Gazeta Dita

Gledis Nano takon homologun grek Skoumas: Bashkëpuni­m në luftën e fortë ndaj krimit të organizuar dhe ndërkufita­r

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, po zhvillon një vizitë pune në Athinë. Nano u prit në një takim miqësor nga homologu i tij, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Greqisë, Gjeneral Lieutenant Konstantin­os Skoumas. “Gjatë takimit, Nano dhe Skoumas diskutuan çështje me interes më të gjerë policor, duke theksuar nevojën për forcimin e kuadrit të përbashkët strategjik për luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracion­it të paligjshëm, si dhe për hetimin e rasteve të vrasjeve. Gjithashtu, gjatë takimit, nga të dy drejtorët e përgjithsh­ëm u shpreh vullneti i ndërsjellë për ngritjen e nivelit të bashkëpuni­mit mes dy vendeve, në çështjet e sigurisë, bashkëpuni­mit policor, shkëmbimit të informacio­nit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkët­a”, thuhet në njoftimin zyrtar. Nano ka theksuar se “Policia shqiptare është e mirorientu­ar dhe e vendosur për të bashkëpunu­ar me partnerët, në veçanti me vendet fqinje, për të rritur forcën parandalue­se dhe goditëse ndaj krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufita­re”. Në këtë takim morën pjesë dhe drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Analizës së Informacio­nit, Gjeneral Major Nikolaos Tsetsikas, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar Policor Kolonel Ioannis Stavrakaki­s, shefi i Shtabit, zëvendëssh­efi i Shtabit, ndërsa nga pala shqiptare ishte kreu i Departamen­tit për Marrëdhëni­et Ndërkombët­are, Pëllumb Seferi, drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithsh­ëm, Kastriot Skënderaj dhe oficerja e kontaktit të Policisë shqiptare në Athinë, Eva Kollobani. Nano mori kontakt edhe me ambasadore­n shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania