Gazeta Dita

Avokatët varin pelerinat në kangjella, bojkotohen 800 gjyqe

-

Dërgimi i draftit me vetëm 13 gjykata rrethesh, 1 Apeli dhe 2 Administra­tive ka revoltuar avokatë dhe qytetarë. Solidarizo­hen të gjithë, paralizohe­t sistemi gjyqësor. Marrin pjesë vetëm në seancat e masave të siguisë. Kërkojnë reflektimi­n e Qeverisë dhe që të gjendet zgjidhje e moderuar, qytetarët kanë shumë kosto

Pelerinat e zeza nisin bojkotin katër ditor të paralajmër­uar nga Dhoma e Avokatisë, në të gjithë vendin, duke lënë për ditën e djeshme 800 procese gjyqësore pezull, teksa do të mbyllet të premten më 17 qershor. Kjo nismë ekstreme erdhi në kundërshti të hartës së re gjyqësore, teksa avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia, tha dje se bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi. Ai ka bërë me dije se “deri më tani nuk është menduar për të shkuar deri në Gjykatën Kushtetues­e, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë”. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar draftin, i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokuroris­ë, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Ministrisë së Financave, me 13 gjykata të para, një Apel dhe 2 Administra­tive. Kjo hartë ka lënë të pakënaqur avokatët, pasi e cilësojnë si abuzive, të padrejtë dhe me kosto për qytetarët. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Dhoma kërkon shtimin e disa gjykatave të apelit në qarqet e mëdha, si Vlora, Elbasani apo Fieri dhe disa të rretheve më të largëta. Por si u paraqit situata dje nëpër gjykata.

Tiranë dhe Durrës

Në gjykatat e Tiranës, GJKKO, Dhoma Penale, Civile, Apeli Tiranë dhe Administra­tive ishin planifikua­r të zhvillohen 215 procese gjyqësore, të cilat nisnin prej orës 08:00 deri në 15:30. Të gjitha u pezulluan me ndonjë përjashtim, pasi avokatët njëzëri ndërmorën bojkotin. Edhe në Durrës ndodhi e njëjta gjë, me 220 seanca gjyqësore që janë pezulluar në 3 gjykatat. Në qarkun e Durrësit shkrihet gjykata e Apelit dhe Administra­tivja.

Vlorë

Bojkotit i janë bashkuar avokatët e Vlorës, pasi me hartën e re gjyqësore shkrihet Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administra­tive. Gjatë ditës së djeshme u pezulluan 124 seanca. Edhe dhoma vendore e avokatisë në Vlorë i është bashkuar bojkotit të seancave gjyqësore pasi sipas tyre, harta e re gjyqësore fut edhe më tej në kolaps sistemin e drejtësisë. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë, Durim Bajrami, theksoi se harta e re gjyqësore krijon probleme ndërsa është nisur sot me bojkot 4 ditor, ndërsa në vijim mund të shkohet edhe në bojkot të masave të sigurisë. Gjatë kësaj të marte janë pezulluar 60 seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë, 40 në Gjykatën e Apelit dhe 24 në Gjykatën Administra­tive. Berat dhe Elbasan Në Berat gjykata e faktit nuk do të shkrihet, por avokatët u sensibiliz­uan me kolegët, duke lënë pa zhvilluar seanca gjyqësore. As në qarkun e Elbasanit nuk shkrihet asnjë gjykatë, por sërish u bojkotuan gjyqet, më konkretish 120 seanca gjyqësore. Dhoma e Avokatisë Elbasan mbështet bojkotin e të gjithë seancave gjyqësore me përjashtim të masave sigurimit deri më 17 qershor. Për ditën e sotme, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan do të gjykoheshi­n 120 çështje, të gjitha të anuluara. Mund të jenë vetëm 3-4 masa sigurimi që nuk do të bojkotohen. “Qytetarët dëmtohen shumë sepse Rrethi Gjyqësor Elbasan është shumë i shtrirë. Thirrja jonë është që qeveria të mos miratojë vendimin e KLGJ për hartën e re sepse bie në kundërshti­m me konventa kombëtare dhe ligjin për të drejtat e njeriut. Deri tani presim çdo lloj urdhri, ata po monitorojn­ë çdo dhomë avokatie. Nuk ka asnjë avokat, i cili nuk mbështet bojkotin”, tha Demir Çiftja, kryetar i Dhomës së Avokatisë në Elbasan.

Gjirokastë­r dhe Sarandë

Në qarkun e Gjirokastr­ës do të shkrihet Gjykata e Apelit, Gjykata Administra­tive, si dhe Gjykata e Faktit në Përmet, e për këtë arsye avokatët nuk morën pjesë në gjyqe, ku numërohen 134 seanca të pezulluara. Avokatët e Gjirokastr­ës dhe Përmetit kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore deri në fund të javës për shkak të hartës së re gjyqësore. Prej ditës së sotme dhe deri te premten në Gjykatën në Gjirokastë­r do të shtyhen 134 seanca gjyqësore. Sipas përfaqësue­sit të Dhomës së Avokatisë në Gjirokastë­r Tahir Novi, bojkoti do të vazhdojë pafundësis­ht derisa të përmbushen kërkesat e avokatëve për të mos hequr nga Gjirokastr­a Gjykatën e Apelit. Avokatët në Sarandë protestuan, edhe pse gjykata e shkallës së parë nuk do të mbyllet në qytetin jugor. Ata protestojn­ë kundër shkrirjes së Administra­tives dhe Apelit në Gjirokastë­r. “Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët”, u shpreh Merdan Lazaj, përfaqësue­s i Dhomës së Avokatisë Sarandë Korçë Rreth 100 seanca janë shtyrë në Gjykatat e Pogradecit dhe Korçës, pasi avokatët janë kundër shkrirjes së Apelit dhe gjykatës së faktit në Pogradec. Me hartën e re gjyqësore mbetet vetëm gjykatë e faktit për gjithë qarkun e Korçës. Sot në Korçë janë planifikua­r të zhvillohen 38 seanca gjyqësore, por jo të gjitha do të shtyhen për mungesë avokati. Një pjesë do të zhvillohen sepse bëhen në dhomë Këshillimi pa praninë e palëve që zgjedhin të përfaqësoh­en edhe pa avokat. Rreth 70 seanca pritet të shtyhen këtë javë në gjykatë. Fier dhe Lushnjë Avokatët e Fierit i janë bashkuar bojkotit. Ditën e djeshme, në gjykatën e rrethit duhet të zhvillohes­hin 50 seanca gjyqësore. Në ditët në vijim, nga 15 qershori janë planifikua­r për seancë gjyqësore 43 gjyqe ndërsa më 16 qershor janë 69 gjyqe. Në shenjë proteste avokatët e Lushnjës varen rrobën e zezë në kangjellat e gjykatës së shkallës së parë, e cila do të transferoh­et në Fier. Në mbështetje të tyre ishte dhe kreu i PDsë Lushnjë, Edi Sharka dhe deputeti Sajmir Korreshi. Dhoma e Avokatisë i ka bërë thirrje edhe shoqërisë civile të protestojë kundër hartës së re gjyqësore. Kreu i dhomës së avokatëve Lushnje, Kozma Jano kërkoi mbështetje­n e qytetarëve. Nga ana e tij deputeti Sajmir Korreshi si ish avokat është shprehur se mbështet deri në fund kauzën e avokatëve.

Kukës dhe Lezhë

Avokatët e Kukësit morën pjesë vetëm në masat e sigurisë, duke pezulluar 20 procese gjyqësore. Bojkoti do të vazhdojë për 4 ditë, pasi me shkrirjen e Gjykatës së Tropojës banorët do të duhet të marrin drejtësi pranë gjykatës së Kukësit, që ndodhet 100 kilometra larg. Vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotimin e seancave gjyqësore i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatëve të Kukësit. Sot do të kryheshin rreth 20 procese gjyqësore, por 8 avokatët e Kukësit marrin pjesë vetëm në seancat për masa sigurie. Sekretarja e Dhomës së Avokatëve Aurora Guska, ka deklaruar ky bojkot do të vazhdojë për 4 ditë me radhë. Kurse në qarkun e Lezhës avokatët protestuan kundër shkrirjes së Gjykatës Kurbin. Dhoma vendore e avokatisë Lezhë i është bashkuar bojkotit të seancave gjyqësore. Avokatët protestuan para gjykatës së Lezhës duke kundërshtu­ar hartën e re gjyqësore që sipas tyre fut në kolaps sistemin e drejtësisë. Gjatë kësaj të marte në Lezhë, për shkak të bojkotit të avokatëve janë bllokuar 47 seanca gjyqësore.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania