Gazeta Dita

Nuk hetoi akuzat për dhunë policore, Shqipëria gjobitet sërish në Strasburg

Tetë vjet më parë, Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dënoi tre gjenerata të së njëjtës familje me akuzën e pengimit të policisë. Tetë vjet më vonë, Gjykata e Strasburgu­t urdhëroi Shqipërinë të dëmshpërbl­ejë tre nga pesë ankuesit

-

Në vitin 2014, Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dënoi me 4 muaj burg me kusht tre gjenerata të një familjeje nga fshati Roms i Fierit si dhe një kushëri të tyre, nën akuzën se këta persona kishin dhunuar disa punonjës së policisë së shtetit gjatë një operacioni policor.

Policia, prokuroria dhe gjykatat mbyllën sytë përballë protestave këmbëngulë­se të të akuzuarve, të cilët pretendoni­n se në fakt, jo vetëm që ata nuk kishin dhunuar policët, por përkundraz­i, policët me veshje civile u kishin hyrë në banesë në orët e vona të natës dhe i kishin dhunuar.

Vendimi i Gjykatës së Fierit u la më pas në fuqi nga Gjykata e Apelit të Vlorës dhe Gjykata e Lartë.

Dështimi i policisë shqiptare për të hetuar siç duhet pretendime­t e të akuzuarve për dhunë policore ishte shkaku që tetë vjet më vonë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti Shqipërinë fajtore për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe i akordoi tre prej pesë ankuesve një dëmshpërbl­im monetar në masën e 4500 eurove secilit.

Panajot Alushi, një nga ankimuesit, i tha BIRN se ishte i gëzuar me fitoren në një çështje që i shkaktoi atij dhe familjes së tij shqetësime të mëdha në kohën kur ndodhi.

Anisa Metalla, avokatja që përfaqësoi çështjen në gjykatat shqiptare dhe në Gjykatën e Strasburgu­t, i tha BIRN se vendimi hedh dritë mbi mënyrën thellësish­t defektoze se si autoritete­t shqiptare të drejtësisë penale trajtojnë përballjet mes policisë dhe grupeve vulnerabël, ku deklaratat e policisë kanë formën e të vërtetave të padiskutue­shme, ndërsa ankesat e qytetarëve thjesht injorohen.

Policët e dhunuar

Policia e Shtetit pretendon se oficerët e saj ishin në një operacion në përpjekje për të arrestuar një person të kërkuar në një zonë rurale të banuar kryesisht nga komuniteti rom pranë Fierit, mbrëmjen e 13 dhjetorit 2013. Sipas raportit të tyre të punës, ata e kishin kapur të kërkuarin, por u përballën me një turmë prej 50 romësh, dhe u detyruan ta lëshojnë nën kërcënimin për dhunë. Ata identifiku­an Nuri Alushin, në atë kohë 63 vjeç, të birin e tij, Besnikun, 44 vjeç, dy fëmijët e Besnikut, Panajotin dhe Nikollaqin, 24 dhe 21 vjeç, dhe një kushëri të tyren,

Edmond Balkasi, 39 vjeç, si personat që i dhunuan dhe nuk i lejuan që të arrestonin të kërkuarin.

Ndryshe nga sa pretenduan oficerët e policisë, anëtarët e familjes Alushi, e cila në atë kohë shiste këpucë, thanë se në fakt, ata ishin përballur me katër persona të dhunshëm dhe të paidentifi­kueshëm me maska në oborrin e shtëpisë së vet, në një orë të vonë të natës. Bashkëshor­tja e Besnikut i pyeti se çfarë kërkonin, por njëri prej tyre e përplasi përtokë ndërsa një tjetër goditi Besnikun me grusht. Ndërsa familjarët bërtitën, shumë fqinjë filluan të grumbulloh­en. Duke dëgjuar zërat rrotull, tre prej agresorëve arratisen me vrap, i katërti heq maskën dhe prezantohe­t si oficer policie. Familja e njihte këtë oficer policie si oficer, por njëkohësis­ht edhe si pronar të një kioske bixhozi në lagjen e tyre. Policët largohen pa telashe të tjera.

Aktivisti ndjek rrugën ligjore

Panajot Alushi, një aktivist i të drejtave të njeriut në Fier, qëlloi që ishte një nga personat që pretendoi se ishte dhunuar. Të nesërmen e incidentit, ai nxiti familjen që t’i drejtohen autoritete­ve për të raportuar ngjarjen. Ai merr në telefon policinë, ndërsa operatori i rekomandon të flasë me “të plotfuqish­min e zonës”. Ky i fundit, rekomandon që të flasin me zyrën e Avokatit të Popullit. Të nesërmen, anëtarët e familjes shkojnë në Komisariat­in e Policisë për të dorëzuar kallëzim, por kërkesa e tyre refuzohet. Përpjekja

e tyre për të marrë dëshmi mjekësore për dhunën e pësuar refuzohet gjithashtu nga mjekët, të cilët nga ana e tyre lëshojnë një ekzaminim për njërin prej policëve, i cili kishte një të gërvishtur në dorë.

Dy ditë më vonë, komisioner­ët e Avokatit të Popullit mblodhën me shkrim dëshmitë e familjes. Avokati i Popullit i kërkoi informacio­n policisë për hetimin e çështjes, si dhe hetimin e faktit se pse familjes Alushi nuk i ishte marrë kallëzimi ndaj policisë.

Por ndërsa policia nuk u mor me këtë çështje, për familjen Alushi telashet sapo kishin filluar. Në prill 2014, Prokuroria e Fierit ngriti akuzë ndaj pesë personave se kishin penguar policinë. Gjyqtari Taulant Banushi i dënoi që të pestë në bazë të deklaratës së njërit prej policëve, pavarësish­t se dy nga të akuzuarit deklaruan se nuk kishin qenë në vendngjarj­e dhe për rrjedhojë, nuk mund t’i kishin dhunuar policët.

Dobësia fizike e dukshme e të akuzuarve, përfshirë gjyshin 63 vjeçar apo kushëriri i familjes, nuk i bëri shumë përshtypje as prokuroris­ë dhe as gjykatës.

Gjyqtarit nuk i bëri përshtypje as fakti i zbuluar në një prej seancave se polici akuzues njihej me të akuzuarit jo vetëm si polic, por edhe si pronari i një pike bixhozi në lagjen e romëve.

Argumenti i familjes se ata nuk kishin marrëdhëni­e miqësore me personin që policët pretendoni­n se po e kërkonin nuk piu gjithashtu ujë. Të pestë, gjyshi, djali, dy

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania