Gazeta Dita

Situata e Pablo Gavi:

- (Burimi: FABRIZIO ROMANO)

Barcelona ka plani kuar një kontakt të ri të drejtpërdr­ejtë me agjentin e Pablo Gavi, Iván de la Peña për të përfunduar marrëveshj­en për kontratën e re.

Pas shumë takimeve, Barça shpreson se do të jetë kontakti i fundit me Gavi dhe më pas për të nënshkruar marrëveshj­e të re pesëvjeçar­e me klauzolë lirimi prej 1 miliardë euro.

Gazetari investigat­iv Artan Hoxha hedh dyshime se ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare mund të jetë të trukuara dhe të lidhura me fiksimin e rezultatit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha përveçse shkruan se FSHF po abuzon me çmimet e biletave, shpreh rezervat në lidhje me rezultatet ku sipas tij, Kombëtarja si asnjëherë tjetër gjate dy dekadave të fundit ka bërë performanc­a të çuditshme.

“Kombëtarja si asnjëherë tjetër gjatë dy dekadave të fundit ka bërë performanc­a të çuditshme, në miqësoren me Gjeorgjinë, dy muaj më parë ishte favorite, por ndeshja doli 0-0 me koeficent 9 dhe me pjesë X/X.

Në ndeshjen me Islandën Shqipëria nuk ishte favorite, por ndeshja shkoi 1-1 dhe me pjesë 2/X, koefiçent i lartë. Në ndeshjen me Izraelin, Shqiperia ishte dukshëm favorite por ndeshja përkundër pritshmëri­ve perfundoi 1-2 dhe me pjesë 1/2 me përmbysje, koefiçent maksimal. Uroj qe koeçidenca e performanc­ave të Kombëtares ne 3 ndeshjet e fundit me koeficente maksimale, me përmbysje brenda ndeshjes, të mos ketë lidhje me gripin e pulave qe i shkaktoi miliona euro dëme kompanise së vezëve të bosit të FSHF. Të shohim sot ku do të luhet bllofi, në miqësoren e Tiranës me çmime të kripura për tifozet, apo në Elbasan ku luajnë shpresat e Shqipërise me ato të Kosovës”, shkruan Artan Hoxha.

Hoxha nënvizon se Armand Duka jo vetëm po abuzon me çmimet e larta të biletave, por e ka kthyer stadiumin “Arena Kombëtare” në dyqane ku presidenti i FSHF shet lavatriçet dhe mikrovalat e kompanisë së tij.“Çmime të kripura për biletat e ndeshjes së sotme miqësore Shqiperi vs Estoni. Së pari, FSHF vazhdon të mos shesë bileta në stadiumin ku luhet ndeshja, Arena Kombëtare, por i shet te stadiumi “Dinamo”. Rast unik në botë qe biletat shiten jo në stadiumin ku luhet ndeshja, por në një stadium tjeter. Tifozet nuk njoftohen paraprakis­ht për këtë gjë, por ku vijne në stadium u thonë se duhet të shkoni në një stadium tjetër për biletat. Lëre pastaj që Arena Kombëtare është stadium modern, qendër tregëtare, me kafe, restorante luksoze, dyqane ku presidenti FSHF shet lavatricet dhe mikrovalët e kompanisë së tij, shiten sufllaqe dhe qofte, por nuk gjendet 1 metër katror për të shitur biletat e ndeshjeve të futbollit, qellimin e vërtetë për të cilin është ndërtuar stadiumi.

E dyta, çmimi i biletave për qytetaret më të varfër të Europes është i shtrenjtë. FSHF vazhdon të abuzojë me dashurinë e shqiptarëv­e brenda dhe jashtë vendit për kombëtaren. Është ndeshje miqësore me një kundërshta­r të dobet, Estoninë e ligës D, Kombëtarja vjen nga një humbje me Izraelin dhe tifozët jane dekurajuar nga paraqitjet e dobëta të skuadrës. Por FSHF në vend të vendos çmime për të joshur tifozët qe të jenë në mbështetje të Kombetares, bën të kundërtën”, theksoi Artan Hoxha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania