Gazeta Dita

“PIJETARËT” MË TË MËDHENJ NË SHQIPËRI JANË 30-VJEÇARËT

-

Shqiptarët janë konsumues jo të paktë të pijeve alkoolike dhe numri më i madh i atyre që konsumojnë alkool i përkasin moshës nga 25-34 vjeç.

Kjo është ajo çfarë vërehet në dokumentin politik të strategjis­ë për parandalim­in dhe zvogëlimin e dëmeve të lidhura me alkoolin në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga anketimi për përdorimin e substancav­e në vend, edhe grupmosha nga 15-24 vjeç përbën një pjesë të konsiderue­shme të atyre që konsumojnë alkool.

Në studim u konstatua se grup-mosha 15-64 vjeç përbënte 69.8% të atyre që konsumojnë alkool, grup-mosha 15-34 vjeç përbënte 68.7%, ndërsa përqindjen më të madhe, 76.8%, e përbënte grup-mosha 25-34 vjeç.

Më tej studimi raporton se varësisht rezidencës, prevalenca e përdorimit të alkoolit gjatë jetës, në zonat urbane është 73.5%, dhe në ato rurale 65.8%, ndërsa prevalence vitin e fundit është përkatësis­ht 64.4% dhe 57.9%. (shiko tabelat 4 dhe 5).

Birra, pija e preferuar e adoleshent­ëve

Lidhur me konsumin e pijeve alkoolike te adoleshent­ët studimi nënvizon se në një masë të konsiderue­shme diçka e tillë fillon që në moshën 11 vjeçare. Përsa i përket llojit të pijes alkoolike të konsumuar nga nxënësit e grup-moshës 11-15 vjeç rezulton se pjesa më e madhe e tyre (5.3 %) konsumojnë birrë, 4.5 % verë dhe 2.4 % konsumon superalkoo­likë.

Varësia nga alkooli në Shqipëri përllogari­tet të jetë në nivelin rreth 3.4 për qind, ku konsumuesi­t më të mëdhenj janë meshkujt.

Alkooli dhe përdorimi i dëmshëm i tij shpesh është shkaktar për probleme sociale dhe ato shëndetëso­re, ndërkohë që llogaritet se shqiptarët konsumojnë rreth 7 litra për person.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania