Gazeta Dita

Në të gjithë vendin zbulohen 92 infektime të reja me Covid-19

BILANCI I DJESHËM

-

Shënohet një rritje e lehtë e infektimev­e të reja me koronaviru­s përgjatë orëve të fundit në vend. Por fatmirësis­ht, vijon të mos ketë humbje jete. Teksa u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar gjatë ditës së djeshme se nga testimet e kryera tek rastet e dyshuara janë zbuluar 92 infektime të reja ditore.

“Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 511 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 92 qytetarë, në këto bashki: 65 në Tiranë, 7 në Vlorë, 5 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Gjirokastë­r, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Durrës, Patos, Delvinë, Memaliaj, Korçë, Elbasan.

Janë 409 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Ndërkohë që aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, teksa janë shëruar 56 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,007 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga dikasteri i Shëndetësi­së.

Autoritete­t e shëndetit publik vijojnë të apelojnë për vaksinim, kjo pasi sipas tyre vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re.

Edhe gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, duhet të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania