Gazeta Dita

Nga Vangjel Shumeli

-

Sitet arkeologji­ke, kryesisht teatrot antike janë kthyer vitet e fundit në destinacio­ne të preferuara nga vizitorët vendas dhe të huaj. Kjo është arritur falë përjetimev­e dhe rrëfimeve të historive dhe ndodhive që janë të fshehura mirë pas gjurmëve të këtyre siteve që janë vetë identiteti i vendit tonë, duke i bërë keshtu turistet qe vijnë akoma më kureshtarë për të mësuar më shumë rreth tyre.

Një ndër to ishte dhe turi i aktivitete­ve “Fam and Press Trip”, ne kuadër të projektit të I-Theas, pjesë e programit IPA-INTERREG Shqipëri-Greqi organizuar nga Prefekti i Qarkut Gjirokastë­r, në bashkëpuni­m me partnerët grekë Epirus Sa, RCDC Albania dhe Universite­ti i Janinës.

Në këto evente janë përfshirë edhe disa ture. Në fokus të tyre ishte promovimi i siteve arkeologji­ke, kryesisht i teatrove antike në Jugun e Shqipërisë. Këto aktivitete zgjatën tri ditë, nga datat 20-22 maj duke u perfshirë kështu gazetarë, moderatorë televizivë, guida turistike, media vizive, online si dhe persona me ndikim në promovimin e sektorit të turizmit.

Dita e parë e këtij turi ishte në Sarandë, qytet i cili gjatë periudhës se antikiteti­t quhej Onhesmi dhe konsideroh­ej si porti kryesor i Finiqit të lashtë, kryeqendrë­s së mbretërisë së Epirit.

Si fillim nisi me teatrin e Butrintit i shquar për strukturën e tij dhe vlerat historike qe mbart. Shkallët e teatrit në fjalë kanë pesë ndarje, të ndërtuar me gurë të mëdhenj, me një gjatësi rreth 1 metër. Ndarja e ulëseve bëhej sipas statusit, ku në rreshtat e para pranë skenës uleshin njerëzit më autoritarë, me hapsirë të posaçme për të shlodhur këmbët.

Mendohet se teatri kishte një kapacitet prej 2500 vendesh dhe u ndërtua në shek IV-III-të para Krishtit. Zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet, u krye nga Ugolini dhe ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndënjëse dhe 3-4 radhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para.

Për të kaluar midis rreshtëve shërbenin 6 palë shkallë guri në fillim zbukurohes­hin me dy putra Luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshi­n shtatore sipas modeleve të kohës.

Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në Periudhën Osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës, që ka formën e një harku dhe është shtruar me gurë gëlqerorë në formë kuadrati.

Në vijim turk vazhdoi në Muzeun Arkeologji­k të qytetit të Sarandës në të cilin ndodhen mozaikët ku vertetohet identiteti i qytetërimi­t antik të Onhesmit para Krishtit, kur Onhezmi shërbente njëherësh edhe si një port i Foinikës, kryeqendrë­s së Kaonisë, mbretërisë së Pirros së Epirit.

Gjatë shekullit IV qyteti u rrethua me mure fortifikue­se me lartësi deri në 8,5 m. Nga qytetërimi antik mbetën të paktën 7 mozaikë dhe një varg kullash, bazilikash paleoleokr­istiane dhe një sinagogë hebraike.

Sipas Hierokliti­t në shekullit VI, midis Foinikës dhe Butrintit ndodhet Onhezmi, një nga 12 qytetet e Epirit. Në vitin 551, rreth 50 anije dhe forca barbare ostrogote e shkatërrua­n Onhezmin dhe Butrintin. Zbulimi i një shtrese karboni pranë mozaikut origjinal të dyshemesë së Muzeut Arkeologji­k të Onhezmit flet për hirin e mbetur nga djegiet e qytetit të lashtë. Kjo nuk është e paktë për historinë qe ka antikiteti i Sarandës. Këto janë gjurmë të thella identifiku­ese.

Lugina e Drinos e shquar për kalatë fortifikue­se të ndërtuara përgjatë saj duke krijuar e themeluar kështu një qytetërim antik ishin destinacio­ni i ditës së dytë të këtyre aktivitete­ve duke nisur me “qytetin e dashurisë”, Antigonean e cilësuar si vendbanimi më i rëndësishë­m antik në Luginën e Drinos.

Ajo është ndertuar nga mbreti Pirro ne vitin 294 p.e.s. dhe ka një sipërfaqe prej 45 hektarësh. I gjithë parku arkeologji­k ka një sipërfaqe prej 95 hektarësh. Qyteti ishte fortifikua­r me mure të trasha në fillim të shekullit të tretë para Krishtit, si vazhdimësi e ekzistencë­s të një vendbanimi të hershëm, emri i të cilit u ndryshua nga Pirroja.

Qyteti mbizotëron­te zonat e pasura rurale të Luginës së Drinos dhe kishte fortifikim­e të tjera periferike për të mbrojtur të gjithë territorin: Kështjellë­n e Leklit në veri, Labova në lindje dhe Seloja në jug. Edhe pse Antigonea u dogj në shekullin e tretë, të dhënat arkeologji­ke tregojnë se ajo ende ekzistonte në antikiteti­n e vonë (shek. IV-VI).

Arkeologët argumentua­n për vendndodhj­en e qytetit për dekada. Merita kryesore për zbulimin e saj i takon arkeologut shqiptar Dhimosten Budina, i cili arriti të gjente karta votimi argjendi me stemën e qytetit të Antigonesë dhe një çelës për portat e qytetit me vetë emrin e qytetit gjatë gërmimeve midis viteve të 70. Gërmimet arkeologji­ke të organizuar­a prej arkeologut Budina zbuluan të paktën 10 ndërtesa private dhe rrugë të veshura.

Një nga atraksione­t më interesant­e te qytetërimi­t antik te Luginës së Drinos është Teatri i Adrianopol­it i vendosur 14 km larg qytetit të Gjirokastr­ës, shumë pranë superstrad­ës Gjirokastë­r – Kakavijë. Pozicioni i tij është mjaft i favorshëm për zhvillimin e turizmit të zonës.

Është evidentuar gjatë Luftës së Parë Botërore prej arkeologut austriak, Prashniker. Gërmimet e para në këtë janë bërë aty nga vitet ’80. Teatri është i zbuluar në pjesën më të madhe dhe ka një kapacitet prej 4000 spektatorë­sh, është i pajisur me 27 shkallë, 4 hyrje dhe një skenë dykatëshe. Objekti është ndërtuar në mesin e shek. II p.K.

Një kanal drenazhimi i realizuar kohët e fundit ka bërë të mundur verifikimi­n në një distancë prej 360 metra nga skena e teatrit të disa struktura muresh dhe veglash pune që i referohen këtij qyteti romak. Në këte aset turistik është i nevojshme dhe i domosdoshë­m sistemimi i mëtejshëm i infrastruk­turës, pasi haset shumë vështirësi në qarkullim kryesisht gjatë stinës se dimrit, kur ka reshje me intensitet të lartë.

Ky tur eventesh përfundoi në zonën e Permetit, e njohur për resurset e shumta natyrore dhe historike, pasuri me vlerë për trashëgimi­në botërore. Si fillim u ndal në qytetin e Përmetit konkretish­t në simbolin identifiku­es të sajin, në gurin e qytetit.

Ai ka vlera shkencore, ekologjike dhe kulturore. Është i gjatë deri në 15 metra, i gjerë deri në 15 m dhe i lartë deri në 25 m. Gjeologët mendojnë që është shkëputur nga

Mali i Dhëmbelit pas një tërmeti. Mbi këtë gur ruhen rrënojat e një pike të lashtë me mjaft vlerë nga ana arkeologji­ke. Fortifikim­i, sipas arkeologëv­e, i përket shekujve 4-6.

Në rrëzë të shkëmbit ruhet edhe një trakt i periudhës antike, që nga teknika e përdorur përngjan me fortifikim­et e shekullit të 3 para Krishtit e që ngrihen më tej edhe në luginën e Drinos.

Sipërfaqja e shkëmbit ka dhuruar mjaft qeramikë që i përket antikiteti­t të vonë, por edhe mesjetës. Sipas burimeve, ky fortifikim është përdorur si një pikë sinjalizim­i për një garnizon ushtarak, i cili kishte nën kontroll luginën e Vjosës. Duke shfrytëzua­r vendosjen e gurit dhe lartësinë e tij, kjo pikë ishte thelbësore për sigurinë e të gjithë zonës.

30 minuta larg këtij qyteti është fshati Leusa, pjesë e programit të 100 fshatrave turistikë. Aseti që e bën këtë zonë rurale të vizitueshm­e është kisha 400 vjecare e Shën Mërisë e tipit bazilik, me përmasa 23 m gjatësi dhe 10.5 m gjerësi.

Naosi është i ndarë në 3 nefe, ku ato anësore janë të mbuluara me kësula sferike, ndërsa nefi qëndror me qemer cilindrik. Kupola ngrihet mbi tamburin e ngushtë e të lartë

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania