Gazeta Dita

Apeli konfiskon 25 pasuritë miliona euro, të vëllait të deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj

-

Merret vendimi i formës së prerë, familja Mahmutaj në Berat nuk justifikoi dot burimet e ligjshme të 7 apartament­eve apo shtëpive, trojeve të shumta, hotelit, shtypshkro­njës dhe disa makinave apo bizneseve të ndryshme. OFL kishte nisur procedim ndaj Gazmend Mahmutajt, i dënuar në Itali për drogë dhe prostituci­on, i mbrojtur nga Fatmir Mediu në vitin 1998, si pjesë e delegacion­it të deputetëve shqiptarë në Milano

Drejtësia konfiskon 25 pasuritë e vëllait të deputetit demokrat të Beratit dhe ia kalon të gjitha asetet me vlerë miliona euro, buxhetit të shtetit. Bëhet fjalë për Gazmend Mahmutaj, vëllai i Kasëm Mahmutajt, ligjvënësi­t të Partisë Demokratik­e dhe kryetari Republikan i degës në qytetin e gurtë prej më shumë se dy dekadash. Apeli i GJKKO përfundimi­sht ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për konfiskim, teksa ligjvënësi­t i është lënë në pronësi vetëm banesa ku jeton sipas ligjit. Më kërkesë të SPAKut, Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimi­n, për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFL-së, si i dënuar në Itali për narkotrafi­k, ku po vuan burgimin. Kjo është hera e parë që SPAK i konfiskon pasurinë një deputeti. Vendimi është marrë nga treshja gjyqtare Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka.

Pasuritë e konfirmuar­a janë 7 apartament­e, troje, pesë ndërtesa në proces legalizimi, 4 makina, si dhe pesë kompani, ku përfshihen një shtypshkro­një, hotel, studio fotografik­e etj. Pasuritë e konfiskuar­a ishin në emrin e vetë subjektit Gazment Mahmutaj, vëllait të tij Kasem Mahmutajt, që është edhe deputet i PD-së dhe vëllait tjetër Behar Mahmutaj. Disa pasuri kishin kaluar edhe në emrin e kunatave. Pasuritë e konfiskuar­a i kalojnë shtetit shqiptar, ndërsa sipas legjislaci­onit në fuqi Kasëm Mahmutajt nuk i rrezikohet mandati i deputetit. Në ‘luftën’ brenda PD-së, Mahmutaj deri më tani ka qenë i rreshtuar me Lulzim Bashën, por më datë 30 prill mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Objekt i SPAK-ut ishin pasuritë e Gazment Mahmutajt, subjekt i OFL, që kërkoi justifikim­in e pasurisë së tij pasi ishte dënuar me burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostituci­oni nga drejtësia italine. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të Parlamenti­t shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj, me emër të rremë (Raqi Gjoni). Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin “Malpensa” në Milano, bashkë me një grup parlamenta­rësh shqiptarë që shkonin për në Parlamenti­n Europian, në një konferencë për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritete­t italiane, ndaj u paraqit në Milano me një dokument të falsifikua­r me emrin Raqi Gjoni. Në fakt në delegacion­in zyrtar brenda të cilit ishte ‹›përfshirë›› edhe Gazmend Mahmutaj, kishte edhe politikane të tjerë dhe madje edhe një gazetare. Akuza ndaj Mediut ka qene se ndryshe nga të tjerët, ndërhyri për t’i kërkuar policisë italiane me çfarë akuze anëtari i delegacion­it u ndalua. Me një vendim nga Gjykata e Lartë, Mediu u shpall i pafajshëm më vonë, por jo më shumë lehtësi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania