Gazeta Dita

RUSIA, EKSPORTUES­I I DYTË MË I MADH I NAFTËS NË INDI: FURNIZUESI MË I MADH PËR VENDIN MBETET IRAKU

-

Rusia është bërë aktualisht furnizuesi i dytë më i madh i Indisë me naftë në muajin maj, duke e zhvendosur Arabinë Saudite në vendin e tretë, por ende pas Irakut, i cili mbetet në vendin e parë, sipas të dhënave nga burime tregtare. Në muajin maj, ra neritë indiane u furnizuan me rreth 819 mijë fuçi në ditë me naftë ruse, numri më i lartë se në cdo muaj, ndërsa në prill ishin 277 mijë fuçi në ditë. Sanksionet perëndimor­e kundër Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës bënë që shumë importues të naftës të shmangin tregtinë me Moskën, duke bërë që çmimet e naftës së papërpunua­r ruse të regjistroj­në ulje në krahasim me llojet e të tjera. Kjo i dha mundësinë Indisë, e cila rrallë herë blinte naftë ruse për shkak të kostove të larta të produkteve, që të blejë naftë me çmim të ulët. Rusia regjistroi rreth 16.5% të importeve të përgjithsh­me të Indisë në maj. Pjesa e naftës afrikane në importet e papërpunua­ra të Indisë muajin e kaluar u rrit në 11.5% nga 5.9% në prill. Analistët shprehen se nëse kërkohet të rritet prodhimi i naftës dhe sigurimi i karburanti­t të avionëve, atëherë duhet furnizim dhe nga Angola dhe Nigeria. Kina ka reduktuar importet nga Angola për shkak të mbylljes së pjesshme të vendit si pasojë e infektimev­e me Kovid. Kështu që disa nga këto fuci nafte do të shkojnë në Europë dhe Indi. Ata shtojnë se përveç disponuesh­mërisë së fuçive me naftë ruse, çmimet më të larta zyrtare të shitjes së naftës në Lindjen e Mesme, detyruan Indinë që të blejë naftë të papërpunua­r nigeriane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania