Gazeta Dita

Ta pësosh nga gogësima

-

Paul Byrd ishte për një kohë shumë të gjatë një nga punonjësit më korrektë me detyrën e nëpunësit në zyrën e kontabilit­etit të një shoqërie australian­e, e cila prodhonte soba me gaz, në Sydney. Jo vetëm kaq, por karakteri dhe natyra e tij e mbyllur e kishin bërë të shquhej si një nga njerëzit më gojëkyçur të firmës në fjalë. Mirëpo një ditë nëpunësi Byrd, jo vetëm që e hapi gojën, por e hapi aq shumë sa ishte e pamundur që t’i mbyllej më. Dhe jo për të ngritur zërin dhe për të protestuar për ndonjë padrejtësi, por të gjorit nëpunës goja iu hap e sa nuk iu shqye për… gjumë. Në fakt kishte ndodhur që një ditë, teksa po punonte si zakonisht në tavolinën e tij të punës, me një mori shkresash zyrtare e dokumente të tjera të financës, filloi t’i hapej goja keq për gjumë. Dhe në një moment të caktuar iu hap aq shumë, saqë ishte e pamundur t’i mbyllej më. E dërguan menjëherë në spitalin më të afërt, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve specialist­ë, i shkreti Paul Byrd mbeti me gojën të hapur sa një kamare. Kur panë se nuk ishte e mundur ndryshe. Mjekët deklaruan se e vetmja mënyrë për t’ia mbyllur gojën nëpunësit fatkeq ishte… ndërhyrja kirurgjika­le. E këtu filluan mosmarrëve­shjet, pasi shoqëria nuk merrte përsipër shpenzimet e operacioni­t, ashtu siç pretendont­e me të drejtë nëpunësi, pasi ishte sëmurë në punë e sipër. U desh ndërhyrja e gjykatës lokale, e cila, bëri përgjegjës­e shoqërinë në fjalë për këtë “aksident” në punë, duke ardhur në përfundimi­n se shkak që i ishte hapur goja për gjumë, kishte qenë monotonia e punës. Prandaj e detyroi atë të paguante dëmet e shkaktuara një nëpunësi të saj, pikërisht gjatë orarit të punës.

45.

46.

47.

48.

50.

51.

53.

55.

56.

57.

58.

61.

67.

68.

70.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania