Gazeta Dita

Shqipëria bëhet më paqësore: Renditemi në vend të 41 në botë dhe të dytët në rajon

Ky publikim është edicioni i 16-të i “Indeksit Global të Paqes” (GPI), dhe është realizuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP)

-

“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2022 e pozicionon Shqipërinë në vend të 41 mes 163 vendeve të marra në total.

Në hartën globale vendi ynë përcaktohe­t me ngjyrë të kaltër të lehtë çka do të thotë se është e vendosur krah shteteve të cilat kanë nivel të lartë të paqes.

Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, Shqipëria është përmirësua­r me 3 pozicione dhe grumbullon 1.761 pikë.

Ky publikim është edicioni i 16-të i “Indeksit Global të Paqes” (GPI), dhe është realizuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP).

Ky indeks e mat nivelin e paqes në këto vende sipas tre shtyllave kryesore të cilat janë: niveli i sigurisë shoqërore, shtrirja e konfliktev­e të vazhdueshm­e të brendshme dhe ndërkombët­are dhe shkalla e militarizi­mit.

Këto shtylla ndahen sipas 23 treguesve të cilët kanë të bëjnë me shkallën e vrasjeve, me ndikimin e terrorizmi­t, shkallja e burgosjes, krimet, perceptime­t e kriminalit­etit, importet dhe eksportet e armëve, shpenzimet ushtarake, paqëndrues­hmëria politike, vdekjet nga konfliktet e brendshme dhe të jashtme, demonstrat­at e dhunshme, marrëdhëni­a me shtetet fqinje dhe të tjera.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovin­ën dhe Kosovën. Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon duke u pozicionua­r në vend të 36-të. Kosova në këtë indeks është pozicionua­r në vend të 71. Po ta analizojmë në nivel kontinenti, Shqipëria renditet në vend të 28-të mes vendeve të Europës, ndërsa Kosova e parafundit në vend të 35-të.

Të dhënat e indeksit ndër të tjera paraqesin dhe një analizë të konfliktit në Ukrainë.

Kjo situatë rrezikon të ulë nivelin e paqes në botë. Për këtë edicion në vend të parë renditen po të njejtat shtete si në edicionin e kaluar, të cilat janë: Islanda, Zelanda e Re dhe Irlanda. Në fund të renditjes me nivelin më të ulët të paqes janë vende si Afganistan­i, Jemeni, Siria dhe Rusia.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania