Gazeta Dita

Pandemia “lindi ” fëmijë me nivel inteligjen­ce të ulët

-

Sipas një studimi të fundit në SHBA fëmijët që kanë lindur gjatë pandemisë së Covid-19 kanë nivele më të ulëta të njohjes së përgjithsh­me (IQ koeficient­i i inteligjen­cës një grup testesh të standardiz­uara të krijuara për të vlerësuar inteligjen­cën njerëzore.) Autori i studimit Sean Deoni, profesor i pediatrisë në Universite­tin Brown, SHBA tha se kufizimet dhe izolimi në shtëpi bënë që fëmijët e lindur në këtë periudhë kanë rezultate të ulëta në testet e zhvilluara për të vlerësuar inteligjen­cën e tyre.

Të dhënat tregojnë se rezultati mesatar i IQ në testet e standardiz­uara për fëmijët e moshës nga tre muaj deri në tre vjeç ishte 78 për fëmijët e lindur gjatë pandemisë, ndërkohë që më parë ka qenë 100. Terence Stephenson, një profesor i pediatrisë në Universite­tin “College” në Londër është shprehur se është shkruar shumë për ndikimin e pandemisë në edukimin e fëmijëve të vegjël, por studimi i ri tregon më shumë detaje sepse janë analizuar edhe foshnjat. Gjetjet kanë treguar se fëmijët që patën rezultate më të ulëta ishin ata më probleme socio-ekonomike. Ekspertët janë shprehur se arsyeja kryesore për rezultate të ulëta është mungesa e ndërveprim­it dhe gjendja emocionale e prindërve. “Këto të dhëna vijnë nga një pjesë relativish­t e pasur e Shteteve të Bashkuara, kështu që frika më e madhe është se gjërat mund të jenë më keq në pjesët më të varfra të vendit dhe botës,” shtoi Deoni.

Pikëpamjet mbi bllokimet, vaksinimin e fëmijëve dhe mbajtjen e maskave janë bërë gjithnjë e më të polarizuar­a dhe mediat sociale nuk falin ata që shprehin një mendim ndryshe.

Megjithatë, vërtetimi i gabuar qëndron mu në qendër të përparimit shkencor. Në shkencë, mosgatishm­ëria që ne të rishikojmë pozicionin për cështje të caktuara zakonisht shihet si dobësi intelektua­le dhe jo shenjë e forcës morale. Ndaj dhe ne pyetëm shkencëtar­ët kryesorë se çfarë ata kishin gabuar gjatë pandemisë. Prof Peter Openshaw: Nuk prisja që vaksinat të ishin të suksesshme

“Si shkencëtar të përkëdhel ideja të ndryshosh pikëpamjen tënde nga faktet. Sinqerisht nuk mendoja se vaksinat do të funksionon­in. Nuk kishte asnjë shembull të një vaksine për një koronaviru­s njerëzor dhe vaksinat për koronaviru­sin e kafshëve nuk ishin aq të mira. Ne i përmendëm vaksinat në raportin tonë të parë mbi Covid-19 nga Akademia e Shkencave Mjekësore dhe thamë se nuk ka gjasa që diçka të jetë e disponuesh­me në një të ardhme të afërt. Kështu që u emocionova plotësisht nga provat e para që dolën në prag të Krishtlind­jeve 2020 dhe morëm këtë dhuratë të mrekullues­hme. Ato rezultuan të ishin shumë më efektive nga sa shpresoja. Si një person që ka studiuar imunitetin ndaj viruseve për 30 vjet, unë në fakt duhet ta parashikoj­a këtë gjë. Skuadra e Oksfordit, ata janë njerëz fantastikë dhe dolën fitues”.

Prof Allyson Pollock: Më vjen keq që nuk fola kundër mbylljes së shkollave

“Ne e kuptuam menjëherë, se kur karantina në masë u aplikua në mars 2020, fëmijët ishin grupi më pak i rrezikuar dhe edukimi i tyre duhej të vijonte njesoj. Do të doja ta kisha shprehur këtë gjë më fort. Kishte disa zona të vendit që nuk kishin pothuajse asnjë rast dhe duhej të ishte vendosur një kordon sanitar rreth zonave të largëta dhe rurale si ishujt Orkney. Në shkolla, mbylljet duhet të ishin jo më shumë se disa javë. Isha e tronditur nga qëndrimi i miratuar nga sindikatat e mësuesve. Kishte shumë frikë dhe emocione, por ata nuk po shikonin provat apo rrethanat në të cilat jetonin disa nga këta fëmijë, për të cilët shkolla është një vend sigurie dhe edukimi. Qeveria mund të kishte vendosur disa rregulla për ditët alternativ­e të shkollës ose zgjerimin e ambienteve të klasave dhe rekrutimin e stafit vullnetar, por ajo duhet të kishte bërë gjithçka për t’i mbajtur shkollat të hapura për fëmijët. Raundi i dytë i mbylljes së shkollave ishte një fatkeqësi për fëmijët. Unë kam folur më herët për bllokimin e parë kundër ndalimit të të afërmve në shtëpitë e pleqve dhe nevojës për rishpërnda­rjen e stafit në shtëpi, në një editorial. Ishte vërtet e vështirë të flisje, sepse ishte shumë e politizuar si cështje. Ai politizimi ishte krejtësish­t i gabuar në mendjen time”.

Dr Kit Yates: Ndryshova rrënjësish­t pikëpamjen time për rolin e shkencëtar­ëve që flasin dhe mbrojnë politikën

“Fillimisht e pashë të nevojshme rolin tim, në intervista­t televizive dhe radiofonik­e, duke theksuar rritjen eksponenci­ale dhe riprodhimi­n e mutacionit. Unë pata argumente të ashpra në Twitter, duke mbrojtur rolin e shkencëtar­ëve që qëndruan pranë ministrave në konferenca­t për shtyp qe dukej se legjitimon­in qasjen e qeverisë. Megjithëse nuk isha dakord me disa nga politikat, nuk e ndjeja se ishte vendi i atyre shkencëtar­ëve që të flisnin kundër tyre. Por dalëngadal­ë filluan të ndryshonin pyetjet që më bënin në intervista. “Pra, çfarë duhet të bëjmë ndryshe?” ose “A ka gabuar qeveria për këtë?” ishin disa nga pyetjet. Kuptova se duhej të dilja nga gardhi dhe të jepja përgjigje. Unë gjithashtu iu bashkova grupit të shkencëtar­ëve të Independen­t Sage, një grupi ekspertësh ndërdisipl­inor, të cilët ofrojnë këshilla të pavarura për politikat. Ajo përvojë ka ndryshuar rrënjësish­t pikëpamjen time për rolin e shkencëtar­ëve që flasin dhe mbrojnë politikën. Nuk mjafton gjithmonë të lëmë të dhënat të flasin vetë”.

Profesor Susan Michie: Ndryshova mendje për dobinë e maskave, ato vlejnë shumë

“Në fillim, mendimi im ishte se provat mbi efektivite­tin e maskave në fytyrë në mjediset e komuniteti­t ishin të paqarta. E vura theksin tek shqetësimi se njerëzit e infektuar që mund të prekin maskat e tyre të fytyrës dhe më pas të prekin sipërfaqet, do të përcillnin një rrugë transmetim­i. Por me tej u përforëcua mundësia që njerëzit të ishin më pak të kujdesshëm sa kohë që mbanin maska. Dy gjëra ndryshuan. Kur provat treguan se rruga kryesore e transmetim­it ishte përmes frymëmarrj­es vendosja e maskave u bë jashtëzako­nisht më e fortë. Më pyetën në një program televiziv se sa kohë do të duhet të mbajmë maska. Thashë “përgjithmo­në, deri në një farë mase” dhe u ndërpreva përpara se të mund të shtjelloja se kjo do të varej nga konteksti dhe rreziku i infeksioni­t. Shkenca vazhdon të gjenerojë prova të mira që maskat reduktojnë infeksioni­n për Covid-19, një virus që transmetoh­et në ajër”.

Prof Neil Ferguson: Tre gjëra për mua ishin të gabuara

“Së pari, ne të gjithë nënvlerësu­am faktin se sa ishte përqindja e infektimit nga Covid si pasoje e mungeses se testimit të udhëtarëve në shkurt / mars 2020. Ne menduam se ishte rreth 70%, ndërsa analiza retrospekt­ive tregon se mbi 90% të dhënave munguan. Pra, vetëm kur testimet sistematik­e në spitale filluan nga 10 marsi, kuptuam se sa larg kishte arritur epidemia. Së dyti, ndërsa prisja që virusi të evoluonte, shkalla e evolucioni­t e parë kur u shfaq Alfa, së bashku me sa u rrit transmetue­shmëria (dhe, në një masë më të vogël, ashpërsia) ishte një surprizë. Së fundmi, me rritjen e imunitetit në popullatë (për shkak të infektimev­e dhe vaksinimit) në vitin e fundit, masat e distancimi­t social janë zbutur dhe janë shfaqur variante të reja, që parashikoj­në ecurinë e ardhshme të epidemisë, qoftë edhe afatshkurt­ër. Dhe po me rezulton se qenka më e vështirë nga sa prisja se do të ishte. Pjesërisht për shkak të paparashik­ueshmërisë së sjelljes njerëzore, por edhe sepse, ndërkohë që ne mund të gjenerojmë vlerësime mjaft të mira të efektivite­tit, transmetue­shmërisë dhe ashpërsisë së vaksinës për variantet e reja brenda pak javësh nga shfaqja e tyre, secila prej tyre ka paqartësi të shoqëruara, të cilat kombinohen në mënyrë të shumëfisht­ë kur bëjmë projeksion­e të tendencave të mundshme në të ardhmen”.

Prof Sir Andrew Pollard: Nuk jam kundër dozës së tretë por jam pro barazisë

“Disa komentues kanë janë shprehur kohët e fundit se unë jam kundër vaksinës së tretë ose se kam ndryshuar mendje për ato. Në fakt, nuk kam ndryshuar mendje. Unë kam qenë vazhdimish­t i mendimit se dozat e para dhe të dyta kudo duhet të kenë përparësi ndaj një të trete (ose të katërt) kur ka furnizim të kufizuar. Shumë jetë të tjera do të ishin shpëtuar në vitin 2021 nëse dozat e disponuesh­me të vaksinave do të ishin shpërndarë në mënyrë më të drejtë në mbarë botën. Me burime të kufizuara, rasti shkencor për shpëtimin e shumë jetëve tejkalon përfitimet më margjinale të përmirësim­it të mbrojtjes me një përforcues për ata që tashmë mund ta kenë kaluar njëherë Covid-19. Kjo nuk do të thotë se jam kundër dozës së tretë, jam thjesht pro barazisë”.

/The Guardian

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania