Gazeta Dita

Reforma Territoria­le, PS drejt “shkrirjes” së qarqeve, hedh idenë e rajoneve

Teksa bëri të ditur që komisioni do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani reforma territoria­le, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve

-

Kryetari i grupit parlamenta­r të PS-së, Taulant Balla u shpreh dje se pas miratimit në Kuvend, sot do të nisë punën Komisioni i Reformës Territoria­le.

Teksa bëri të ditur që komisioni do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani reforma territoria­le, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpuno­jnë me njera tjetrën në nivel rajonal.

“Është dakordësua­r mbajtja sot e mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoria­le ku grupi i punës do të hartojë një projekt. Është e rëndësishm­e që ky komision të bëjë një hulumtim të punës së deritanish­me.

Zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Komisioni të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një bashkëpuni­m rajonal mes bashkive.

Në kuadër të procesit të integrimit europian, organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre në nivel rajonal”, u shpreh Balla. Balla tha se në pikëpamjen e tij si qytetar dhe jo si politikan, 61 bashkitë që janë sot në vend, janë një numër më i madh duke parë shpenzimet e jashtëzako­nshme nga taksat e qytetarëve që shkojnë aktualisht dëm.

Balla tha: “Besoj që këto 7 vite, kanë konfirmuar një përmirësim të shërbimeve publike në dobi të qytetarëve. A ka vend për përmirësi?

Besoj që kryeminist­ri ka qenë i qartë në kërkesën dhe llogaridhë­nien e kryetarëve të bashkive dhe i bashkohem apelit për përmirësim.

Por e vërteta është se ku ishim dhe ku jemi diferenca është shumë e madhe. Deputetët duhet ta shohin si një detyrë ndaj qytetarëve dhe jo partiake.

Vlerësimi im është që qarqet në modelin aktual kanë humbur peshën e tyre dhe dhe të gjejmë një mënyrë për të shkuar me një organizim më të mirë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania