Gazeta Dita

Haxhia i vendosur për përshkallë­zim të protestës së avokatëve, disa shkojnë në seanca. Vishaj: Jam kundër, të çohet në Kushtetues­e, licenca s’mund të hiqet!

-

Dje ishte dita e dytë e bojkotit të proceseve gjyqësore në të gjithë vendin, kundër hartës së re gjyqësore, që shkrin shumë nga gjykatat. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, i bëri apel qeverisë të reflektojë, pasi protesta e tyre do të përshkallë­zohet dhe mund të bojkotojnë edhe proceset gjyqësore për masat e sigurisë, ndërsa një ditë më parë mbi 800 procese nuk u zhvilluan.

Por dje ka pasur edhe pelerina të zeza që refuzuan bojkotin dhe ndoqën gjyqet, kryesisht ato penale. Kreu i ‘Avokatëve penalistë’, Saimir Vishaj, ka dalë kundër Dhomës së Avokatisë dhe ditën e djeshme është paraqitur në një seancë të GJKKO. Vishaj thotë se nuk mund të lënë klientët që kanë paguar, ndërsa thekson se nuk është dakord me bojkotin e gjyqeve, por sugjeron që çështja të shkojë në Gjykatën e Kushtetues­e, për të kundërshtu­ar KLGJ në lidhje me hartën e re gjyqësore. Ndërsa për presionet ndaj avokatëve se do merren masa deri në heqje licence, thotë se nuk mund ta bëhet presion për një gjë të tillë. “Shumë prej seancave po shtyhen. Unë detyrimish­t kam qenë në seancë ku kam pasur një objekt në GJKKO, ku është detyrim paraqitja e avokatit, një objekt marrja e informacio­nit, revokim i masës së sigurisë. Që në momentet e para, me vendimin e Dhomës së Avokatisë nuk kemi qenë dakord, pajtohemi me shqetësimi­n për hartën gjyqësore por mendoj se greva nuk është mjeti për të realizuar qëllimin. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për tu drejtuar Gjykatës Kushtetues­e ndaj vendimit të KLGJ. Ne do i përgjigjem­i kërkesave të klientëve tanë që kanë paguar për të marrë shërbimin, por mendoj që rruga që është zgjedhur për të bojkotuar seancat gjyqësore nuk është zgjidhje”, tha Vishaj. Më tej theksoi: “Dhoma nuk është një dhomë private, dhomë private për të hequr licensa apo për të bërë presioni. Avokati mund të respektojë instancat por nuk mund të bëjë presion që të heqë licensën. Cili je ti që heq licencën? Nuk jam dakord. Ka dhe shumë avokatë që nuk janë dakord», tha Vishaj. Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësin­ë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1, si dhe 2 Gjykata Administra­tive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania