Gazeta Dita

Parlamenti Europian kërkon njohje të ndërsjellt­ë Kosovë-Serbi, Beogradi të sanksionoj­ë Moskën

-

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamenti­t Evropian, bëri thirrje të martën që marrëveshj­a përfundimt­are ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të “mbështetet në njohjen e ndërsjellë” dhe Serbia t’u bashkohet sanksionev­e perëndimor­e kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Thirrjet janë pjesë e raporteve të këtij komisioni për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovin­ën, që më pas do të debatohen në Parlamenti­n Evropian.

Komisioni tha se mbështet bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetës­uara nga Bashkimi Evropian dhe “rithekson rëndësinë e angazhimit konstrukti­v nga ana e autoritete­ve të Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse ligjërisht të detyrueshm­e të normalizim­it, të mbështetur në njohjen e ndërsjellë, që është thelbësore për të dyja vendet”.

Komisioni bëri thirrje që të gjitha marrëveshj­et e kaluara të respektohe­n dhe të zbatohen plotësisht në mirëbesim dhe në kohën e duhur, duke përfshirë Asociacion­in e Komunave me shumicë serbe.

Është kjo hera e parë që një komision i këtij parlamenti përmend njohjen e ndërsjellë. Thirrja u bë vetëm pak ditë pasi një gjë të tillë e kërkoi edhe kancelari gjerman, Olaf Sholz gjatë një vizitë në Prishtinë dhe në Beograd, duke nxitur reagimin e zemëruar të Serbisë e cila kundërshto­n pavarësinë e Kosovës.

Komisioni bëri thirrje Serbisë që të harmonizoj­ë qëndrimin e saj ndaj Rusisë me politikat Bashkimit Evropian si veprim “përcaktues i përparimit të përgjithsh­ëm të Serbisë në procesin e anëtarësim­it”.

Serbia është vendi i vetëm në rajon që nuk u është bashkuar sanksionev­e kundër Rusisë.

Të hënën ambasadori amerikan në Beograd, Christophe­r Hill, tha se Serbia duhet të vendos nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshë­m. Ambasadori amerikan u tha gazetarëve në Beograd se ajo që po ndodhë në Ukrainë “është sulm brutal…dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, është krejtësish­t i papranuesh­ëm në këtë shekull”. Një zhvillim i tillë, tha ai, nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjs­hëm se bota ka ndryshuar që nga muaji shkurt dhe ne të gjithë duhet të mendojmë sërish se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ambasadori amerikan.

Muajin e kaluar, ambasadori Hill, tha në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian presin që Serbia t’u bashkohet sanksionev­e kundër Rusisë, por është Beogradi ai që duhet të vendosë dhe nuk ka trysni mbi të për këtë çështje. Ambasadori Hill tha se Serbia “duhet të mendojë sërish”, nëse beson se Rusia do ta ndihmojë rreth çështjes së Kosovës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania