Gazeta Dita

“U bënë 25 operacione, 475 persona nën akuzë dhe 5 mln euro të sekuestrua­ra”

-

Policia e Shtetit bëri bilancin e një jave të operacione­ve policore që çuan në parandalim­in e rasteve të ndryshme kriminale, krimit në familje, drogës dhe shkeljes së rregullave të qarkullimi­t rrugor.

Dy operacione­t më të rëndësishm­e duket se janë ‘Syri i Sheganit’ në Shkodër, ku u bë e mundur arrestimi i autorëve të grabitjes së bankës në Koplik si dhe ‘Illegal assets’, ku falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani u bë i mundur sekuestrim­i i pasurive që vijnë nga paratë e krimit e që arrinin vlerën e 5 milion eurove të Gentian Sharrës dhe familjes së tij në Elbasan. “Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 475 persona, nga këta 135 janë arrestuar, 305 janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 33 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombët­ar”, thuhet në njoftimin e policisë. Janë zhvilluar 25 operacione policore të koduara: “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, “Multifunks­ional”, “Fati i lojërave”, “Plirëz”, “Flames”, “Ecstasy 22”, “Road Guard” në 2 raste, “Blinisht”, “Blinisht 2”, “Avalon”, “River”, “Poçemi 2” dhe “Perimetri” në 2 raste”, thuhet në njoftimin e policisë. U sekuestrua­n edhe 32 kg kanabis dhe ambiente të shumta kultivimi në natyrë dhe banesa. “Prej këtyre, 2 operacione për goditjen e armëmbajtj­es pa leje; 7 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike; 7 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëv­e të paligjshëm, për të kaluar kufirin; 4 për kapjen e personave në kërkim; 2 për zbulimin e ngjarjeve të ndodhura më parë; 1 për organizimi­n e kundërligj­shëm të lojërave të fatit; 1 për sekuestrim­in e pasurive të paligjshme që rrjedhin nga veprimtari­të kriminale, si dhe 2 për goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e gjenerimit të kundërligj­shëm të monedhave virtuale”, sqarohet në njoftimin zyrtar. Kurse Policia Rrugore raportoi se janë pezulluar 556 leje drejtimi, nga të cilat: 409 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 108 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 78 drejtues mjetesh, nga këta: 27 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 51 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania