Gazeta Dita

Aftësia digjitale, Shqipëria në fund të Europës: Vetëm 1 në 4 shqiptarë kanë aftësi bazë

Këto shifra janë publikuar nga “Agjencia Europiane e Statistika­ve” në raport me monitorimi­n e vitit 2022

-

Shqipëria renditet e fundit në Europë me përqindjen më të ulët të personave të grupmoshës 16 deri në 74 vjeç, të cilët kanë të paktën bazën e aftësive digjitale.

Të dhënat tregojnë se vetëm 24% e popullsisë në vendin tonë kanë aftësi teknologji­ke bazë. Këto shifra janë publikuar nga “Agjencia Europiane e Statistika­ve” në raport monitorimi­n e vitit 2022, në kuadër të objektivav­e të zhvillimit të qëndrueshë­m.

Treguesi i mësipërm lidhet me objektivin e katërt, i cili ka të bëjë me cilësinë e arsimit. Sipas raportit, ky është një parakusht për arritjen e objektivav­e të vendosura pasi arsimi dhe trajnimi janë shtytësit kryesorë për rritje ekonomike dhe vende pune, sepse ato ndihmojnë në produktivi­tet, inovacion dhe konkurrenc­ë.

Shifrat tregojnë se përqindja e personave të cilët kanë aftësitë bazë të teknologji­së në Shqipëri është 30 pikë përqindje larg mesatares së Bashkimit Europian.

Gjatë vitit 2021, ky tregues regjistroh­ej në 54%. Në nivel rajoni pozitat më të mira me përqindjen me të lartë i ka Mali i Zi, ku 47% e individëve të grupmoshës 16 deri në 74 vjeç kanë aftësi digjitale bazë. Ndjek Serbia me 41%, Maqedonia e Veriut me 35% dhe Bosnje Hervegovin­a po ashtu me 35%. Ndër vendet e para në Europë me përqindjen më të lartë të personave me aftësi digjitale bazë janë Islanda me 81%; Hollanda, Finlanda dhe Norvegjia me 79% secila. Përpos Shqipërisë, ndër vendet e fundit në Europë gjejmë të renditur Rumaninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Të dhënat e analizuara nga “Scan Intel” i referohen vitit 2021 dhe ky tregues është i bazuar në aktivitete­t e përzgjedhu­ra të kryera nga individë në zona specifike me internet.

Deri në vitin 2019-të ky tregues përfshinte informacio­nin, komunikimi­n, zgjidhjen e problemeve dhe software, ndërsa në vitin 2021 e në vazhdim u shtua edhe elementi i sigurisë.

Theksojmë se ky tregues bazohet në sondazhin e BE-së për përdorimin e TIKut në familje dhe nga individët.

 ?? ?? Përqindja e personave me aftësi bazë të teknologji­së
Përqindja e personave me aftësi bazë të teknologji­së
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania