Gazeta Dita

“Kur ecën drejt dhe me seriozitet, të ndihmon Zoti”! Tefik Osmani komenton shortin e Tiranës

- Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Tirana ka njohur kundërshta­rin e saj në turin e parë të Champions League. Mes emrave të frikshëm kishte vetëm një shpëtim, Dudelange. Pikërisht ky ishte rivali që u përzgjodh nga shorti i mbajtur në ditën e sotme. Sport Ekspres ka kontaktuar Tefik Osmanin pasi Tirana njohu nisjen e rrugëtimit. Mes kënaqësisë për fatin e goglave, Osmani nuk ngurroi që t’i uronte fat të gjitha ekipeve tona në trojet shqiptare për t’u përfaqësua­r sa më mirë në Europë.

“Normale që jemi të kënaqur me shortin. Them kështu pasi nuk do të ishte e njëjta gjë nëse do të përballesh­im me katër rivalët e tjerë të mundshëm. Tani do të luajmë ndaj rivalit më të lehtë në letër. Kur gjërat i bën drejtë dhe punon me seriozitet, Zoti të ndihmon në short. Tani duhet të punojmë fort, me seriozitet dhe me kokën ulur. Suksese të gjitha ekipeve shqiptare të Shqipërisë,

Goglat tradhtuan vetëm Partizanin, trajneri Mehmeti komenton ekipin gjeorgjian:

Nëse goglat buzëqeshën për thuajse të gjitha ekipet shqiptare sa i përket nisjes së rrugëtimit në Europë, kjo nuk ndodhi me Partizanin. Të kuqtë “peshkuan” ekipin më të vështirë nga pesë mundësitë, Saburtalo. Kjo e fundit është pjesë e elitës së Gjeorgjisë dhe në total kushton afërsisht 5 milionë euro. Pra niveli është i barabartë me Partizanin, ndërsa katër rivalët e tjerë ishin shumë më lehtë të kalueshëm. Sport Ekspres ka kontaktuar me trajnerin e të kuqëve, Dritan Mehmeti, që e komentoi shortin në këtë mënyrë: “Ishte skuadra më e fortë nga pesë mundësitë në short. Sa i përket faktorit sesa e njohim ne, problemi i madh është se ky ekip është në kampionat ende. Ka ritëm loje dhe rrit shkallën e vështërisë. Njëkohësis­ht është distancë e gjatë në Gjeorgji. Saburtalo është shkollë ruse e futbollit, ka lojtar të ri dhe mjaft premtues ”, tha Mehmeti.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania