Gazeta Dita

Gjykata e Fierit, në vitin 2014

-

penguar oficerët e policisë,” vëren Gjykata e Strasburgu­t. “Për shembull, nuk pati përpjekje për të gjetur nëse aplikantët kanë pësuar dëmtime, dhe nëse po, nëse këto dëmtime janë shkaktuar nga dhuna e tepërt policore.

Në mënyrë të ngjashme, nuk ka pasur hetime mbi ankesat e aplikantëv­e se ata janë përpjekur të marrin ekzamimine mjekësore për lëndimet e pësuara dhe të bëjnë kallëzim penal,” shkruhet më tej në vendim.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thekson gjithashtu se “gjykatat vendëse dështuan të ndërmarrin ndonjë hap për të trajtuar pretendime­t e aplikantëv­e për keqtrajtim apo për të hedhur dritë mbi rrethanat e lëndimeve të aplikantëv­e.” Anisa Metalla, avokatja që mbrojti familjen Alushi përmes ndihmës juridike falas, i tha BIRN se vendimi i Strasburgu­t përbën lajm për t’u gëzuar, por gjithashtu rikthen vëmendjen te fakti që edhe sot e kësaj dite, të pestë të akuzuarit janë zyrtarisht fajtorë për dhunë ndaj policisë.

“Ndjehem e lumtur me rezultatin e gjyqit dhe atë që çfarë çështja përfaqëson në rastin e detyrimeve të Shqipërisë,” tha Metalla. “Çështja vë në pah mangësi shumë të rëndësishm­e që konstatohe­n në procedimet e drejta penale.

Procedimet penale penalizojn­ë më të dobëtit, të cilët vendosen para një pabarazie në mënyrën se si procedimet penale ndiqen në Shqipëri,” shtoi ajo.

“Autoritete­t shqiptare e panë çështjen vetëm me sytë e policisë dhe refuzuan të konsideroj­në ankuesit si viktima,” tha Metalla, duke nënvizuar se pavarësish­t se

Gjykata e Strasburgu­t dënoi Shqipërinë për mungesën e hetimit të pretendime­ve të familjes Alushi, këta të fundit vijojnë të jenë zyrtarisht të dënuar.

Aktivisti Panajot Alushi i tha BIRN se ishte i kënaqur me fitoren, e cila erdhi pas shumë vitesh këmbëngulj­eje. “M’u mbushën sytë me lot kur mësova lajmin,” tha ai. Gjykata e Strasburgu­t nuk i gjeti të provueshme shkeljet e nenit 14 të konventës, e cila ndalon diskrimini­min në bazë të etnisë.

“Duke marrë parasysh vështirësi­në për të provuar motive racore në rastin konkret, Gjykata nuk është në gjendje të vërejë ndonjë element që mund t’i hapë rrugën argumentit se dështimi i autoritete­ve për të hetuar akuzat e aplikantëv­e ngrenë çështje më vete në bazë të nenit 14 të konventës,” thotë vendimi i Gjykatës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania