Gazeta Dita

Gjatë periudhës janar-mars, emigrantët sollën rreth 184 milionë euro, në rritje vjetore 9%

Për sa i përket kompozimit të portofolit sipas valutave, pjesën më të madhe të portofolit të borxhit shtetëror, mbi 50% të totalit, e zë valuta vendase

-

184 milion euro kanë sjellë vetëm në periudhën janar-mars emigrantët pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

Statistika­t e Bankës së Shqipërisë tregojnë se tashmë remitancat i janë rikthyer trendit rritës madje duke tejkaluar edhe periudhat më të mira siç ishte viti 2009.

Në krahasim me një vit më parë të ardhurat e emigrantëv­e rezultojnë se janë 15 milionë euro më shumë ose me një rritje me 9%.por pavarësish­t rritjes së nivelit të remitancav­e në muajt e parë të këtij viti sipas Bankës së Shqipërisë është vënë re një tjetër fenomen negativ.

Ka vijuar edhe për këtë tremujor, rënia e përdorimit të kanaleve formale siç janë sistemi bankar dhe operatorë të sistemit të transferti­mit të parave.

Për shkak të heqjes së kufizimeve dhe lëvizjes së emigrantëv­e banka qendrore konstaton rritje të prurjeve në cash.

Kriza financiare globale shkaktoi një rënie të ndjeshme të dërgesave të emigrantëv­e në vendin tonë në periudhën 2013- 2015, duke mos e kapur nivelin 600 milionë euro në vit.

Por trendi ndryshoi pas pandemisë e cila shkaktoi rritje të ndihmës financiare të emigrantëv­e për familjarët e tyre .

Ndërsa aktualisht një arsye e shtimit të prurjeve nga emigrantët lidhet me shtrenjtim­in e kostos së jetesës për shkak të rritjes së përgjithsh­me të çmimeve.

Sipas të dhënave rezulton se janë më shumë se 40 mijë familje shqiptare që mbijetojnë vetëm falë remitancav­e dhe rreth 70 % të parave që i sjellin i shpenzojnë për sigurimin e ushqimeve.

Në bazë të qarqeve Kukësi dhe Dibra, kanë varësinë më të lartë nga remitancat. Peshën kryesore të parave që sjellin emigrantët vijojnë ta mbajnë Italia dhe Greqia por vitet e fundit janë shtuar sasitë e prurjeve edhe nga vende si Britania apo Gjermania.

Në krahasim me një vit më parë të ardhurat e emigrantëv­e rezultojnë se janë 15 milionë euro më shumë ose me një rritje me 9%.por pavarësish­t rritjes së nivelit të remitancav­e në muajt e parë të këtij viti sipas Bankës së Shqipërisë është vënë re një tjetër fenomen negativ. Ka vijuar edhe për këtë tremujor, rënia e përdorimit të kanaleve formale siç janë sistemi bankar dhe operatorë të sistemit të transferti­mit të parave.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania