Gazeta Dita

SI TË MBAHET GJALLË ËNDRRA E ANËTARËSIM­IT NË BE TË VENDEVE TË BALLKANIT

- Nga CLARE NUTTALL

Pushtimi rus i Ukrainës, ka konfirmuar atë që i druheshin shumë njerëz:Rusia po përpiqet të zgjerojë në mënyrë agresive praninë e saj në ato që ajo i sheh si sferat e saj të ndikimit, dhe këtu përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.

Zgjerimi i BE-së në këtë rajon, që është ngadalësua­r ndjeshëm nga varfëria e tij në raport me pjesët e tjera të Evropës dhe konfliktet e vjetra të pazgjidhur­a, është një mënyrë për të eksportuar stabilitet dhe prosperite­t. Por edhe para luftës aktuale, mosmarrëve­shjet politike e kishin penguar përparimin drejt unionit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kushtet kur nuk ka më shumë qartësi se më parë, se si duhet të zgjidhen këto probleme, lind pyetja:A mund të gëzojë rajoni një pjesë të përfitimev­e nga anëtarësim­i në BE, në një kohë që po zgjidhen këto ndarje politike?

Ideja e realizimit të një lloj gatianëtar­ësimi, apo dhënia e disa prej përfitimev­e të anëtarësim­it shteteve që presin të hyjnë në BE, ka qarkulluar prej disa kohësh. Ajo është një temë politikish­t e ndjeshme, pasi ka një rezistencë ndaj saj nga ana e anëtarëve aspirantë të BE-së, për sa kohë që shihet si një alternativ­ë potenciale ndaj anëtarësim­it (në vend të një hapi në rrugën drejt anëtarësim­it të plotë). Por ky koncept u rikthye në tryezën e diskutimev­e pasi fillimisht Ukraina, më pas Gjeorgjia dhe Moldavia depozituan aplikimet tyre për anëtarësim, duke iu bashkuar radhës së bashku me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që ndodhen prej vitesh në faza të ndryshme të këtij procesi.

Mbi këtë koncept janë paraqitur një sërë variacione­sh, por ajo që kanë të përbashkët, është fakti që kandidatët mund të ndajnë disa nga përfitimet e anëtarësim­it në BE, si qasja në tregjet e BE-së dhe më shumë fonde për zhvillim, ndërsa progresi drejt anëtarësim­it të plotë mbetet i kushtëzuar nga reformat.

Me afrimin e mbledhjes së samitit të BE-së të datës 23 qershor, në të cilën do të merren vendime shumë të rëndësishm­e jo vetëm për shtetet kandidate, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për 3 shtetet e Partnerite­tit Lindor, presidenti francez Emmanuel Macron parashtroi idenë e krijimit të një “komuniteti politik evropian”. Ai synon të krijojë një “hapësirë të re bashkëpuni­mi politik, në fushën e sigurisë, energjitik­ës, transporti­t dhe investimev­e në infrastruk­turë” për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partnerite­tit Lindor, për të qenë pjesë e një “Evrope politike” në pritje të anëtarësim­it.

Potenciali për zgjerimin e përfitimev­e ekonomike për shtetet aspirante, dhe mbi format e ndryshme të anëtarësim­it u diskutuan në një uebinar të organizuar më 8 qershor nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombët­are.Një studim i ri nga ky institut dhe Bertelsman­n Stiftung, arriti në përfundimi­n se pranimi në BE, e ka përmirësua­r integrimin ekonomik rajonal në vendet anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kështu tregtia e mallrave dhe e shërbimeve u rrit me 50 për qind.

Ndërkohë të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që iu bashkuan BEsë, iu deshën më pak se 12 vjet nga fillimi deri në fund të procesit, dhe vetëm 8 vjet për Çekinë dhe Sllovakia. Jovanoviç theksoi se edhe përafrimi i të ardhurave në Ballkanin Perëndimor me nivelet mesatare të BE-së, ka qenë shumë i ngadaltë.

Ndërsa të ardhura e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore tashmë janë rreth 90 për qind e mesatares së BE-së, ato në Ballkanin Perëndimor janë vetëm në 30-40 për qind. Në aspektin politik, ndërsa procesi i anëtarësim­it është i kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve dypalëshe nga shtetet – më së shumti me normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – këto vende janë lënë që t’i zgjidhin kryesisht vetë ato. Kjo qasje nuk ka qenë shumë e suksesshme as me Serbinë dhe Kosovën, dhe as me mosmarrëve­shjet midis Maqedonisë së Veriut fillimisht me Greqinë, dhe më vonë me Bullgarinë. Eksperti kërkoi rritjen e transferta­ve buxhetore të BE-së në rajon, e cila do të sjellë nxitjen e tregtisë dhe bashkëpuni­mit rajonal. Raporti tregoi se dyfishimi i transferta­ve vjetore nga 1 në 2 për qind të PBB-së, çon në një rritje të përgjithsh­me prej 14 për qind të PBB-së. Ndërkohë Dusan Reljic, kreu i zyrës së Brukselit në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombët­are dhe të Sigurisë (SËP), shkoi më tej në kritikat e tij ndaj politikës perëndimor­e ndaj anëtarëve aspirantë të BE-së.

“Nëse nuk do të arrijmë tek kemi një koncept të ri angazhimi, dhe të shohim hapa të dukshëm e të qartë përpara, unë parashikoj më shumë kaos, zhgënjim, dhe më shumë distancim të qytetarëve të rajonit nga BE-ja”- tha ai.

Lufta në Ukrainë i ka shtuar shqetësime­t për destabiliz­imin e mundshëm në Ballkanin Perëndimor. Prej kohësh ka pasur paralajmër­ime se nëse BE-ja dështon në Ballkanin Perëndimor, do të krijojë hapësirë për fuqitë rivale siç është edhe Rusia.

Ndërkohë, ndërsa rritet zhgënjimi rritet në Ballkanin Perëndimor për perspektiv­at e anëtarësim­it në BE, 3 shtete – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – i morën gjërat në duart e tyre me promovimin e nismës “Ballkani i Hapur”, që e zhvilloi samitin e tij të fundit në Ohër më datat 7-8 qershor. Nisma, së cilës deri më tani i janë bashkuar vetëm 3 nga 6 vendet, synon që të lehtësojë lëvizjen e lirë të mallrave dhe të punës brenda rajonit, me synim stimulimin e ekonomisë rajonale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania