Gazeta Dita

Kur kampionëve u falet gjithçka

-

Shpesh kampionëve, njëlloj si yjeve të tjerë të artit, u falet edhe ndonjë e metë. Jo më kot ekziston edhe një postulat i vjetër, ndoshta sa vetë arti, që thotë pak a shumë se, në fund të fundit, një artisti i falet gjithçka. Historia e artit në përgjithës­i dhe e sportit në veçanti është e mbushur me episode kampionësh tekanjozë, të cilët, të ndërgjegjs­hëm apo jo për pazëvendës­ueshmërinë e tyre, jo rrallë kanë hedhur vickla, e madje edhe janë rebeluar ndaj bosëve të klubeve, të cilët i kanë paguar shumë shtrenjtë për t’i pasur në ekip. Mjafton të përmendet historia plot lavdi dhe telashe, e peripeci njëkohësis­ht, e një ylli, si: Maradona, për të kuptuar se nga dobësia që kanë për ta, bosët apo presidentë­t e klubeve, janë të predispozu­ar për të mbyllur një sy, sa herë ndodh ndonjë “sherr” me ta. Madje edhe njerëz të tillë me vullnet të hekurt, e të paepur para këtyre dobësive, janë përkulur para atyre që i mbajnë edhe vetë si idhuj. Kështu, për shembëll, ka qenë rasti i inxhinier Enzo Ferrarit, themeluesi­t të shtëpisë së famshme të Maranellos, që prodhon kokëkuqen mitike të “Formula 1”, i cili njihej për autoriteti­n e padiskutue­shëm të tij, që nganjëherë bënin të dukej edhe nopran. Inxhinier Ferrari, nga dobësia e madhe që kishte për “mantovanin fluturues” siç quhej ndryshe piloti i famshëm Tazio Nuvolari, nuk duronte që ndokush, t’ia kritikonte edhe kur ai nuk ishte në një ditë të mirë. Kështu, një ditë, kur njëri nga gazetarët sportivë duke folur për Nuvolarin, i cili ishte në fund të karrierës së tij, u shpreh se ylli i kampionit të madh po perëndonte, Enzo Ferrari iu përgjigj flakë për flakë duke i thënë: “Jo vetëm që teknika e tij është akoma më e mira dhe e paarritshm­e, por ajo që e dallon atë nga të tjerët është se ai nuk di ta tërheqë këmbën nga pedali i gazit, por di vetëm ta shkelë. Sigurisht-vazhdoi Enzo Ferrari,edhe ai kishte mangësi, si për shembull, një këmbë e kishte pak më të shkurtër dhe në dorën e djathtë i mungonte gjysma e një gishti, por ajo që i mungonte dhe që ai nuk e njihte fare ishte… frika…”.

49.

51.

53.

54.

55.

57.

60.

61.

64.

69.

71.

73.

76.

80.

82.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania