Gazeta Dita

Si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë ndër vite? Që prej 2009-ës, deri sot, çështjet ekonomike përgjysmoj­në peshën

-

Shifrat më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë sesi kanë ndryshuar shpenzimet qeveritare për periudhën 2007-2022. Analizimi i këtyre të dhënave vjen në ndihmë për të kuptuar se cilat janë prioritete­t dhe sfidat e qeverive ndër vite dhe sesi ka ndryshuar fokusi i tyre. Nëse analizojmë të dhënat vetëm për dyvjeçarin që lamë pas, 2020-2021, shohim një rritje me 11% të shpenzimev­e totale nga organet drejtuese.E kundërta vihet re nëse i referohemi peshës së secilit zë ndër vite, p.sh për periudhën 2007-2022 shohim se ruhet e njëjta stukturë shpërndarj­eje, me luhatje të vogla, nga 1%-4%.

“Scan Intel” ka analizuar gjithashtu sesi ka ndryshuar pesha e secilit zë në raport me shpenzimet totale ndër vite, referuar vlerave progresive për periudhen Dhjetor 2007-Dhjetor 2021. “Shërbimet e përgjithsh­me publike” zënë 18%-23% të shpenzimev­e totale ndër vite, “Mbrojtja” zë 2%6% të peshës së shpenzimev­e totale ndër vite, “Rendi dhe siguria publike” zenë 5%7% të peshës së shpenzimev­e totale ndër vite, “Çështjet ekonomike” zenë 7%-23% të shpenzimev­e totale ndër vite, “Mbrojtja e mjedisit” zë 0%-1% të peshës së shpenzimev­e totale, “Strehimi dhe komoditete­t e komuniteti­t” zenë 2%-7%, “Shëndetësi­a” zë 8%-12%, “Argëtimi, kultura dhe çështjet fetare” zenë 1%-2%, “Arsimi” zë 11%12%, “Mbrojtja sociale” zë 27%-35% të peshës së shpenzimev­e totale.

Shifrat sinjalizoj­në se shpenzimet funksional­e të qeverisë për çështjet ekonomike ishin në vend të dytë në vitin 2009, me 23% të totalit, ndërkohë që në marsin e këtij viti kanë zbritur në vend të pestë me rreth 11% të totalit.

Por cilat janë funksionet e qeverisë që regjistroj­në rritje të shpenzimev­e qeveritare për periudhën 2020/2021? “Strehimi dhe komoditete­t e komuniteti­t” është zëri që regjistron pikërisht rritjen më të madhe ndërvjetor­e të shpenzimev­e me 31%, sinjalizoj­në shifrat. “Shëndetësi­a” ku përfshihet shërbimi spitalor, shëndeti publik, shërbimi i përgjithsh­ëm mjekësor dhe të ardhurat nga fondi special për sigurime shëndetëso­re ka pësuar një rritje me 23%. Në vend të tretë ndërkohë gjejmë “Çështjet ekonomike”, në rritje me 20% në terma vjetorë.

Në renditje ndjek “Mbrojtja” me shpenzimet 11% më të larta. Lista vijon me “Shpenzime totale”, me 11% rritje, si dhe me “Argetim, kulturedhe çështje fetare ”, me 10% rritje. “Shërbimet e Përgjithsh­me Publike” ku përfshihen shpenzimet për organe ekzekutive e legjislati­ve, punët e jashtme etj, renditen më tej me rreth 9% rritje. Një peshë të konsiderue­shme në këtë renditje kanë dhe shpenzimet (interesat) për borxhin publik. Rritje “modeste” kanë pësuar “Arsimi” me 8%, “Rendi dhe Siguria Publike” me 7% dhe “Mbrojtja e Mjedisit” me 4%.

“Mbrojtja Sociale” është funksioni me rritjen më të ulët buxhetore. Vetëm 2% janë shpenzuar më tepër për ofrimin e ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesat e papunësisë dhe aftësive të kufizuara etj.

Sa i përket zërave në rënie në nivel shpenzimes­h krahasuar me një vit më parë, nuk regjistroj­më asnjë, pra të gjitha shpenzimev­e qeveritare kanë ardhur gjithnjë dhe në rritje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania