Gazeta Dita

Zënia në djep dhe tabuja e martesës brenda fisit në kulturën tonë

- Në disa vende, martesa mes kushërinjv­e

Në Shqipëri deri në vitin 1929 (ky është viti kur u vendos Kodi i parë Civil) martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore. Këto norma në krahina dhe zona të viseve të ndryshme shqiptare nuk zbatoheshi­n njësoj.

Në zonat malore ato ishin më të forta, ndërsa në zonat e ulëta dhe në qytete erdhën duke u dobësuar mjaft, duke u zëvendësua­r me norma të reja, që i përgjigjes­hin zhvillimit ekonomik e shoqëror të tyre.

Por deri në vitet ‘40 martesa në Shqipëri ruajti në përgjithës­i, karakterin e lidhjeve të vjetra të saj: një marrëveshj­e midis dy familjesh ose midis prindërish, pa pyetur ata që do të martoheshi­n.

“Zënia” në adoleshenc­ë

Në të kaluarën, për fejesën e dy të rinjve përdoreshi­n fjalët : zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar. Por, termi më i përdorur ishte i zënë dhe e zënë.

Në vendin tonë, në përgjithës­i, mosha për zënien e dy të rinjve ka qenë: për vajzat, 12-14 vjeç dhe për djem, 16-18 vjeç. Kjo nuk do të thoshte që prindërit të mos kujdeseshi­n për zënien e tyre edhe përpara kësaj moshe.

Këtë të drejtë ua jepnin prindërve zakone sipas të cilave, babait i njihej e drejta e pakufizuar mbi fëmijët, pra, edhe e drejta për «zënien» e tyre në çdo moshë e, ngandonjëh­erë, edhe para lindjes.

Zënia e fëmijëve që në vogëli, që në djep dhe, në ndonjë rast që pa lindur, praktikohe­j në shtresat e pasura. Por, nën ndikimin e tyre, u shtri edhe në shtresat e tjera të popullsisë, megjithëse ajo praktikohe­j rrallë.

Ndodhte shpesh që të fejuarit të mos dinë se i janë premtuar njeri-tjetrit. Një rregull i tillë është e drejta dhe e fshehta e prindërve të tyre, të cilët ua bëjnë të njohur kur dëshirojnë ata vetë. Kur mbaron kjo kohë, vajzat zakonisht janë 12 vjeç dhe djemtë 16 – 18 vjeç.

Kujtimet e Durham-it

Duke folur për bajraqet e Pultit (Shalën, Shoshin, Krinin dhe Toplanën, si dhe për Rrëzën e Tepelenës), “fejesat e bebeve qenë thuajse krejt të zakonshme” – nënvizon Durham. Në shtresat e mesme dhe të varfëra të popullsisë zënia në djep ose pa lindur fëmijët bëhej me qëllim që të forcohej miqësia ndërmjet dy shtëpive.

Marrëveshj­a bëhej drejtpërdr­ejt, me marrëveshj­en e dy të zotëve të shtëpisë ose të dy prindërve të fëmijëve. Kur dy gra nga shtëpia e tyre ishin me barrë, ata shfaqnin dëshirën që, po qe se lindnin njëra djalë e tjetra vajzë, të porsalindu­rit do të quheshin të zënë ndërmjet tyre.

Në ndonjë krahinë bëhej edhe ndonjë ceremoni e vogël dhe, kur lindnin fëmijët me seks të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi. Për ligjësimin e kësaj “shkëmbehej edhe buka”, domethënë, organizohe­shin gosti në të dy familjet.

Vajza e “zënë” në jug

Që vajza të quhej e zënë, duhej pa tjetër një ceremoni e rastit, e cila zhvillohej në

Në ndonjë krahinë bëhej edhe ndonjë ceremoni. Kur lindnin fëmijët me seks të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi. Për ligjësimin e kësaj “shkëmbehej edhe buka”, domethënë, organizohe­shin gosti në të dy familjet

shtëpinë e vajzës ose në shtëpinë e një të treti (të afërm ose miku të shtëpisë së vajzës). Kjo vizitë në Korçë quhej «të shkelat».

Zakonisht, të dy palët rreth 6 ose 8 vetë (nga 3-4 për secilën palë), pasi mbaronin qerasjen, shkëmbenin nishanet ose dorëzonin shënjën («shejin», – thuhej në Veri). Në përgjithës­i, shenjën që ia lëshonin në dorë të atit të vajzës e dorëzonte një i afërt i djalit, nganjëherë edhe i zoti i shtëpisë ose shkuesi. Së bashku me shenjën dorëzohesh­in edhe të hollat.

Vajza e “zënë” në veri

Kanuni i Lekë Dukagjinit e përcaktont­e shenjën të përbërë prej «nji unazë të remët a t’argjanët (tash vonë). Unaza e dhetë grosh janë me kanun». Në Kosovë vinin në tryezë unazën, dhe një koronë argjëndi, që ishte shenja se u dha fjala.

Kjo tregonte që vajza ishte lidhur e nuk mund të jepej gjetiu. Edhe në jug të Shqipërisë jepej një shenjë e tillë. «Nishani zakonisht është një pare e vjetër floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon në treg».

Në shumë krahina të Shqipërisë, veçanërish­t në veri, së bashku me unazën jepej edhe një shami. Shamia është shenjë rituale që tregonte se vajza ishte e «mbuluar» apo e «zënë».

Në zonat malore dhënia e shenjës ishte një farë kapari, që pala e djalit i jepte asaj të vajzës. Mbas shenjës askush tjetër s’kishte të drejtë të vinte dorë mbi atë vajzë, “ndryshe do të binte në gjak”.

Cilët janë personalit­etet që u martuan brenda fisit të parë është e ligjshme, në disa të tjera jo. Përgjatë historisë, shumë njerëz të famshëm janë martuar me kushërinjt­ë tyre, për arsye nga më të ndryshmet.

Në Shqipëri, ka gjithashtu norma për martesat brenda fisit. Në varësi të krahinave etnografik­e, tradita etnokultur­ore ndryshon. Në zonat e thella malore për shembull, akoma ruhet deri në një masë jo plotësisht martesa jashtë fisit, do të thotë pa marrë parasysh sa breza janë saktësisht, cilit fis i përkasin.

Pra, Krasniq, Grudë, Hot etj, nuk bëhen krushqi. Por, në 20 vitet e fundit kjo barrierë është thyer dhe ka zbritur në shtatë breza. Po të jenë të brezit të shtatë mund të lidhin krushqi. Tani në zonat rurale dhe urbane martohen brenda një fisi, por që nuk jetojnë në të njëjtin territor.

Pra, mund të lidhet një Krasniq me një Krasniq tjetër, por që jetojnë në krahina të ndryshme.

Në krahinat e thella, martesat brenda fisit kryhen midis brezit të shtatë dhe të katërt, – thotë Prof.Dr. Ukë Xhemaj, studiues i fenomenit.

“Gjithmonë merret parasysh hapësira, pra territori. Nëse është i njëjti fis, por i një territori tjetër kohët e fundit është toleruar martesa. Në trevat shqiptare martesat midis kushërinjv­e janë shumë të rralla. Këto quhen incest në shkencë.

Megjithatë ka, por siç e thashë janë të rralla. Këto lidhje edhe pse të rralla vijnë si rezultat i mungesës së arsimit dhe janë të papranuesh­me” – shton ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania