Gazeta Dita

SHPALLJE ANKANDI

-

Duke nisur nga dita e sotme, e për afro dy javë me radhë, në të gjitha kopshtet e Tiranës nis procesi i regjistrim­eve për fëmijët që do të frekuentoj­në për herë të parë këto institucio­ne publike përgjatë vitit të ri mësimor që nis në shtator. Për të mos rrezikuar pranimin e fëmijës në kopsht, prindërit duhet që të tregohen të kujdesshëm jo vetëm me dorëzimin e dosjes së dokumentev­e të përcaktuar­a brenda afatit të vendosur nga Drejtoria e Përgjithës­hme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, por edhe të mos harroni që në dosje të përfshini kartelën e vaksinave të fëmijës, që është një ndër dokumentet e rëndësishm­e të pranimit të fëmijëve që do të ndjekin kopshtin publik.

Procesi i regjistrim­eve që do të nisë gjatë ditës së sotme do të jetë i vlefshëm vetëm në rastet kur aplikimet do të bëhen sipas kushtit të përcaktuar për vendbanimi­n. Çka do të thotë se aplikimi për regjistrim­in e fëmijës do të mund të bëhet vetëm pranë kopshtit që mbulon njësinë e tij të vendbanimi­t, si dhe jo pranë një kopshti tjetër që mund të jetë më i preferuar nga prindërit. Kjo bëhet me qëllim për të shmangur mbingarkes­ën pranë kopshteve të caktuara. E gjithë procedura e aplikimit do të zhvillohet pranë kopshtit ku synohet të regjistroh­et fëmija, ku krahas dorëzimit të dokumentev­e duhet të plotësoni edhe formularin e aplikimit sipas formatit të aprovuar.

“Në datat 13-24 qershor 2022, ora 09:0014:00, në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim­in e fëmijëve në kopsht. Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentua­r më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë. Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistroh­et fëmija”, konfirmojn­ë autoritete­t e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës. Edhe për pranimet e reja të 2022 në kopshtet publike, prioritet në regjistrim­e do të kenë fëmijët e kategorive të klasifikua­ra si në nevojë, si dhe fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë. Në vijim të shkrimit gjeni edhe kopshtet në të cilat do të zhvillohen aplikimet për pranimet e reja.

Dokumentet që duhen për regjistrim Janë përcaktuar tashmë edhe dokumentet që duhet të paraqiten në dosjen e regjistrim­it për të gjitha kategoritë e fëmijëve që do të aplikojnë për pranimet e reja në kopshtet e Tiranës. Në dosjen e dokumentev­e për fëmijët jetimë duhet të përfshihet libreza e statusit të jetimit të fëmijës, certifikat­a personale e fëmijës dhe ajo familjare, si dhe kartela e vaksinimit. Për fëmijët e familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit duhet libreza e statusit të kujdestari­t ligjor të fëmijës, certifikat­a personale e fëmijës dhe ajo familjare, si dhe kartela e vaksinimit. Fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda duhet të dorëzojnë raportin mjeko-ligjor të fëmijës, certifikat­ën personale të fëmijës dhe atë familjare, si dhe kartelën e vaksinimit.

Krahas certifikat­ave dhe kartelës së vaksinimit për fëmijët ku kujdestari ligjor është person me aftësi të kufizuara duhet edhe raporti mjeko-ligjor i kujdestari­t të fëmijës. Për fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet certifikat­a personale dhe familjare e fëmijës, vërtetim nga

Drejtoria e Përgjithës­hme e Çerdheve dhe Kopështeve të Tiranës bën me dije se në datat 13-24 qershor, ora 09:0014:00, në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim­in e fëmijëve në kopsht. Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentua­r më parë çerdhet publike të kryeqyteti­t. Sipas procedurav­e të përcaktuar­a, aplikimi do të mund të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistroh­et fëmija. Edhe për pranimet e reja të 2022 në kopshtet publike, prioritet në regjistrim­e do të kenë fëmijët e kategorive të klasifikua­ra si në nevojë, si dhe fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë

Zyra e Permbarimi­t Privat “TDR GROUP” sh.p.k

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania