Gazeta Dita

Vrasja e Pjerin Xhuvanit për votat, policja e plagosur rindërton skenën e krimit

Prokuroria rikthen në vendngjarj­e dhe rrethon me shirita zonën ku ndodhi përleshja mes kapmeve politike, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Efektivja Xhensila Sota rrëfen pozicionet e të dyshuarve, viktimës, skenën e ngjarjes që pa në krye të

-

Prokuroria e Elbasanit u rikthye dje në vendin ku u ekzekutua më shumë se një vit më parë, ish-zyrtari i lartë vendor, Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit, ku i arrestuari dhe pandehuri Arbër Paplekaj, ish-efektiv policie, qëlloi për vdekje në shkëmbim zjarri mes dy palëve pikërisht Xhuvanin, që u raportua se shkoi që të shuante gjakrat mes kampeve politike, kurse mbetën të plagosur 4 persona të tjerë, mes tyre një efektive policie. Dhe ka qenë pikërisht efektivja që mbeti e plagosur, Xhensila Sota, e cila tregoi dje për kolegët dhe hetuesit, ngjarjen për grupin hetimor, duke vlerësuar pozicionet e gjithëseci­lit, vendet dhe lëvizjet, kë pa duke qëlluar dhe ku ndodhej viktima. Prokurori i çështjes, Ridvan Suka, ka rindërtuar nga e para skemën e vrasjes, teksa në zonë u vendos edhe shiriti i policisë “skenë krimi”. Nuk dihen arsyet e kësaj procedure, nëse dikush tjetër ka dhënë rrëfim plotësues që rrëzonte të parin, apo ka paqartësi në skenë-ngjarje.

Sota mësohet se tregoi me detaje atë që ka parë në atë ditë pune, aspak të zakonshme për të, ndërsa u plagos në krye të detyrës, e njoftuar për të shtënat në zonë. Duket se rihetimi i çështjes vjen dhe pas deklaratav­e të Nuredin Dumanit, ku bëhet me dije se ky i fundit ka nxjerrë pista të reja që mund të hedhin dritë mbi krimin, megjithatë, ky informacio­n nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill, pak ditë para zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatik­e në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzu­a në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojt­je pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një strukture të armatosur, të vetëshpall­ur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatue­se në vend.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania