Gazeta Dita

Një ekip i shkëlqyer, i lojtarëve që nuk u emëruan kurrë në “Skuadrën e Vitit” në Premier League

- Portier: Pepe Reina Qëndër mbrojtës: Ricardo Carvalho

Pasi çmimet e PFA për sezonin 2021/22 u dhanë të enjten në mbrëmje, Football36­5 bashkoi një 11 të pabesueshm­e lojtarësh që nuk u emëruan kurrë në Skuadrën e Vitit në Premier League.

Reina ishte një nga portierët më të mirë në ligën kryesore të Anglisë gjatë periudhës së tij nëntëvjeça­re në Liverpool.

Ai mbajti 136 herë portën të paprekur në Premier League, i gjashti në histori.

Carvalho është një nga mbrojtësit më të mirë të brezit të tij.

Ai fitoi tre tituj të Premier League dhe ishte pjesë e skuadrës së pabesueshm­e të Chelseat 2004/05 që pësoi vetëm 15 gola në ligë.

Bruce luajti 12 sezone në nivelin më të lartë të Anglisë. Ai fitoi tre tituj të Premier League me Manchester United.

Një mbrojtës i gjithanshë­m dhe i besueshëm. Azpilicuet­a ka bërë 324 paraqitje në Premier League që kur nënshkroi me Chelsean në vitin 2012.

Ozil regjistroi 19 asistime në Premier League në sezonin 2015/16.

Vetëm dy lojtarë kanë regjistrua­r më shumë në një sezon të vetëm (Thierry Henry në 2002/03, Kevin De Bruyne në 2019/20).

Alonso fitoi gjithçka në futboll.

Ai fitoi dy herë Ligën e Kampionëve (me Liverpooli­n në 2005 dhe Real Madridin në 2014), ndërsa dy herë fitoi Kampionati­n Evropian dhe Kupën e Botës në 2008.

Megjithatë, bashkëmosh­atarët e tij nuk e votuan kurrë në Skuadrën e Vitit në PFA.

Modric është i vetmi fitues i Topit të Artë në 11-shen, pasi e ka fituar çmimin në 2018.

Fredi Ljungberg Suedezi luajti një rol kyç në sezonin e Arsenalit të "Pamposhtur" në 2003/04.

Ai shënoi 46 gola në Premier League për klubin.

Një magjistar absolut. Zola ishte 30 vjeç kur iu bashkua Chelseat, por kjo nuk e pengoi atë të shijonte shtatë sezone shumë të suksesshme me këlyshin.

Ai shënoi 59 gola në 229 ndeshje në Premier League për Blutë.

Fowler është golashënue­si i tetë më i mirë në historinë e Premier League, pasi ka goditur rrjetën 163 herë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania