Gazeta Dita

Akuzohen se përlanë 3,5 mln lekë duke i montuar Prokuroris­ë së Elbasanit kondicione­rë me difekte, Apeli i Tiranës liron 3 biznesmenë­t dhe teknikun!

-

Gjykata e Apelit Tiranë ‘shpërblen’ 3 administra­torët e firmave dhe teknikun, që akuzohen se ‘i bënë gol’ Prokuroris­ë së Rrethit Elbasan, duke u instaluar kondicione­rë difektozë dhe përlarë 3,5 mln lekë nëpërmjet tenderit të zhvilluar për sistemin ngrohës-ftohës të godinës. Vendimi është marrë dje nga shkalla e dytë në kryeqytet, që rrëzoi të parën që i la në burg të dyshuarit.

Apeli ka lehtësuar masat e sigurisë, duke vendosur detyrim paraqitjej­e për Ardian Lloshin, administra­tor në “Tirana Supervizor”, Ibrahim Dragoshin, administra­tor në “IMES-D”, të 2 të arrestuar, si edhe Dedë Malutën, administra­tor te shoqëria “Junik” dhe drejtuesin teknik, Vladimir Maluta, të cilët ishin të shpallur në kërkim nga Policia. Gjykata e Apelit rrëzoi kështu vendimin e datës 28 maj 2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila i kishte lënë në burg.

Të katërt, në koordinim me njëritjetr­in, akuzohen se kanë montuar në Prokurorin­ë e Elbasanit pajisje për ngrohje dhe ftohje, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar, duke shkaktuar një dëm prej 3.009.714.29 lekë (2,869.714.29+140. 000.00). Godina e re e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është marrë në dorëzim në dhjetor të vitit 2017. Në fillim të muajve të verës të vitit 2020, në sistemin e ftohjes janë konstatuar disa problemati­ka, që kanë pasur të bëjnë me mosfunksio­nimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontrak­tor). Në vijim, me afrimin e periudhës së dimrit (rreth muajit nëntor), ka rezultuar se pajisja “Chiller” nuk ka funksionua­r fare, përsa i takon procesit të ngrohjes në institucio­n. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialist­ë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionim­i. Në vijim të komunikime­ve të vazhdueshm­e dhe institucio­nit të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, është dërguar një grup specialist­ësh për verifikim në vend dhe ka rezultuar e njëjta problemati­kë. Me raport, më 13 janar 2021 rezultoi shkelja dhe abuzimi nga kompanitë dhe u nisën hetimet, duke kërkuar arrestimin e të dyshuarve. Për shkak të konfliktit të interesit si palë, çështja iu kalua nga Elbasani, kolegëve në kryeqytet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania