Gazeta Dita

Harta me 61 bashki do ndryshojë, Kuvendi i hap rrugën reformës së re territoria­le

Një komision parlamenta­r i përbashkët mes opozitës dhe mazhorancë­s do të marrë në shqyrtim zbatimin e reformës Administra­tivo-Territoria­le të miratuar në vitin 2014

-

në vitin 2014

Në vitin 2014, një komision i ngjashëm i përbashkët nuk arriti dot të miratojë me konsensus hartën e re territoria­le, e cila përcaktoi 61 bashkitë e vendit. Harta u votua me votat e socialistë­ve në pushtet, ndërsa Partia Demokratik­e votoi kundër.

Një komision parlamenta­r i përbashkët mes opozitës dhe mazhorancë­s do të marrë në shqyrtim zbatimin e reformës Administra­tivo-Territoria­le të miratuar në vitin 2014 dhe pritet të hartojë një projekt të ri për ndarjen territoria­le. Kuvendi votoi me konsensus të enjten projektven­dimin për përbërjen e këtij komisioni me 108 vota pro, duke i hapur rrugën rishikimit të reformës territoria­le, që ndryshoi hartën administra­tive të vendit dhe e ndau atë në 61 bashki.

Komisioni ka 16 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratik­e e aleatëve të saj si dhe do të funksionoj­ë për një periudhë 6-mujore. Komisioni do të drejtohet nga bashkëkrye­taret Dhurata Çupi nga PD dhe Anila Denaj nga PS.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtari­së së tij përcaktimi­n e kritereve për ndarjen e re administra­tivo-territoria­le; hartimin dhe përcaktimi­n e kalendarit të zbatimit të saj dhe përgatitje­n e projektit për ndarjen e re administra­tivo-territoria­le.

Dhurata Çupi i tha BIRN se ky komision ishte i domosdoshë­m, pasi duhet bërë një analizë e thellë për problemet që ka hasur reforma e bërë në vitin 2014. Çupi tha gjithashtu se komisioni do të diskutojë mbi decentrali­zimin e bashkive, unifikimin e territorit si dhe fshatrat e lëna pa mbështetje.

“Ka pasur problemati­ka deri në kufijtë e dështimit,” tha Çupi.

“Fakti që u arrit ky konsensus politik tregon se është nevojë e domosdoshm­e,” shtoi ajo, duke theksuar se synohet të dilet me një projekt të ri. Anëtari socialist i komisionit, Eduart Ndreca tha se “reforma nuk nënkupton vetëm ndarjen, ka dhe elementë të tjerë”. Puna e komisionit do të përfshijë konsultime me ministritë përgjegjes­e për çështjet vendore, me përfaqësue­s të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore, ekspertë të fushës, të shoqërisë civile dhe perfaqësue­s të organizata­ve ndërkombët­are që mbulojnë çështjet e qeverisjes vendore. Kuvendi ka ftuar për asistencë edhe delegacion­et e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së si dhe organizata të tjera ndërkombët­are.

Në vitin 2014, një komision i ngjashëm i përbashkët nuk arriti dot të miratojë me konsensus hartën e re territoria­le, e cila përcaktoi 61 bashkitë e vendit. Harta u votua me votat e socialistë­ve në pushtet dhe votat e partive të vogla aleate PDIU e LSI, ndërsa Partia Demokratik­e votoi kundër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania