Gazeta Dita

Ana tjetër e medaljes së luftës në Ukrainë!

-

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, pjesa më e madhe e vendeve diskutojnë se si të fitojnë pavarësinë prodhuese. Një nga pasojat e konfliktit është dhe bllokimi i furnizimit me grurë nga Ukraina duke bërë që shumë vende të mendojnë për burime alternativ­e Nuk ka vetëm të vrarë, të pastrehë dhe shkatërrim; pushtimi rus në Ukrainë ka shkaktuar një luftë tjetër, atë të grurit, që mund të rrezikojë furnizimin me ushqim në vende të ndryshme të botës dhe efekti i saj në çmimet e lëndëve të para mund të zgjasë shumë në kohë

Është një e dhënë se Rusia në 2o vitet e fundit nga 36 milion ton grurë që prodhonte në vit në 2001-shin, tashmë prodhon më shumë se 80 milion në 2020-ën. 35 milion prej tyre janë të destinuara për eksportin dhe përbëjnë rreth 23% të eksportit botëror të grurit. Së bashku me Ukrainën, Rusia kontrollon 1/3 e eksportit të grurit në botë, një e dhënë që në kuadër të situatës në Ukrainë, ngre shumë shqetësime.

Egjipti, Algjeria dhe Indonezia janë varur nga gruri rus. Pavarësish­t premtimeve dhe vullnetit të mirë të Moskës, Kajro ka vendosur të ndryshojë burimin e furnizimit. Ukraina që cilësohet dhe si magazina e grurit e Europës, ka një të tretën e territorit më pjellor në botë. Gjithashtu është lider në prodhimin e vajit të luledielli­t, elbit dhe misrit.

Diplomacia po bën pjesën e saj dhe FAO – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Agrokultur­ën dhe Ushqimin – ndihmon vazhdimish­t fermerët në Ukrainë sidomos ata në rajonin lindor, që është dhe më i prekuri nga konflikti. Aktualisht janë tre faktorët me të cilat po merret FAO: përveç luftës janë ndryshimet klimatike dhe shtrenjtim­i i cmimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania