Gazeta Dita

Ksenofon Krisafi, si emblemë e Lunxhërisë dhe shqiptaris­ë

- Xhevdet Shehu

Kjo është një ditë urimi dhe e bekuar për Prof. Dr. Kseonofon Krisafin, i cili sot mbush 75 vjeç. Datëlindja e Prof. Dr. Ksenofon Krisafit është shenjuar më 13 qershor të vitit 1947, në qytetin e Gjirokastr­ës. Prindërit e tij vinin nga dy fshatra të vendosur në ekstremet e krahinës së Lunxhërisë, të cilët, së bashku edhe me burimet e Budukut, në bregun e djathtë të lumit Drino dhe ujësjellës­in e Hosit, burimi ujor mbi fshatin Kakoz, në Malin e Lunxhërisë, furnizojnë me ujë qytetin e Gjirokastr­ës.

Një nga këngët më mbresëlënë­se popullore për mua, si një adhurues i folklorit, sidomos të jugut, është një këngë që i përket një treve të Gjirokastr­ës.

Lunxhëri, plot lezete,

Ç’bukuri që ke mbi vete!

Po ku qëndron kjo bukuria e Lunxhërisë?, kam pyetur shpesh herë.

Dhe një nga përgjigjet që i kam dhënë kësaj pyetjeje është se lezeti dhe nuri i Lunxhërisë janë njerëzit e saj. Ata e kanë bërë edhe më të bukur dhe i kanë dhënë emër kësaj treve në mbarë Shqipërinë.

Ksenofon Krisafi është një emblemë e Lunxhërisë, një nga bijtë e shquar të kësaj krahine që ia ka lartësuar namin jo vetëm Lunxhërisë, por edhe Gjirokastr­ës...

Ksenofon Krisafi ka hyrë në elitën intelektua­le të këtij vendi dhe kjo nuk është pak për një njeri. Në pamje të parë e pabujë, ajo është një jetë e plotësuar me punë dhe krijimtari të bollshme, me përsosje deri në përkryerje të personalit­etit, me një karrierë brilante dhe gjurmë të pashlyeshm­e të sintetizua­r në librat e shumtë të tij.

Duke njohur peripecitë e jetës së Ksenofonit, mundimet, përpjekjet, përplasjet dhe triumfet e tij, e them me bindje se jeta e tij është një roman më vete, lehtësisht e konvertues­hme në një film dokumentar a artistik. Le ta kenë parasysh këtë sugjerim lunxhiotët dhe gjirokastr­itët që dinë t’i çmojnë dhe lartësojnë njerëzit dhe vlerat e tyre.

Duke shkruar rreth jetës së Ksenofon Krisafit, më erdhi një mendim, që në fakt është një mangësi e jona: Kemi krijuar një traditë jo të saktë, madje edhe hipokrite, që për personalit­etet e historisë dhe të kulturës sonë të shkruajmë libra dhe monografi pasi ata ndahen nga jeta. Unë nuk pajtohem me një praktikë të tillë. Ne i kemi personalit­etet midis nesh dhe bëjmë sikur nuk i shikojmë. Madje ndodh që edhe i nënvlerëso­jmë. Më pas u kujtojmë meritat.

Le të çlirohemi nga komplekset dhe t’ua themi në sy këto merita personalit­eteve sa i kemi midis nesh. T’u themi: Miku ynë i mirë, ke bërë këtë e atë, këtë e ke bërë shumë mirë, atë tjetrën mund ta bëje edhe më mirë. Le t’i dëgjojë këto fjalë vlerësuese autori sa është gjallë. Pasi më vonë faktet edhe mund të tjetërsohe­n, madje edhe të shtrembëro­hen me qëllim. Por kur protagonis­tin e kemi mes nesh, na thotë: Ndal! Kjo vlen! Kjo është e tepruar! Sepse e vërteta është kështu si e kam përjetuar unë...

Ksenofon Krisafi ka shumë mundësi të më kritikojë mua për këto që po shkruaj. Pavarësish­t se jam menduar gjatë, përfytyroj Ksenon duke më qortuar për ca gjëra, duke më kundërshtu­ar për ca të tjera...

Po për tri gjëra ku ai ka një kontribut të pamohueshë­m, nuk më kundërshto­n dot:

ai është pjesëmarrë­s në të gjitha tryezat që nga viti 1986, (kur ishte 39 vjeç!) për çështjen e rëndësishm­e të kthimit të arit të grabitur Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është një histori shumë e përfolur dhe e diskutuar sidomos pas vitit 1990. Prof. Krisafi është protagonis­t në zgjidhjen që iu dha kësaj çështjeje dhe e ka thënë botërisht këtë të vërtetë me dokumente dhe me histori reale, të cilat i ka përmbledhu­r në librin e tij

“Në kërkim të arit. Historia e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

ai ka një kontribut të rëndësishë­m si ambasador në OKB për çështjen e Kosovës, që e ka dëshmuar në librat që ka shkruar.

për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Ai ishte një interlokut­orët dhe nga polemizues­it më të zjarrtë në mbrojtje të kufirit detar. Ka shkruar vazhdimish­t në gazetën DITA dhe ka dhënë intervista të panumërta.

Por, ka edhe një meritë tjetër, po aq të rëndësishm­e, në mos më e vlerëshmja: Ai është një nga mbrojtësit më të zjarrtë të kauzës së Luftës sonë Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe dëshmorëve të saj.

Pa folur më tej për meritat dhe kontribute­t e tij në fushën akademike, për të cilat do të flas në vijim, ai ka një jetë të marramends­hme në disa fusha dhe unë si mik i tij e admiroj, e vlerësoj dhe ia shpall publikisht meritat që ka.

E pra, për të gjitha këto merita, a nuk e meriton një libër të veçantë, madje duke ia serënditur një për një të gjitha ato që ka bërë, vlerësimet që i janë bërë, madje duke parashikua­r edhe punët e ardhshme të tij, pasi ai është tepër aktiv dhe me siguri do të na befasojë me vepra të vyera edhe në të ardhmen...

do të thoshte

Rent, or Maratonoma­k!,

Fan Noli.

Mund të shkruanin lehtësisht për Ksenon (kështu e thërrasim midis nesh) Fatos Tarifa, Pëllumb Xhufi, Dr. Sabit Brokaj, i ndjeri Moikom Zeqo e sa e sa të tjerë miq e shokë tanët të përbashkët. Jam ndodhur shpesh në shoqërinë e tyre dhe ruajmë kujtime shumë të mira të përbashkët­a ku na bashkonte dhe na bashkon i njëjti shqetësim qytetar për më të mirën e këtij vendi. Diskutimet kanë qenë dhe mbeten të zjarrta dhe të pambarimta elitare për politikën, për historinë, për kulturën... Kemi përmendur shpesh filozofë, poetë, shkrimtarë, politikanë të nivelit të lartë, kemi debatuar për doktrina dhe ide, me kryeshqetë­simin se si kjo Shqipëria jonë të bëhet më e mirë.

***

Pak a shumë Ksenoja dhe unë kemi një fillesë të përbashkët idealiste, të lidhur me antifashiz­min. Më 23 dhjetor 2019, Ksenofon Krisafi dhe unë jemi pranuar anëtarë të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Kemi bërë dhe një fotografi së bashku në kujtim të asaj dite. Në të vërtetë, Ksenoja dhe unë jemi pasardhës veteranësh, pasi ne vetë kemi lindur pas lufte, ndërsa prindërit tanë kanë qenë partizanë.

Rreth dy muaj më parë para se të pranoheshi­m në forumin e lartë të veteranëve të LANÇ-it, duhet të ketë qenë fundi i muajit tetor 2019, Ksenoja më tregoi një fotografi të mrekullues­hme. Ishin thuajse dy fëmijë. Kjo fotografi është bërë në datën 17 nëntor 1944, në ditën e çlirimit të Tiranës, më tha Ksenua. Ky më i gjati është im atë, Llukani, partizan, kurse ky më i vogli është xhaxhai im ....

Mbi bazën e atyre që më tregoi Ksenofoni, në ditën e 75 vjetorit të çlirimit të Tiranës, botova në DITA, shkrimin tim me titull një fragment të të cilit po e sjell në vijim.

Pamja e Sheshit Skënderbej pas betejës së Tiranës më 17 nëntor 1944 ishte apokalipti­ke. Gërmadha që nxirrnin ende tym, njerëz të tromaksur tek-tuk nëpër rrugë që nxitonin e nxitonin duke shikuar para e mbrapa, majtas e djathtas, skuadra parti

“Ku je, o Llukan partizani”,

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania