets”

Operacioni i RENEA-s në Elbasan mbyllet pa arrestimin e kokave të mëdha të krimit në kërkim, që drejtojnë grupe kriminale në këtë qytet dhe të zbuluar fal rrëfimit të të penduarit Nuredin Dumani. Por arrin një sukses në fushën financiare dhe në bazë të Ligjit Antimafia, pasi ka bërë sekuestrim­in e pasurive me vlerë 5 mln euro të një prej tyre. Bëhet fjalë për Gentian Sharrën, një nga 18 të arrestuari­t dhe që është i sigluar si bashkëauto­r në grabitjen e bujshme të Rinasit më 2019, ku u morën mbi 6 mln euro. Ai akuzohet se ka vënë pasurinë me aktivitete të paligjshme të ndryshme dhe madje dyshohet se gruaja e tij ‘punësoi’ Talo Çelën, duke përfituar dhjetëra tenderë, për shkak të pozicionit të saj si zyrtare. Sharra del edhe si personi që mori me qira servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimi­n “Hetimi Tatimor”, që u përdor në grabitjen e Rinasit. SPAK njoftoi se ka sekuestrua­r pasuri dhe asete si; vilën superlukso­ze dhe me pishinë në Elbasan, biznese si firmë fasonerie dhe dhjetëra hektarë tokë. Dyshohet se pasuria është vendosur nga aktiviteti kriminal, ndërsa 48-vjeçari u arrestua dy javë më parë.

Specialet nuk arritën dot që të kapnin përsëri të kërkuarit Talo Çela, Suel Çela apo Kahmer Merja. Kurse Sharra është arrestuar dy javë më parë dhe emri i tij në dosjen “Plumbi i artë” lidhet me një seri grabitjesh, që nga viti 2011. Operacioni i të enjtes mbrëma është koduar “Ilegal assets”, teksa mësohet se veprimet janë kryer nga Prokuroria e Elbasanit dhe vetë kreu i saj Kreshnik Ajazi, i ndihmuar nga Policia. “Me kërkesë të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit, me vendimin e datës 09.06.2022 ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshm­e dhe të luajtshme në pronësi të Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacioni­t policor

‘Golden bullet’”, thuhet në njoftimin zyrtar. Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me personin më të kërkuar në Shqipëri, Talo Çela. I pyetur nëse në operacioni­n e një dite më parë në Elbasan, ishte objektiv arrestimi i Talo Çelës drejtori i policisë nuk dha detaje.

“Hetimet për çdo person, përfshi edhe atë të personit në fjalë, janë intensive, janë në rrugën e duhur dhe besoj do të ketë rezultate në këtë drejtim”, thanë autoritete­t. Asetet gjenden të gjitha në lagjen “Katund i ri” të Elbasanit, ku përfshihen qindra hektarë tokë, biznese, vilë luksoze dhe makina.

Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, si të penduar nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuar­a kriminale të një dekade, 2011-2022. Në total 18 krime, mes tyre 12 vrasje në seri dhe me pagesë nga organizata kriminale kundër njëra-tjetrës apo për hakmarrje personale. U lëshuan 32 fletë

HETIMET

Publikohen fotografit­ë e automjetit tip “Golf 5”, me të cilën po udhëtonte Marklen (Mariglen) Haka, pasditen e së martës, kur u qëllua 20 herë me armë automatike MP5. Aty duket se si plumbat kanë lënë shenja në xhamat e makinës. Në dëshminë e tij ka deklaruar se e kishte parë një makinë që po e ndiqte, por që nuk e kishte menduar se do e qëllonte. Hetuesit nuk e cilësojnë dëshminë shumë të besueshme, sepse autori ka lëvizur në këmbë. Marklen Haka është shprehur se është qëlluar nga përpara, në një moment që kishte ndalur makinën dhe më pas autori arresti, nga të cilat 18 u ekzekutuan dhe 14 janë të shpallur në kërkim. Operacioni i të enjtes çoi në 10 shoqërime personash, por ende asnjë të ndaluar. Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotu­limi i Bradashesh­it, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimi­n “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Servisi i ishte marrë të dyshuarit tjetër Eldi Çala. është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarj­e ka pasur kamera sigurie, por ato nuk i kanë shërbyer

• grupi hetimor për të kuptuar si ndodhi ngjarja dhe për të shkuar deri në gjurmët e autorit. Pista kryesore mbetet hakmarrja, pasi edhe më 2019, kur sapo doli nga burgu, i bënë atentat te banesa e hallës, ku mbeti e vdekur kjo e fundit dhe vetë u plagos. Herën e fundit mori plumb në nofull, teksa nuk përjashtoh­et edhe larja e hesapeve. Haka, i cilësuar si anëtar i “Bandës së Niklës”, ka qenë i ndaluar dhe akuzuar për 4 krime të ndryshme, përfshi edhe vrasje në vitin 2011. Për ngjarjen e Niklës nuk ka ende asnjë të ndaluar të dyshuar.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania