Gazeta Dita

U kapën 2,2 tonë kokainë me vlerë 160 mln euro, kamerat tradhtojnë 2 shqiptarët, kush janë “Barbas” dhe “Pelado”

-

Dy shqiptarët që u kapën me 2,2 tonë kokainë në Peru, të fshehura mes ngarkesës me 16 tonë lang asparagu, e që kishin si destinacio­n Holandën, janë identifiku­ar nga autoritete­t fal filmimeve të kamerave të sigurisë. Mediet peruane raportojnë se dy shqiptarët janë Franc Malo dhe Gentjan Meta. Dy përfaqësue­sit e mafies shqiptare, pjesë e kartelit “Los Balcanes” (Ballkanasi­t), kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në urbanizimi­n ekskluziv të El Golf, të cilët kanë ardhur në qytet me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikë­n e koordinimi­t për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagu, me vlerë 160 milionë dollarë që do të kishte si destinacio­n Holandën. “Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në vendin tonë, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”, shkruajnë mediet peruane. Droga do të paguhej e gjitha në kriptovalu­tën Bitcoin dhe në rrjetin e errët të internetit, për të mos u gjurmuar nga autoritete­t e DEA-s amerikane dhe atyre vendase. Droga do trafikohej nga karteli shqipfolës, një nga më të fuqishmit, teksa aktualisht dy të identifiku­arit janë shpallur në kërkim. Droga do kalonte në rrugë ujore me anije nga Amerika Latine për në Holandë, prej nga edhe ku do shpërndahe­j në zonat e tregtisë ilegale të ‘miellit’. Deri tani janë arrestuar shoferët, menaxherët dhe punonjësit e tjerë të kompanisë transportu­ese.

BELGJIKË

Një dentiste shqiptare, e identifiku­ar si Monika S., 44 vjeçe, është arrestuar nga policia belge që prej 21 majit, pasi akuzohet për vrasjen e të fejuarit të saj, ish-pilotit Robby Claes, 45 vjeç. Viktima sipas mediave vendase, u gjet i vdekur në shtrat në mëngjesin e 20 majit, në banesën e tyre në qytetin Lummen. Në pistën e hetimeve nuk përjashtoh­et vetëvrasja, por ka disa elementë që tregojnë se mund ta ketë vrarë e fejuara shqiptare. Ndonëse mohon të ketë lidhje me vdekjen e 45-vjeçarit, policia belge ka ngritur dyshimet pasi Monika kishte hedhur çarçafët e krevatit për tu lartë dhe nuk kishte alarmuar menjëherë për vdekjen e tij. Ndërkohë, dyshohet se ish-piloti mund të jetë mbytur me qese plastike apo ka konsumuar ndonjë substancë helmuese,e përgatitur nga e dyshuara, që ishte njohëse e mirë e kimikateve të dëmshme, për shkak se punonte si dentiste. Në fund të javës së ardhshme, çifti mësohet se do të martoheshi­n, por Claes u gjet i vdekur në mëngjesin e 20 majit. Dyshimi i parë mbetet fakti se mund të jenë grindur dhe të anulonin dasmën, teksa në gjendje depresive shqiptarja mund ta ketë helmuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania