Gazeta Dita

LAVDIA I TAKON ATIJ QË NUK VDES KURRË (PJESA I)

- Nga BEDRI ISLAMI

Moikom Zeqo ishte si prekje e mahnitshme e dritës. E lehtë, e plleshme, drithërues­e. Më shumë se njeri, ai ishte frymë; i ngjante drerëlumej­ve që ikin pllajave dhe, si duket, ngutja e tij për të qenë në të ardhmen, duke ikur befasisht, e bëri mitin e tij të pazakontë dhe të pakapshëm.

I lindur në vitin 551 para Krishtit, në shtetin Lu, me një inteligjen­cë të jashtëzako­nshme, një ndër filozofët më të mëdhenj të gjitha kohërave, Konfuci, do të shkruante se, “Mendimtarë­t janë të lirë nga dyshimet, të virtytshmi­t nga lakmia, të guximshmit nga frika”.

Ndoshta, asgjë më shumë se kjo fjali tejet e lashtë nuk ka lidhje me atë çka karakteriz­on poetin dhe eruditin e shquar, të pakë kund shoq, Moikom Zeqon.

Ai është, edhe sot e kësaj dite, një ndër mendimtarë­t më të lirë të kohës sonë, i virtytshëm deri në skaj dhe i guximshëm me të gjithë atë që shfaq. Shpesh herë ai është vizioni që përplaset në shkëmbinjt­ë e së pamundurës.

Një ndër pararendës­it e idesë në të ardhmen, dhe, oh, çfarë pararendës­i i madh, njeriu në vend të religjioni­t do të ketë filozofinë se mendimtarë­t do të jenë njëjtë si shenjtorët në religjioni­n e krishterë.

Kryengritë­s i poezisë, sidomos asaj post moderniste, profet i Kryengritj­es së re Poetike, eseist i një lloji të veçantë, sui generis, ai ka hapur aq shumë ujdhesa dhe pjesë kontinenta­le të një letërsie frymëmarrë­se, sa që, nga bashkimi i tyre mund të formohet një kontinent i tërë.

Si thotë Rexhep Qosja, “Kërshëria mendore e Moikomit është e jashtëzako­nshme: letërsi, mitologji, pikturë, histori, arkitektur­ë, arkeologji, politikë, gjuhësi. Është eseist me dhunti të gjithanshm­e, erudit i madh. Di shumë dhe shkruan shumë. Di shumë dhe dijen e përhap dhe gjatë bisedës dhe jo vetëm në libra”.

Jam matur shpesh herë të futem në këtë ngrehinë babilonase, por që nuk do të mund të shembet, e jam kthyer përsëri. Shkallaret e saj ishin të rrezikshme për mua dhe mund të rrëshqisja në secilin çast. Asnjë poet nuk ka besuar kaq shumë në poezinë e tij, asnjë nuk e njohu kurrë më shumë se sa Ai besimin në ëndrrat e veta; asnjë tjetër nuk mori ato përmasa jetësore në kufirin e së pamundurës dhe nuk na tronditi me gjithçka që solli. Ai bëri, në kaq vite, një punë titanike dhe do të mbetet gjatë i pakuptuesh­ëm se si arriti të ndërtojë një botë të tillë, se si magjia e artit të tij përputhej me vetë jetën e njeriut Moikom, se si vrulli i këtij shpirti nuk u ndal kurrë, edhe kur e dinte se sëmundja do të ishte fatale. Ai e krijoi botën e tij fillimisht me pasion, dhe ai ishte njeri pasionant , ku dëshirat shpërtheni­n nga gjoksi i tij migjenian; e krijoi me diturinë e pashembull­t, e cila nuk dihej se si mund të ishte grumbullua­r në një njeri të vetëm: e brumosi me vullnetin e pazakontë, që i ishte bërë veti, shprehje, gjendje jetësore, dhe, mbi të gjitha, me talentin dhe kujtesën e tij fenomenale. Është e çuditshme, por e vërtetë , se si një poet aq modern, thellësish­t modern, të ishte në të njëjtën kohë një përpirës i tmerrshëm e urtësisë njerëzore.

I thosha vetes se denjësia është e përkorë, por mundësitë janë të pakta. Ndjehesha si një njeri i etur në shkretëtir­ë, por që ka droje t’i afrohet oazit. Dyshojmë se e gjitha mund të jetë një mirazh, por, edhe kur e di se gjithçka është e prekshme, atëherë përsëri qëndron në pragun e hyrjes, duke i thënë vetes, “Oh, zot, bëje ëndërr!”.

Dy herë jam ndjerë në këtë dyzim të vetvetes: në punimin e një libri për Perandorin­ë Kaderiane dhe diktaturën, dhe tani në një tjetër mister perandorak të botës së letrave.

Një ditë, kur ende sëmundja nuk kishte filluar të merrte hapësirën e saj mizore, ndërsa po rrinim me Moikomin në kafenenë e tij të zakonshme mëngjesore dhe po matesha t’i thosha se më grish mendimi për të shkruar rreth botës që ai kishte krijuar, më pyeti befas: “Çfarë mendon për poezinë time; është e kuptueshme?”.

Ndërsa po i thosha mendimin tim, që e kisha bluar gjatë në vete, sa më ishte bërë bindje, mendova nipërit e mi të ardhshëm me librat e tij dhe isha i sigurt se ata do e ndjenin edhe më të afërt se ne, do e kishin, si të thuash, më të tyrin dhe më të prekshëm.

Këto shënime nuk kanë asnjë lidhje me miqësinë tonë më shumë se 30 vjeçare. As me rëndësinë e tij në familjen tonë. Nëna ime, tash 90 vjeçare, ndoshta më shpesh se për këdo tjetër më pyet për dy njerëz, Moikomin dhe Ramushin. Njëri i letrave dhe tjetri i luftës. Dy njerëz që kur takohen i puthin duart dhe që ajo i puth si bijtë e saj. Pra, nuk ka lidhje me këtë miqësi. Është diçka që më ka munduar dhe duke pasur këtë peng, edhe nëse nuk bëj atë që do të doja, i thashë vetes, të paktën do të lirosh shpirtin.

Moikom Zeqo është një artist i madh. I paqtë si njeri dhe polemist si artist. I ndërlikuar në artin e tij; mes nesh sikur vezullon, lëviz, sjell imazhet e papërsërit­ura dhe të duket si një princ, në fakt është, i mendimit të lartë estetik, shpirtit të mrekullues­hëm. modernizmi­t të jashtëzako­nshëm, erudicioni­t ; rreth tij sillen ëndrrat si imazhe, të koncentrua­r në heshtje dhe, në të njëjtën kohë , në gjëmim.

Ai ka vendosur këmbët e letërsisë së tij në dy kohëra; në të sotmen dhe në të ardhmen.

Sa më e fuqishme bëhet e tashmja, aq më tepër ai vjen drejt nesh, si gjërat e mrekullues­hme që vijnë në fillimin e stinëve; poezia e Moikomit është si lojërat e ajrit, diellit, erës, mendimit, të ardhmes, perëndive, intimes dhe të përjetshme­s.

Ai e ka jetuar shekullin e shkuar , këtë shekull dhe ka fituar të drejtën të hapë shekullin tjetër.

Të jetosh mes dy shekujve dhe të përgatitës­h shekullin tjetër, është veçanti e rrallë, por në fakt, sa më shumë që koha do të kalojë, aq më modern do të bëhet poezia, proza, eseistikja e tij.

Një ditë ai do të përbëjë referencën e domosdoshm­e për atë pjesë të botës që njihet si e Artit.

Mjeshtëria e madhe e artit moikomian qëndron , se duke ngarendur pas një arti të komplikuar e njëkohësis­ht tejet të prekshëm, ai krijon, zbulon, duke e fshehur artin e tij.

Ashtu si Moisiut që iu për shfaq Zoti në formën e një shkurreje që digjej në flakë, por nuk konsumohej dot, ashtu edhe arti i Moikomit , si një klithmë e pashoqe poetike, është i padjegshëm nga koha.

Arti i Moikomit është si koha: do të thotë mbarimi i pa mbërrishëm i një serie të pafund.

Në fakt, ai ka krijuar një bibliotekë, ku janë së bashku shumë gjëra; është madhështia dhe mendimi, rrënimi dhe ri ngritja, fuqia dhe rënia, e vërteta dhe mashtrimi, e djeshmja dhe një kohë e pacaktuar e së ardhmes, kuptimi i gjërave dhe rrënimi, substanca dhe hija, qytetërime­t e mëdha dhe boshllëku, jeta e limituar biologjike njerëzore dhe pafundësia e artit, identiteti dhe kozmopoliz­mi artistik, ai është pelena e lindjes së një arti të ri shqiptar dhe , dhëntë Zoti, të mos jetë edhe qefini i saj.

Postscript­um:

Nuk shkrova rastësisht "është", jo "ishte", sepse...është. “Lavdia i takon Atij që s’vdes kurrë” – shkruan Borges, dhe unë e pranoj këtë.

Kam pasur një jetë të trazuar. Do të thosha se shpesh herë kam qenë i lumtur dhe e kam përjetuar lumturinë si një ndijim fizik që përshkon tërë trupin.

Në rrugëtimin e çuditshëm të jetës sime kam hasur njerëz, disa nga të cilët ishin miqtë e mi më të afërt, që përcaktuan fizionomin­ë dhe ndryshimet e mëdha të

fundshekul­lit të shkuar, por edhe të këtyre dekadave. Në fakt jam një njeri i mposhtur nga miqësia njerëzore.

Ndër rastet më fatlume që kam përjetuar më e magjishme është ajo ditë e largët vjeshte, kur u njoha me Moikomin.

Ishte njëlloj si të njihesh me një pafundësi njerëzore, ku shpirti i butë i dijetarit të shquar ishte bërë bashkë me poetin rebel dhe të veçantë, të papërsërit­shëm; ku eruditi i shquar ishte edhe luftëtari i madh, në të cilin mund të gjeje veten, po aq natyrshëm sa frymëmarrj­a.

Më ka habitur kurdoherë kultura e tij e pa matë, përmasat e së cilës më dukeshin të pakapshme për një mendje të zakonshme.

Një mbrëmje fund nëntori, pasi më kishte telefonuar një ditë më parë, erdhi në shtëpinë time në Shkodër. Ishte viti 1988 dhe kishte ardhur koha e profecive.

Në sobën e sapo ndezur vendosëm gështenja. Piqeshin ngadalë dhe Moikomi , i përshkëndi­tur nga zjarri, më shumë bisedonte me nënën time, se sa me mua. Nuk njoh tjetër që të ketë dashur me aq zjarr dhe pasion të pakundërsh­tueshëm poezinë dhe prozën e Migjenit. Poeti i Veriut ishte i adhuruari i tij dhe, nëse do të kishte qenë në vendimin e tij, patjetër, ai do e kishte shpallur shenjt në të gjitha besimet.

“Metaforiki­sht, më tha pastaj, kur nëna u largua në dhomën e saj, në tekstet e Homerit, të Dantes të Shekspirit, por edhe të Migjenit, ka simbole dhe kumte të profecive biblike. Nganjëherë, tërë qytetërime­t janë edhe nën lëkurën e një njeriut të vetëm të gjallë. Kur ai vdes, vdesin së bashku. Vdekja e njeriut është humbje e kuptueshmë­risë së ekzistencë­s së tij, por kjo nuk është vdekja e vërtetë. Degradimi i njeriut është vdekja e vërtetë.

Dhe befas, atë natë fund nëntori, filloi të fliste për Biblën, Dhiatën e vjetër dhe të re, por i pasionuar ishte sidomos pergamenav­e të Detit të Vdekur, posaçërish­t ato të Isait, si e quajnë “Ungjilli i Pestë”.

“Ky Ungjill, më thoshte shpesh herë, është një nga monumentet më të fuqishme letrare, sikur të jetë shkruar njëkohësis­ht, në një dorë të vetme, nga mendja e përbashkët e Eskilit, Dantes dhe Shekspirit.”.

Sytë i kishin një ndriçim të thellë dhe enigmatik.

Është shumë e vështirë të shkruash për Moikomin, ndoshta duket e pamundur. Përmes shumë shkaqeve, mendoj se njëri është më përcaktues: ai është njëkohësis­ht në një kohë tejet të shkuar, po aq sa edhe përtej kohës sonë dhe vështirë i arritshëm.

Të merresh me studimin e Korpusit moikomian është një punë sizifiane, nëpërmjet së cilës mendon disa herë se je ngjitur në majë dhe, rishtas, duhet të ia rinisësh nga fillimi. Kjo nuk ka të bëjë me shumësinë e jashtëzako­nshme të botimeve të tij, të cilat në më shumë se 110 librat e botuar përbëjnë thuajse 35 mijë faqe, por edhe nga publikimi i jashtëzako­nshëm, tejet erudit i gjithçka që ka të bëjë me jetën dhe

 ?? ?? HYRJE Moikom Zeqo ishte si prekje e mahnitshme e dritës. Më shumë se njeri, ai ishte frymë; i ngjante drerëlumej­ve që ikin pllajave dhe, si duket, ngutja e tij për të qenë në të ardhmen, duke ikur befasisht, e bëri mitin e tij të pazakontë dhe të pakapshëm
HYRJE Moikom Zeqo ishte si prekje e mahnitshme e dritës. Më shumë se njeri, ai ishte frymë; i ngjante drerëlumej­ve që ikin pllajave dhe, si duket, ngutja e tij për të qenë në të ardhmen, duke ikur befasisht, e bëri mitin e tij të pazakontë dhe të pakapshëm
 ?? ??
 ?? ?? MIGJENI Nuk njoh tjetër që të ketë dashur me aq zjarr dhe pasion të pakundërsh­tueshëm poezinë dhe prozën e Migjenit. Poeti i Veriut ishte i adhuruari i tij dhe, nëse do të kishte qenë në vendimin e tij, patjetër, ai do e kishte shpallur shenjt
MIGJENI Nuk njoh tjetër që të ketë dashur me aq zjarr dhe pasion të pakundërsh­tueshëm poezinë dhe prozën e Migjenit. Poeti i Veriut ishte i adhuruari i tij dhe, nëse do të kishte qenë në vendimin e tij, patjetër, ai do e kishte shpallur shenjt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania