Gazeta Dita

MË E KEQJA S’KA ARDHUR ENDE, TËRMETI NË TREGUN E KRIPTOMONE­DHAVE: BITCOINI PO I “VARROS” TË GJITHË

-

Bitcoin ra të mërkurën në nivelin më të ulët gjatë 18 muajve të fundit, duke tërhequr me vete tokenët më të vegjël ndërkohë që nxiti një rënie tepër të madhe në tregjet e kriptove. Gjithçka u shkaktua nga vendimi i kompanisë Celsius për të bllokuar tërheqjet e klientëve në kripto. Celsius është kompania më e madhe huadhënëse e kriptove në botë. Kriptomone­dha më e madhe në botë, Bitcoin, ra gjatë ditës së fundit me 7.8% në 20 289 dollarë, më e ulëta që nga dhjetori 2020. Bitcoin ka humbur rreth 28% të vlerës që nga e premtja dhe më shumë se gjysmën e vlerës së tij këtë vit. Që nga niveli rekord prej 69,000 dollarë në nëntor, ai ka rënë rreth 70%. Pritjet për rritje të fortë të normave të interesit nga Rezerva Federale, ndërsa in acioni në ekonominë më të madhe në botë rritet, gjithashtu kanë rritur presionin mbi aktivet e rrezikshme nga kriptovalu­tat tek aksionet Fondet kripto u përballen me një rënie prej 102 milionë dollarësh javën e kaluar, sipas Menaxherit të Aseteve Dixhitale CoinShares, duke cituar parashikim­in e investitor­ëve për politika më të shtrënguar­a të bankës qendrore ndaj in acionit. Vlera e tregut global të kriptove ka rënë nën 900 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat e CoinMarket­Cap, nga një kulm prej 2.97 trilion dollarësh në nëntor. “Unë mendoj se ne jemi ende në mes të këtij zhvillimi negativ për fat të keq, loja nuk ka përfunduar.” Celsius ka punësuar avokatë ristruktur­imi dhe po kërkon opsione të mundshme nancimi nga investitor­ët, raportoi Ëall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje. Celsius po eksploron gjithashtu alternativ­a strategjik­e duke përfshirë një ristruktur­im nanciar, tha ai. Edhe kriptovalu­tat më të vogla, të cilat priren të lëvizin së bashku me Bitcoin, ranë gjithashtu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania