Gazeta Dita

Nxori para kohe nga burgu ‘të fortët’ e dënuar për vrasje, lirohet Enkelejda Hoxha, ish-gjyqtarja e Krujës

-

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, është liruar së fundmi nga qelia, pasi ka përfunduar edhe dënimin e dhënë nga GJKKO. Edhe sekretarja e gjykatës, Manuela Mallkuçi, bëhet me dije se e ka lënë qelinë për të njëjtën arsye. Hoxha akuzohej për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme, me gjykim të shkurtuar, ndërsa në

GJKKO pranoi kërkesën për ulje me 1/3 e verdiktit, ndaj i mbetën 2 vite burg. Duke llogaritur kohën e paraburgim­it dhe të arrestimit, më 14 shkurt 2021, autoritete­t arritën në konkluzion­in se ish-magjistrat­ja kishte plotësuar ditët e dënimit, së bashku me ish-sekretaren. Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga

kaluar, tetor të vitit të

SPAK pas një superopera­cioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetëso­r dhe avokati Aldo Tabaku, të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Enkeleida Hoxha u akuzua se i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles më 2018, ish-numri dy i “Bandës së Durrësit”, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në vitin 2017 edhe Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit dhe tashmë i rindaluar. Ish-gjyqtarja liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek “Komuna e Parisit” në vitin 2020, pak më shumë se një vit nga lirimi i parakohshë­m prej qelisë. Por teksa po përgatitej të lironte edhe të dënuarin për vrasje, Saimir Petani, për 12 euro, SPAK ndërhyri me arrestimin e saj dhe 9 të tjerëve. KLGJ dhe ILD e proceduan për shkak të detyrës, duke e pezulluar fillimisht dhe shkarkuar, sikurse veproi më pas edhe Vettingu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania