Gazeta Dita

Kuvendi i Kosovës voton në parim projektlig­jin për rritjen e pagës minimale

-

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektlig­jin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale.

Projektlig­ji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Ky projektlig­j është kundërshtu­ar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shkak të mospërfshi­rjes së tyre në rritjen e pagës minimale.

Për këtë arsye, ata kanë organizuar edhe një protestë para Kuvendit të Kosovës, më 6 qershor.

Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësis­ht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë shuma që marrin ata.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nga viti 2017 – kur edhe është bërë një plotësimnd­ryshim i Ligjit për veteranët e luftës – ndërlidhja e pensionit të tyre me pagën minimale nuk parashihet më.

Projektlig­ji i miratuar është kundërshtu­ar edhe nga partitë opozitare në Kosovë. Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ai nuk ka ndonjë ndikim te punëtorët.

“Në shumicën e sektorit privat, paga minimale ka arritur në 250 euro. Po të ishte paga minimale në propozimin tonë që e kemi pasur – prej 370 eurosh neto – atëherë do të kishte diskutim. Në kuadër të këtij ligji është po ashtu një nen, i cili e largon një kategori (veteranët) nga lidhja me pagën minimale”, tha Tahiri.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu” kanë vlerësuar se pa përfunduar procesi gjyqësor lidhur në rastin “Veteranët”, pastrimi i listës së veteranëve nuk mund të bëhet.

Gjykata e Apelit, më 26 prill të vitit 2022, ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”.

Në akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ishte konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, u ngrit dyshimi se për 19.500 persona është dhënë statusi i veteranit në mënyrë të paligjshme.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare nga Qeveria e Kosovës, statusin e Veteranit Luftëtar e kanë 53,188 persona, kurse, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistika­ve të Kosovës, 37,006 janë përfitues nga skema për veteranët e luftës. Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011.

Shuma e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania