Gazeta Dita

Tre aksidente në pak minuta, makina me tre vajza në kanalin me ujë, plagosen motoçiklis­ti dhe një shofere

-

Dhoma e Avokatisë vendos që nga 14 qershori, deri më 17 qershor, të bojkotohen të gjitha gjyqet, deri në Gjykatën e Lartë. Pakënaqësi për hartën me 13 gjykata të para, një Apel dhe 2 Administra­tive. Kosto sociale, ekonomike dhe logjistike për qytetarët

Avokatët kanë vendosur të bojkotojnë për 4 ditë seancat në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në reagimin e Dhomës së Avokatisë thuhet se vendimi për hartën e re gjyqësore injoroi problemati­kat që u parashtrua­n dhe shkel të drejtat e njeriut, e cënon aksesin në drejtësi. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, në një reagim për “Report Tv”, tha se KLGJ fyeu avokatët me vendimin dhe kërkon që qeveria të mos e votojë hartën e re gjyqësore, teksa shtoi se ndërkombët­arët kanë qenë në dijeni për kundërshti­të e tyre.

“Duke parë se e morëm me shumë seriozitet dhe paraqitëm një sërë problemati­kash, konstatuam që vendimi ishte i pandryeshë­m. Pra KLGJ e miratoi siç ishte drafti. Duke qenë se do i përcillet Ministrisë së Drejtësisë, ne vendosëm që t’ia bëjmë prezent ministrit, sepse do jetë qeveria që do ta kalojë me VKM hartën përfundimt­are. Duke u ndjerë të fyer në personalit­et dhe në rëndësinë e argumentev­e që paraqitëm, duke i konsiderua­r tavolinat e rrumbullak­ëta si farsë, ne vendosëm që duke pasur parasysh një sërë shkrimesh të gjykatave aktuale, ku duhet konstatuar që mbrapa çdo avokati është një individ, është një problem social, vendosëm të bojkotojmë të gjithë proceset gjyqësore civile, penale dhe administra­tive në të gjitha llojet e Gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë”, tha Haxhia.

Në reagimin e Dhomës së Avokatisë, thuhet se vendimi përkrah një sërë shkeljesh në proceset penale, civile e administra­tëve të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve, si dhe u injoruan të gjitha problemati­kat që parashtrua­n gjatë diskutimit të draftit. “Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqsor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqësore. Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqsore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërish­t nga Kushtetuta. Ky vendim cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne ceshtjet penale, civile dhe administra­tive. Me keqardhje konstatojm­ë se ky vendim është në përputhshm­ëri dhe ne perkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuar­a në proceset penale, civile e administra­tive të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve”, thekson Dhoma.

Në reagim u renditën arsyet përse kanë vendosur të bojkotojnë procesin, nga data 14 (e martë), deri në datën 17 qershor. Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet tij kërkojnë që të përcillen në qeveri të gjithë argumentet e paraqitura në mbrojtje të interesave të personave fizik dhe atyre juridik, duke konkluduar mos miratimin vendimit të mësipërm paraqitur nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. “Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit

paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithsh­ëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi: Të bojkotojë

të gjitha proceset gjyqsore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikua­ra për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikua­ra në Gjykatën e Lartë, nga data 14 deri ne datën 17 qershor”.

Duket se KLGJ dhe Ministria kanë vendosur të ketë në hartën e re 13 gjykata të Shkallës së Parë, 2 Gjykata Administra­tive dhe 1 Gjykatë Apeli për të gjithë vendin, e ndarë kjo në dy seksione. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë, që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokuroris­ë, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen Gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnjë, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë dhe banorët duhet të udhëtojnë qindra kilometra për të ndjekur proceset gjyqësore, me kosto jo vetëm ekonomike, por edhe sociale dhe logjistike.

Tre aksidente në harkun kohor të pak minutave ndodhen dje në rrugët e qarkut të Lezhës dhe Fushë-Krujë. Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë, në rrugën Shënkoll-Tale. Të ndihmuar nga një banorë të zonës, vajzat arritën të dalin nga makina, duke shpëtuar për mrekulli. Pak minuta më vonë, një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kunës në Shëngjin, ku një makinë u përplas me një motoçiklet­ë. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçiklet­ës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Për dy aksidentet policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave. Një tjetër aksident është shënuar pasdite, rreth orës 15:20, edhe në rrugën Aramaras-Fushë-Krujë, ku janë përplasur 2 makina. Mjeti me drejtuese shtetasen V.D., u përplas me veturën me drejtuese E.S., dhe për pasojë ka mbetur e plagosur shoferja e parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania