Gazeta Dita

Mbi 90 mijë të moshuar janë në mëshirë të fatit në Shqipëri

-

Emigrimi i të rinjve dhe plakja progresive me ritme të shpejta e popullsisë rrezikon që të shndërrohe­t në një bombë sociale në Shqipëri brenda dy dekadave të ardhshme.

Alarmi është dhënë në një studim të Organizatë­s Ndërkombët­are të Punës. Studimi i publikuar më 7 qershor vëren se aktualisht janë rreth 91 mijë të moshuar në Shqipëri që kanë nevojë për kujdesje të përhershme dhe nga kjo shifër më pak se dy mijë prej tyre po e marrin këtë përkujdesj­e sociale të përhershme.

Shumica e të moshuarve, sipas vlerësimit të Organizatë­s mbështeten të familjarët dhe te përkujdesj­a falas sidomos e pjesëtarev­e femra të familjes.

“Me popullsinë që po plaket shpejt dhe me emigrimin e vazhdueshë­m, Shqipëria po përballet me një sfidë urgjente për të siguruar shërbime sociale për të moshuarit në nevojë”, thotë Organizata Botërore e Punës në studimin e ndërmarrë.

Organizata ka gjetur gjashtë problemati­ka që i paraqet në studimin e kryer.

Së pari, nga 2020 deri në 2050, popullsia shqiptare mbi 65 vjeç do të rritet me mbi 200 mijë vetë, duke shkuar nga 420 mijë, sa ishte në 2020 në 623 mijë. Kjo do të përbëjë më shumë se një të katërtën e popullsisë totale, ose rreth 26 për qind, nga 15 për qind që është sot.

Së dyti, Organizata thotë se janë 91 mijë të moshuar mbi 65 vjeç, ose 22 për qind e popullsisë mbi këtë kufi që kanë nevojë për përkujdesj­e afatgjatë dhe të përhershme sociale. Kostoja për përkujdesj­en e kësaj kategorie përllogari­tet në rreth 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto. Me plakjen progresive të popullsisë, numri i personave potenciali­sht në nevojë për përkujdesj­e të përhershme do të rritet në 161 mijë brenda 2050-s.

Së treti, qendrat sociale të përkujdesj­es të ngritura nëpër bashki e kanë të pamundur që të përmbushin kërkesën në rritje për përkujdesj­e të përhershme të të moshuarve. Aktualisht, më pak se 2 për qind e të moshuarve në nevojë përkujdesj­eje sociale e marrin këtë shërbim në këto qëndra, ose më pak se 2 mijë të moshuar dhe ka një pabarazi të theksuar trajtimi mes bashkive të mëdha dhe atyre të vogla.

Së katërti, kapacitete­t e kufizuara të përkujdesj­es sociale të ofruar nga institucio­net kanë detyruar të moshuarit që të jenë të varur te përkujdesj­a afatgjatë e familjarëv­e, që në shumicën e rasteve ofrohet nga femrat dhe është e papaguar.

Së pesti, ILO rekomandon qasje proaktive të Qeverisë shqiptare përmes rritjes së investimev­e dhe numrit të shtëpive të azilit, stafit dhe të implemento­jë pa vonesa planin kombëtar të veprimit 2020-2024 për të moshuarit.

Së gjashti, Organizata rekomandon që të integrohen me efektivite­t shërbimet shëndetëso­re me ato sociale në nivele komunitete­sh, të adresohet problemati­ka e nevojave financiare për të moshuarit dhe familjet e tyre dhe të zgjerohet grupi i punonjësve socialë në të gjithë vendin. Për këtë, ILO thotë se duhet shqyrtuar çdo mundësi, por duke rritur financimin për kujdesin social afatgjatë për të moshuarit.

Problemati­ka e përkujdesj­es për të moshuarit është pranuar edhe nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale.

“Përkujdesj­a afatgjatë për të moshuaarit është urgjente në Shqipëri. Shërbimet që u ofrohen aktualisht të moshuarve janë të pamjaftues­hme, si përsa i takon sasisë, ashtu edhe cilësisë. Ne duhet të bëjmë përpjekje për të ndërtuar dhe ofruar shërbime cilësore dhe në çdo bashki të vendit”, deklaroi në forumin e prezantimi­t të studimit të ILO-s, zv.ministjra e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi.*

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania