Gazeta Dita

Vrasja e Mateos 8-vjeçar, Prokuroria mbyll hetimet: Klodian Çalamani në fillim abuzoi seksualish­t!

-

Organi i akuzës i jep dorën e fundit dosjes për krimin makabër të 16 nëntorit 2021 në fshatin Grecalli, me autor të skeduarin si maniak dhe pedofil sociopat, por që lëvizte i lirë. Pasi e mori në kasollen e tij me forcë, i pandehuri sipas ekspertizë­s e ka përdhunuar vogëlushin dhe në fund e ka masakruar për vdekje me mjete bujqësore, duke e groposur në oborr. Historia e frikshme e monstrës së fshatit, lidhjet dhe dyshimet

Prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe dërgoi për proces gjyqësor dosjen për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, më 16 nëntor 2021, nga 38-vjeçari me të kaluar kriminale Klodian Çalamani, i njohur tashmë edhe si pedofil dhe maniak seksual. Por detajet e reja nga hetimi janë më shumë se tronditëse edhe për prokurorët e çështjes. Në përfundim të hetimeve, është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualish­t me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta, kazmë e lopatë. Ky detaj fillimisht ishte një dyshim i vakët, pasi të dhënat për harkun kohor të ngjarjes u mbajtën sekret i plotë për arsye sigurie dhe ndjeshmëri­së së çështjes. Ajo që e bëri edhe më tragjike këtë ngjarje, ishte se Çalamani e groposi në oborrin e shtëpisë së tij, në tentativën për të fshehur çdo gjurmë.

Mirëpo, pas denoncimit që bënë familjarët, policia ka ushtruar kontrolle në lagje, ku zbuluar gropën në të cilën kishte fshehur trupin e 8-vjeçarit. Për pasojë, prokuroria e ka çuar për gjykim 38-vjeçarin me akuzat për 2 vepra penale atë të “marrëdhëni­es seksuale ose homoseksua­le me të mitur me dhunë, të parashikua­r nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikua­r nga neni 79 germa “a”. Fillimisht u dyshua se fëmija e kishte ofenduar autorin apo e kishte kritikuar për sjelljen e tij ndaj familjarëv­e, por tashmë gjithçka është e qartë. Si një pedofil sociopat, Çalamani ka shkuar në ekstrem, jo vetëm duke e marrë me forcë në kasollen e tij duke e përdhunuar, por edhe duke e masakruar me mjete bujqësore dhe groposur në oborrin e shtëpisë. Fal kameras së sigurisë pranë një prej banesave të zonës, u diktua se fëmija kontaktin e fundit e kishte me të dyshuarin, që fillimisht përpiqej të devijonte hetuesit se Mateon mund ta kishin rrëmbyer persona me makinë. Prokuroria e Rrethit Fier konfirmoi dje edhe akuzën e re ndaj të pandehurit, duke shtuar më shumë dhimbjen për familjarët e vogëlushit, që fillimisht vetëm dyshonin. Jo më kot për disa ditë protestuan para institucio­neve, duke kërkuar dënimin me vdekje, varjen të gjallë në publik të autorit apo vetëgjyqës­i ndaj tij.

“Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i M.V, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshor­tja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhj­a e tij, duke dhënë dhe karakteris­tikat e fëmijës dhe veshjen e tij. Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori. Është bërë identifiki­mi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania