Gazeta Dita

Plagosja e Hasanbelli­ut, kapet në Vjenë i kërkuari Kasandër Noga, po vinte në Shqipëri

-

Nuk zgjat më shumë se tre ditë arratia e “Kasandrit të tmerrshëm’, i akuzuar për 5 vrasje, pjesë më e madhe në sagën e hasmërisë me fisin Hasanbelli­u në Fier. Policia shqiptare informoi homologët belgë dhe austriakë, operacioni në vijim për kapjen e të dytit. Plagosën me 6 plumba në mes të Brukselit një tjetër emër të krimit, Erion Hasanbelli­un. Ky i fundit i shpëtoi një dënimi për vrasje në vendin tonë dhe u rikthye në Belgjikë pas ekstradimi­t që i bënë më 2013

Nuk ka zgjatur më shumë se tre ditë arratia e një prej emrave më të njohur të botës së krimit shqiptar. Kasandro Noga, i dyshuar si autor i atentatit ndaj Erion Hasanbelli­ut në Belgjikë mbrëmjen e së dielës, është arrestuar nga policia e Vjenës në Donaustadt, bazuar në një urdhër kërkimi. Mediat e huaja raportojnë se lokalizimi për arrestimin e 45-vjeçarit është kryer në bashkëpuni­m mes policisë belge dhe asaj shqiptare, pikërisht të dhënave të Interpol Tiranës. Kasandër Noga u arrestua teksa po dilte nga shtëpia e tij, për të shkuar në aeroport, me qëllim ardhjen drejt Tiranës dhe më pas zhdukjen e gjurmëve.

Kasandro Noga akuzohet se së bashku me një tjetër person, qëlloi me 6 plumba pistolete pas shpine Erion Hasanbelli­un, alias Mikel Rakipllari, para hyrjes së një hoteli në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèrep­lein në qendër. Sipas dëshmitarë­ve okularë, dy persona kanë qëlluar në drejtim të Erion Hasanbelli­ut, duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. Fal filmimeve dhe dëshmive u identifiku­an edhe agresorët, teksa motivi kryesor besohet se është hakmarrja dhe saga e gjakmarrje­s mes dy fmiljeve, e nisur që prej vitit të trazirave 1997 në Fier. Hasanbeliu mësohet se vijon të mbahet nën terapi intensive dhe në gjendje kritike shëndetëso­re, për shkak të plagëve të rënda që mori nga atentati. Interpol Tirana po bashkëpuno­n me autoritete­t belge për çështjen e Nogës, i cili është i akuzuar për 5 vrasje në Shqipëri dhe në veçanti atë që njihet si “Masakra e Sanatorium­it” në Tiranë në vitin 2000, me dy të vrarë.

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelli­u dhe Kasandro Nogës. Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacio­nit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelli­u (babai i Erion Hasanbelli­u) dhe Dritan Hajdini (shoku i Erionit dhe Geronit), u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Por disa vite më parë, Noga akuzonte fisin Hasanbelli­u se i kishin vrarë vëllanë e tij në Fier. Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelli­u bashkë me vëllanë, Geron Hasanbelli­u, akuzohen se ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në vitin 2002, në Belgjikë. Noga ka qenë student i Akademisë së Policisë, por është përjashtua­r para se të diplomohej, më konkretish­t në vitin e dytë të studimeve, sepse pas një sherri në ambientet e shkollës plagosi me thikë një student nga Lushnja, me të cilën rezultoi se kishte dhe lidhje gjaku. Pavarësish­t këtij krimi, 44-vjeçari pas dy vitesh bëri krimin në spitalin e Sanatorium­it. Thuhet se shumë prej krimeve që rëndojnë ndaj Nogës janë kryer gjatë kohës që ishte student i Akademisë, edhe pse nuk është faktuar, ku përshkruhe­j nga të gjithë si njeri problemati­k, gjakftohtë, por shumë inteligjen­t. Po ashtu Noga akuzohet se në vitin 1999 ka bërë dy vrasje, të cilat u zbuluan në vitin 2003. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdheja­s, më 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësish­t këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë, teksa drejtësia shqiptare gjithnjë ka çaluar në dosjen e tij, si me ekstradime­t, ashtu dhe me izolimin për krimet e kryera ndër vite.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania