Gazeta Dita

Llagami e KLGJ: Për hartën e re na detyroi situata, na mungojnë 184 gjyqtarë, probleme me aplikimet!

-

Debate në Komisionin e Ligjeve, një ditë pas nisjes së bojkotit të avokatëve ndaj seancave, si pasojë e hartës së re gjyqësore të kontestuar. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami jep sqarime para deputetëve. Ngre zërin për vakancat e shumta dhe faktin se magjistrat­ët e rinj dalin gjyqtarë vetëm 28 vjeç dhe pas shumë vitesh me kriteret ligjore, kurse të tjerët po i shkarkon Vettingu. Një gjykatë duhet të ketë minimalish­t 7 gjyqtarë. Konteston edhe Dhomën e Avokatisë, për procesin fals të konsultime­ve të hartës

Polemikat për hartën e re gjyqësore përfundojn­ë në Kuvend. Mungesa e gjyqtarëve dhe kriteret ligjore janë arsyet që kanë detyruar KLGJ të marrin vendimin për shkrirje të gjykatave. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, sqaroi me detaje arsyet në Komisionin parlamenta­r, përse morën vendimin që harta e re gjyqësore të lërë disa qytete pa gjykata, gjë ka bërë avokatët të bojkotojnë seancat në të gjithë shkallët e gjyqësorit për katër ditë (dje ishte dita e dytë). Në Komisionin e Ligjeve, Llagami iu përgjigj një sërë pyetjesh të renditura nga deputeti i PD, Saimir Korreshi dhe tha se kriteri ligjor për të funksionua­r një gjykatë është të jenë 7 gjyqtarë, por në vend mungojnë 184 gjyqtarë.

“Ne arritëm në përfundim për hartën e re gjyqësore dhe pas tryezës së rrumbullak­ët. Për të filluar, është çështje teknike që ligji për pushtetin gjyqësor, por të shkojmë në nenet 14/15, ka definicion për madhësinë e gjykatës, për KLGJ që duhet të ketë seksione. Kush është parashikim­i ligjor? Një ligj me 3/5. Ata që kanë punë me gjykatat e dinë se disa gjykata ishin me 4 gjyqtar, që nuk kapnin kriterin ligjor. Edhe ato me 5 nuk e kapnin se duhen 7 gjyqtarë në Shkallën e Parë. Ligji thonte që përveç këtij kriteri duhet të mbajë parasysh edhe indikatorë­t. Shqetësimi për gjykatën e Apelit Administra­tiv e kemi të gjithë. Kemi kërkuar rritje të numrit të gjyqtarëve. Që kur filloi ligji për implementi­min tregoi se u kalua një çështje që nuk ishte e kësaj gjykate. Thelbi i krijimit të gjykatave ka lidhje me çështjet e reja që vijnë me çdo gjykatë, jo sa backlog ka, por sa prurje ka. Po të shohim statistika­t e Tiranës që është më e madhja, është një nga gjykatat më efektive. Edhe gjykimi i specializu­ar nuk dështon. Nuk mund të specializo­jmë gjyqtarë në gjykata të vogla. Nuk mund të jetë efektiv”, tha Llagami. Sa i përket të rinjve që dalin nga shkolla e magjistrat­urës, Llagami sqaroi se deri në vitin 2028 do të ketë 144 kandidatë dhe ata duhet të kenë 3 vite eksperienc­ë. Me këtë shpjegon se nuk do të ketë gjyqtarë të moshës 25 vjeç, por 28 vjeç. “Sa i përket prurjeve dhe a ka menduar KLGJ për prurje të reja në sistem. Pa diskutim, kemi bërë studim dhe i kemi rritur në mënyrë graduale. Thuhej se do ishte 20%. Ne kemi qenë dhe ka qenë një deklaratë që kemi bërë vazhdimish­t që studimet tona janë të matura dhe me hapa të vegjël. Sot kemi arritur që në 2028, duke nisur nga ky vit, parashikoh­et të hyjnë në sistem 144 kandidatë magjistrat­ë. Këtë vit hyjnë 24, vitin tjetër 35 dhe më pas 45. KLGJ ka propozuar që viti i tretë i magjistrat­ëve të jetë praktikë. Ne mund t’i çojmë në gjykata të mëdha për çështje të thjeshta. Kandidatët duhet të kenë 3 vite eksperienc­ë, q ë do të thotë nuk dalin 25 vjeç, por 28 vjeç”, tha Llagami. Ndërsa për rekrutimin e gjyqtarëve dhe për propozimin e deputetit Korreshi që sekretarët që të merren me çështje të thjeshta nëse kanë vite që punojnë në gjykata, Llagami tha se aktualisht i ndihmojnë gjyqtarët me çështje të thjeshta. “Nëse kemi këtë lloj ritmi, jemi 224 gjyqtarë në sistem nga 408 që duhet të kishim dhe punojnë me ritme prej mbështetje­s që ka dhënë Kuvendi”, tha Llagami. Teksa ka pasur shumë kritika nga avokatët për shkrirjen e gjykatave të Apelit nga 6 në 1 në të gjithë Shqipërinë, Llagami shpjegon situatat kur kanë hapur procedurat në Shkodër dhe Korçë dhe nuk ka aplikuar asnjë. “...Nuk kanë interes se duan një gjykatë më të mirë. Në Gjykatën e Apelit Shkodër hapëm 4 herë procedurat dhe nuk aplikoi askush, e njëjta për Korçën, pra ka interes të ulët. Nga një analizë në trupën gjykuese në shkallë të parë 166, vetëm 16-17 mund të përmbushin kushtet që të shkojnë në apel dhe kalojnë Vettingun në formë të prerë. Këto i kemi adresuar për hartën gjyqësore dhe situatës në gjyqësor”, tha Llagami. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka sqaruar akuzat e kryetarit të Dhomës së Avokatisë se tryezat e konsultimi­t kanë qenë farsë, duke thënë se debatin e madh për çështjen e hartës gjyqësore e kanë kaluar dhe shtete të tjera. Megjithatë thekson se vendimmarr­ja për hartën gjyqësore të miratuar nga KLGJ i mbetet Këshillit të Ministrave. 13 gjykata të Shkallës së Parë, 2 Gjykata Administra­tive dhe 1 Gjykatë Apeli për të gjithë vendin është propozimi i draftit të dërguar nga palët në Qeveri për miratim dhe e kontestuar fuqishëm nga avokatët e qytetarët. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania