Gazeta Dita

Kapen 2,2 tonë kokainë, 2 bosët shqiptarë arratisen, do paguanin 160 mln euro me Bitcoin

-

E fshehur në ngarkesën me 16 tonë lëng asparagu në kanoçe dhe që vinte nga Lima me kamion, malli u sekuestrua të premten gjatë një operacioni të koduar pikërisht “Bitcoin”. Porositësi­t ishin 2 shqiptarë të shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk u publikuan, por u tha se janë edhe kokat e kartelit të narkotrafi­kut. Do kaloheshin nëpërmjet rrugës detare, me destinacio­n Holandën. Arrestohen 7 peruanë, menaxheri, shoferët dhe punëtorët

Kartelet shqipfolës­e po bëhen çdo ditë edhe më vendimmarr­ëse e të pushtetshm­e në botën e narkotrafi­kut. Dy shqiptarë, identitete­t e të cilëve nuk janë publikuar nga autoritete­t, u shpallën në kërkim, pasi u kapën 2,2 tonë kokainë e fshehur në ngarkesën me peshë totale 16 tonë kanaçe me lëng shpargu (Asparag) në Peru.

Në pranga kanë rënë ndërkohë 7 peruanë që bënin transporti­n e lëndës ushqimore. Destinacio­ni i kokainës raportohet se ishte Holanda dhe do të shitej për 160 milionë dollarë, pagesë e kryer me kriptovalu­tën Bitcoin, pikërisht edhe me këtë emër u kodua operacioni në fjalë. Shqiptarët që ishin edhe kokat e grupit, mundën të arratisesh­in kur diktuan lëvizjet e policisë peruane. Kujtojmë se Peruja, ashtu sikurse edhe Ekuadori, kanë një dalje të mirë për kokainën kolumbiane.

Lëngu i shpragut vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe do të transporto­hej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45 të së premtes, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjeçarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjeçarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimo­rkios AFM721. Siç tha kreu i hetuesve peruanë të drogës, Cesar Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e trafikut të drogës. “Është një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë”, tha ai, por pa dhënë identitete­t e tyre për shkak të hetimit, ku besohet se është e përfshirë edhe DEA amerikane, që ka në ‘patronazh’ goditjen e ‘arit të bardhë’ që hyn edhe në SHBA nga Amerika Latine.

Droga ishte e kamufluar në kanaçe dhe u transportu­a në një kamion nga Trujillo në Callao, ku u kap të premten e 10 qershorit dhe më pas u publikuan të shtunën rezultatet. “Kjo organizatë planifikoi të paguante ilaçin me monedha virtuale”, tha kreu i Drejtorisë kundër drogës, Cesar Echevarría.

Sipas tij, bëhet fjalë për një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.

“Ne po koordinohe­mi me autoritet e Policisë Ndërkombët­are për të zbuluar vendndodhj­en e dy shqiptarëv­e që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare”, shtoi ai.

Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestrua­r rreth 35 tonë drogë. Me rreth 400 tonë në vit, Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania