Gazeta Dita

Aleksandër Sadikaj pesë herë i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia; plagosje, vjedhje, kundërshti­m dhe drogë

-

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, ishte person me precedent të theksuar kriminalë, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëv­e. Më 9 prill 2011, kur ishte vetëm 16 vjeç, regjistron në skedën policore veprën e parë, pasi është arrestuar në Berat, ku së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

Më 30 prill 2011 është shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja”, kryer në bashkëpuni­m.

Më 31 maj 2017 është shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kundërshti­mi i punonjësit të rendit publik”. Më 23 gusht 2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër. Më 29 maj 2017 është shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “goditje për shkak të detyrës”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “kundërshti­mi i punonjësit të rendit publik”. Më 9 korrik 2019 është shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpuni­m me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup; Më datë 30 korrik 2019, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. “Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacio­ne në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëv­e”, thuhet në njoftim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania