Gazeta Dita

I dënuar 5 herë dhe biznesmen. Vdes në atentat me bombë 27-vjeçari, hetohet hakmarrja

-

Bomba e telekomand­uar u aktivizua nga distanca me celular afër TEG-ut, teksa Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliajt, ku kishte ngritur resortin superlukso­z “Sancho Farm Albania”. Iu gjet dhe pistoletë në makinë, ruhej nga sulmet. Mjeti në emër të një personi tjetër, autorët e ndiqnin prej kohësh, dyshohet për vrasës profesioni­stë me pagesë. Origjina e konfliktev­e besohet se vjen nga Greqia, ku ishte përfolur për vrasjen e një personi pesë vite më parë. I skeduar edhe për narkotrafi­k, plagosje dhe vjedhje. U nis i gjallë dhe gjymtuar në spital, por nuk mbijetoi

Hakmarrja për të kaluarën ‘e pasur’ kriminale dyshohet se është motivi kryesor i atentatit me bombë të telekomand­uar ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vdekur pak minuta pasi mjeti i tij u hodh në erë me të paktën 200 gramë C4. I skeduar që në moshën 16-vjeçare për vepër penale, Sadikaj dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në tentativa vrasjeje, por edhe në aktivitet kriminal jashtë Shqipërisë, teksa është dyshuar për vrasje edhe në Greqi. I futur në botën e biznesit vitet e fundit, kishte arritur të ngrinte edhe një resort luksoz në Memaliaj, me hipizëm dhe multishërb­ime të tjera, ku promovonte në rrjetet sociale me video edhe këngëtarë të ndryshëm që pozonin të armatosur, nuk ka mundur dot që t’i shpëtojë përndjekje­s nga armiqtë. Ekspertët dyshojnë se janë përdorur vrasës profesioni­stë me pagesë që ndërtojnë, montojnë dhe aktivizojn­ë bombat në distancë. Dhe jo vetëm kaq, sepse besohet që autorët mund të kenë qenë në ndjekje të Sadikajt në distancë të afërt kur kanë aktivizuar bombën e montuar poshtë veturës, pikërisht te pjesa e sediles së shoferit. Pasoja ishte gjymtimi i të riut nga mesi e poshtë, i cili edhe pse i gjallë dhe doli vetë nga mjeti, nuk mundi të mbijetonte si pasojë e traumës së rëndë dhe hemorragji­së. Policia për më tepër tha se gjatë kontrollit në makinë konstatoi se Sadikaj ishte i armatosur në makinën e tij me pistoletë pa leje, gjë që tregon se ai i ruhej një sulmi të mundshëm, për shkak të armiqësive të shumta të krijuara ndër vite. Në momentin e atentatit, i riu ishte duke u kthyer drejt Tepelenës, teksa vetë ishte lindur dhe rritur në Berat, kurse pjesën më të madhe e kishte kaluar në emigracion. Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez. Pistoleta e gjetur ishte me krehër të dëmtuar. Makina, të cilës ju vu sasia e tritolit rezulton në emër të Petrit Osmanit, një tjetër fakt ky që viktima ruhej nga sulmet e mundshme dhe nuk përdorte mjetin në emër të tij. Autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë dhe ende nuk ka persona të identifiku­ar apo të ndaluar, megjithë verifikime­t e kryera për sinjalet telefonike, IMEI, numrat e përdorur për thirrje në atë zonë dhe orë. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Hetimet janë përqendrua­r tek kamerat e sigurisë pranë shtëpisë, për të zbuluar autorët pasi mund të jetë vendosur tritoli gjatë natës kur makina ishte e parkuar, ose në ndonjë lavazh. Hetuesit po punojnë për gjurmimin përmes kamerave të sigurisë të lëvizjeve që ka kryer viktima me automjetin e tij, për të zbuluar në çfarë vendi është instaluar lënda plasëse. Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që ndërroi jetë ditën e djeshme pasi i shpërtheu makina në afërsi të TEG-ut publikonte në rrjete sociale video nga më të ndryshmet, mes të cilave edhe mënyra se si kujdesej për pamjen e jashtme. Jo vetëm kaq, por promovonte edhe grupe apo këngëtarë të ndryshëm që i ftonte në resortin e tij të sapohapur, kryesisht të rrepit, madje edhe duke pozuar të armatosur.

FAMILJARË DHE MIQ:

Janë marrë në pyetje familjarët, miq dhe shokë të Aleksandër Sadikajt, për të zbuluar mbi lëvizjet e tij të fundit. Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jenë autorët. Sipas tyre nuk kanë pasur konflikte dhe nuk kanë asnjë ide mbi personat që e kanë dashur të vdekur 27-vjeçarin. Autorët kanë pasur dijeni për të gjitha lëvizjet, mendohet se e kanë ndjekur dhe janë kujdesur të mos bien në sy të kamerave të sigurisë. Në këto momente specialist­ët e Policisë së Përgjithsh­me janë shpërndarë për kontroll të kamerave të sigurisë gjithandej.

Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu. Aktivizimi u krye në momentin që afër nuk kishte mjete të tjera. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, por ia ka dalë që të dilte vetë nga makina. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t’i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën. Policia bëri me dije se viktima ishte një njeri me precedent të theksuar kriminal në

MOTRA E 27-VJEÇARIT ME FOTO PREKËSE:

Motra e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra pasditen e së shtunës në një atentat me tritol në makinë, ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar foton e 27-vjeçarit, i cili siç duket ka në krahë nipin e tij dhe ku i dedikon disa rreshta prekës. “Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij, të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë, të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë Zotin, ta pyesim pse?”, shkruan ajo.

fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëv­e. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019, ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçarin nga Vlora, Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Çukës në Sarandë. Gjykata i dha “arrest me burg” Sadikajt, por nuk dihet se si ai arriti të dilte përsëri i lirë dhe të mbudhte dosjen në Prokurori. Ndërkohë, rezultonte si autor i disa

vjedhjeve apo kundërshti­meve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë, për prishje pazaresh të drogës, por që s’është provuar. Në rrjetet sociale promovonte biznesin e hapur prej muajit janar, ishte i apasionuar pas kuajve, ku kishte ngritur edhe një pistë hipizmi. E cilësonte veten në median sociale edhe si “Sheik”, teksa më parë ka pasur edhe biznes fast-food-i. Pistë kryesore e hetimeve mbetet e shkuara e të riut dhe konfliktet e fundit.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania